LIVE UPDATES
Bota

Sullivan: Nuk ka ngërç në luftën Rusi-Ukrainë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, u pyet në një intervistë në rrjetin ABC, nëse mendonte se lufta ka arritur në një ngërç.

17 Korrik 2023, 14:40 Nga k.m.
Sullivan: Nuk ka ngërç në luftën Rusi-Ukrainë
Foto ilustruese

Pavarësisht se nuk shënoi përparim në qëllimin e saj për t'u anëtarësuar në NATO, Ukraina mori garanci sigurie nga anëtarët e aleancës ushtarake gjatë takimit të tyre të nivelit të lartë, javën e kaluar në Vilnius. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, administrata e presidentit Biden po rikonfirmon mbështetjen e fortë për Kievin.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, u pyet në një intervistë në rrjetin ABC, nëse mendonte se lufta ka arritur në një ngërç.

“Po shohim se forcat ukrainase në fakt po bëjnë përparim si në lindje ashtu edhe në jug. Ne thamë para se të fillonte kjo kundërofensivë se do të ishte e vështirë të vazhdohej, dhe ka qenë e vështirë. Kjo është natyra e luftës, por ukrainasit po vazhdojnë të ecin përpara”.

Ndërsa zoti Sullivan theksoi përkushtimin e administratës së presidentit Biden për t'i siguruar Ukrainës armët që i nevojiten, Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, e cila po viziton Indinë, foli për masa të tjera që po ndërmerren për të dobësuar agresionin e Rusisë.

“Ne gjithashtu do të vazhdojmë të ndërpresim qasjen e Rusisë në pajisjet dhe teknologjitë ushtarake që i nevojiten për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës. Një nga qëllimet tona kryesore këtë vit është të luftojmë përpjekjet e Rusisë për t'iu shmangur sanksioneve tona".

Gjatë takimit të tyre të fundit në Vilnius, anëtarët e NATO-s qëndruan përkrah Kievit, pavarësisht se nuk i ofruan një udhërrëfyes të qartë për t'u bashkuar me aleancën.

"Le të mos e nënvlerësojmë atë që arritën ukrainasit. Së pari, ata morën mbështetjen e vazhdueshme përmes një angazhimi për ndihmën afatgjatë të sigurisë, sigurimin e pajisjeve ushtarake dhe municioneve”, thotë analisti i politikës së jashtme Ian Brzezinski .

Por që kjo mbështetje të mbetet e fortë anëtarët e NATO-s duhet të rrisin kontributet e tyre financiare, tha senatori republikan Dan Sullivan në kanalin NBC.

“Minohet qëndrueshmëria e NATO-s, kur vetëm shtatë nga 31 anëtarë të NATO-s aktualisht përmbushin detyrimin e tyre për shpenzimet e mbrojtjes. Për mendimin tim kjo ka potencialin të minojë edhe mbështetjen për Ukrainën në një afat të shkurtër si dhe mbështetjen afatgjatë për NATO-n”.

Megjithatë, presidenti Joe Biden e bëri të qartë javën e kaluar se Ukraina nuk do të duhet të presë anëtarësimin në NATO për të marrë garancitë afatgjata të sigurisë. Ai iu referua një kornize të re të paraqitur nga Grupi i Shtatë ekonomive më të përparuara të botës që hap rrugën për të zgjidhur nevojat aktuale dhe të pasluftës të Kievit./VOA

jake sullivan

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026