LIVE UPDATES
Bota

Studenti turk arrestohet në SHBA për opinionet që shprehu mbi Lindjen e Mesme

Arrestimi i Rumeysa Ozturk nxit debate për lirinë e shprehjes dhe emigracionin

26 Mars 2025, 18:37 Nga A.Ll

Studenti turk arrestohet në SHBA për opinionet që shprehu mbi

SHBA - Një studente turke e doktoraturës në Universitetin Tufts në Boston, Rumeysa Ozturk, është arrestuar nga autoritetet amerikane të imigracionit dhe i është revokuar viza e saj studentore. Arrestimi ka ngjallur shqetësime për lirinë e shprehjes dhe trajtimin e studentëve të huaj në SHBA.

Ozturk, 30 vjeç, u arrestua pranë shtëpisë së saj në Somerville, Massachusetts, ndërsa po shkonte të takonte miqtë për darkën e Ramazanit. Avokati i saj ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Boston, duke pretenduar se ajo po mbahej në paraburgim në mënyrë të padrejtë. Si përgjigje, gjyqtarja e qarkut Indira Talwani urdhëroi Zyrën e Imigracionit dhe Doganave (ICE) të ndalonte deportimin e saj nga Massachusetts pa njoftim paraprak dhe të siguronte mbajtjen e saj në shtet për të paktën 48 orë pas çdo vendimi për largimin e saj.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe ICE nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi rastin.

Ozturk është një studiuese e Fulbright dhe po ndiqte doktoraturën në Studimet e Fëmijëve dhe Zhvillimin Njerëzor. Më parë kishte studiuar në Universitetin Columbia në Nju Jork. Në vitin 2023, ajo publikoi një opinion në gazetën studentore Tufts Daily, ku kritikonte politikën e universitetit ndaj thirrjeve studentore për shkëputjen e lidhjeve me kompanitë e lidhura me Izraelin dhe njohjen e "gjenocidit palestinez".

Avokati i saj, Maha Khanbabai, ka deklaruar se "Bazuar në atë që shohim gjatë gjithë kohës, ushtrimi i së drejtës së saj për lirinë e shprehjes ka luajtur një rol në arrestimin e saj".

Arrestimi i Ozturk ka shkaktuar reagime të ashpra nga mbështetësit e saj, të cilët kanë planifikuar protesta në Somerville për të kundërshtuar veprimet e autoriteteve.

Ky rast vjen vetëm tre javë pas arrestimit të Mahmud Khalil, një student në Universitetin e Kolumbisë, të cilin ish-Presidenti Donald Trump e akuzoi pa prova për mbështetjen e Hamasit – një akuzë që ai e mohon.

Autoritetet federale po kërkojnë gjithashtu të arrestojnë një student me origjinë nga Korea e Jugut, i cili ka marrë pjesë në protesta pro-palestineze. Megjithatë, gjykatat kanë ndaluar përkohësisht arrestimin e tij.

Rasti i Ozturk ka ringjallur debatin mbi kufizimet që u vendosen studentëve të huaj në SHBA dhe nëse qëndrimet e tyre politike mund të ndikojnë në statusin e tyre të imigracionit. Avokatët e të drejtave të njeriut dhe organizatat studentore kanë ngritur shqetësime mbi atë që ata e quajnë një qasje selektive të autoriteteve ndaj individëve që mbështesin kauza të caktuara politike.

Me tensionet në rritje lidhur me Lindjen e Mesme dhe ndikimin e tyre në politikën e brendshme amerikane, arrestimi i Ozturk mund të shënojë një moment kritik për të drejtat e studentëve ndërkombëtarë dhe lirinë e shprehjes në kampuset universitare.

 

rumeysa ozturk universitetin tufts në boston

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet