LIVE UPDATES
Bota

Synimet e Erdoganit në takimin e nivelit të lartë në Teheran

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dëshiron të kapërcejë kundërshtimet iraniane dhe ruse ndaj operacionit ushtarak të Turqisë në Siri. Takimi vjen gjithashtu ndërsa zoti Erdogan kërkon të finalizojë një marrëveshje për eksportin e grurit ukrainas të bllokuar nga Rusia. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones njofton nga Stambolli.

19 Korrik 2022, 16:44 Nga d.a.
Synimet e Erdoganit në takimin e nivelit të lartë në Teheran
Erdogan

TURQI- Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Iran të martën në një vizitë që synon të thellojë lidhjet me vendet e rajonit si pjesë e sfidës së Moskës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Evropës gjatë fushatës së saj të ashpër në Ukrainë. Ky është vetëm udhëtimi i tij i dytë jashtë vendit që kur tanket ruse u futën në vendin fqinj në shkurt. Zoti Putin do të zhvillojë bisedime me presidentin e Iranit Ebrahim Raisi dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për disa nga çështjet më të ngutshme me të cilat përballet rajoni. Kjo përfshin konfliktin në Siri dhe një propozim të mbështetur nga OKB për të rifilluar eksportet e grurit ukrainas për të lehtësuar krizën globale të ushqimit.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dëshiron të kapërcejë kundërshtimet iraniane dhe ruse ndaj operacionit ushtarak të Turqisë në Siri. Takimi vjen gjithashtu ndërsa zoti Erdogan kërkon të finalizojë një marrëveshje për eksportin e grurit ukrainas të bllokuar nga Rusia. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones njofton nga Stambolli.

Një operacion ushtarak turk kundër militantëve kurdë në Siri pritet të jetë në krye të axhendës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan në takimet me homologët iranianë dhe rusë në Teheran të martën.

Ushtria turke po dislokon trupa për të goditur luftëtarët kurdë të grupit YPG në Siri, për të cilët Ankaraja pretendon se janë të lidhur me kryengritësit kurdë që luftojnë Turqinë.

“Irani ka qenë mjaft i zëshëm në kundërshtimin e fushatës ushtarake turke në Siri; ndoshta Erdogani do të kërkojë ta zgjidh atje çështjen”, thotë Atilla Yesilada me organizatën Global Source Partners.

Me forcat turke që tashmë kontrollojnë një pjesë të madhe të Sirisë përgjatë kufirit të Turqisë, Teherani është i kujdesshëm ndaj ndikimit në rritje të Ankarasë në një vend që e konsideron një aleat të ngushtë.

Përpjekjet e Erdoganit për të kapërcyer kundërshtimin iranian ndërlikohen nga përpjekjet e tij për afrimin me Izraelin dhe Arabinë Saudite, të dy rivalë të Iranit.

Irani dhe Turqia kanë një histori të gjatë rivaliteti mes tyre, por analistët e shohin faktin që presidenti Erdogan po viziton Teheranin si një shenjë se mund të arrihet një marrëveshje.

“Ata nuk e ftojnë Erdoganin në Teheran dhe pastaj ta fyejnë duke i thënë se nëse do të kesh marrëdhënie të mira me sauditët dhe izraelitët, atëherë nuk do të jesh i mirëpritur këtu. Nuk mendoj se do jetë kështu”, thotë ish diplomati Aydin Selcen.

Me forcat ruse që kontrollojnë hapësirën ajrore siriane, zoti Erdogan ka nevojë gjithashtu për bashkëpunimin e Putinit.

Të dy krerët pritet të diskutojnë gjithashtu përpjekjet për të siguruar një marrëveshje për eksportimin në tregjet botërore të grurit të bllokuar ukrainas.

“Këto dy aspekte të eksporteve të grurit të Ukrainës dhe Siria janë të ndërlidhura shumë ngushtë me njëra-tjetrën; kanë qenë gjithmonë. Dhe negociatat do të tregojnë nëse aktorët, Turqia dhe Rusia, janë në gjendje të bëjnë pazare mbi gjithë këtë gjeografi të ndërveprimit të tyre”, thotë Zaur Gasimov me Universitetin Bonn.

Turqia kohët e fundit mirëpriti një takim katërpalësh me Rusinë, Ukrainën dhe Kombet e Bashkuara, ku zyrtarët thanë se kishin bërë përparim për eksportimin e grurit të bllokuar në portet e Ukrainës.

Analistët e shohin takimin e Erdoganit me Putinin si kyç për vazhdimin e ecejakeve diplomatik për të siguruar një marrëveshje për grurin. Ata thonë se takimi nënvizon gjithashtu aftësinë diplomatike në rritje të udhëheqësit turk.

“Erdogan shkoi në Arabinë Saudite dhe është i lumtur të bisedojë si me Zelenskyy-n ashtu edhe me Putinin, dhe do të bisedonte në Teheran, edhe me presidentin izraelit në se ai do të ishte i ftuar. Pra, Erdogani do të provojë, apo takimet do të theksojnë shkathtësinë dhe dobinë e Erdoganit në diplomacinë e rajonit”, thotë Aydin Selcen.

Presidenti Erdogan përballet me kritika nga aleatët e tij perëndimorë për lidhjet e ngushta me udhëheqësit iranianë dhe rusë. Por analistët thonë se presidenti turk ka të ngjarë të mbështetet te Teherani për t'u kujtuar kritikëve se sa të rëndësishme janë këto lidhje./VOA/

rexhep taip erdogan takimi putin-erdogan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet