LIVE UPDATES
Bota

"Struktura e mangët e pronësisë", DW: Volkswagen, transformim i industrisë së automobilëve

Paralajmërimi i koncernit Volkswagen për mbylljen e fabrikave dhe pushimet nga puna në Gjermani ka ngjallur kritika dhe rezistencë nga politikanët dhe sindikatat.

7 Shtator 2024, 08:53 Nga M.B
"Struktura e mangët e pronësisë", DW: Volkswagen,
Protesta në Wolfsburg pra njoftimit të paprecendent në historinë 87-vjeçare të Volkswagen-it

GJERMANIA- Volkswagen-i, prodhuesi më i madh i automjeteve në Europë, po intensifikon masat për uljen e kostove, të cilat nuk përjashtojnë më as mbylljen e fabrikave apo pushimet nga puna në Gjermani. Njoftimi i koncernit se tani planifikon edhe mbylljen e fabrikave në Gjermani është i paprecendent në historinë 87-vjeçare të prodhuesit gjerman të automjeteve. Mbyllje të impianteve më parë u konsideruan jashtë tryezës për kompaninë me qendër në Wolfsburg.

Volkswagen ka 680,000 punonjës në mbarë botën. Por tani menaxhmenti ndihet gjithashtu i detyruar të përfundojë programin për garancinë e vendeve të punës, i cili ka qenë në fuqi që nga viti 1994 dhe ndalon shkrutimet e vendeve të punës deri në vitin 2029.

Ekspertët tashmë po flasin për një ndryshim të rëndësishëm në punëdhënësin më të madh industrial të Gjermanisë, i cili për shkak të strukturës së tij aksionare ka qenë gjithmonë një ndërmarrje e kontrolluar nga shteti dhe familja Porsche. Shteti rajonal i Saksonisë së Ulët mban ende një të pestën e aksioneve të kompanisë dhe një vend të përhershëm në bordin mbikëqyrës, që do të thotë se sigurimi i vendeve të punës dhe fabrikave është gjithmonë çështje me interes shtetëror.

VW në pozitë të vështirë pasi plani i kursimit dështoi 

Kjo mund të ndryshojë tani që menaxhmenti beson se kompania është në një pozitë të pasigurtë. Vitin e kaluar, Volkswagen nisi një program për uljen e kostos që synonte të kursente 10 miliardë euro (11.06 miliardë dollarë) deri në vitin 2026. Megjithatë, gjigandi VW do t'i duhet të ulë koston për 4 miliardë euro shtesë, sipas një raporti nga e përditshmja ekonomike gjermane Handelsblatt.

Në një letër drejtuar punonjësve të hënën, shefi i firmës Volkswagen, Thomas Schäfer e përshkroi situatën si "jashtëzakonisht të tensionuar" dhe larg qëllimit të "masave të thjeshta për uljen e kostos." Shefi ekzekutiv i Volkswagen AG, Oliver Blume, shtoi se tregu europian i automobilave është në një "situatë shumë sfiduese dhe serioze" dhe se Gjermania ka mbetur prapa në konkurrencë.

Si rezultat, 10 firmat e makinave brenda Volkswagen AG duhet të ristrukturohen në mënyrë gjithpërfshirëse dhe "mbyllja e fabrikave nuk përjashtohet më", tha Blume, duke shtuar se pushimet nga puna përmes pensioneve të parakohshme dhe paketave të pushimit gjithashtu nuk janë më të mjaftueshme. Prandaj, Volkswagen ndihet "i detyruar të ndërpresë marrëveshjen e sigurisë së punës që ka qenë në fuqi që nga viti 1994".

‘Goditje në stomak‘

Volkswagen nuk ka dhënë ende shifra specifike në lidhje me atë se sa nga rreth 120,000 vende pune në Gjermani mund të eliminohen. VW ende nuk ka identifikuar gjithashtu se cilat vende mund të mbyllen. Megjithatë, sipas deklarate të këshillit të punëtorëve të VW-së, menaxhmenti konsideron të pazëvendësueshme të paktën një fabrikë automjetesh dhe një fabrikë pjesësh në Gjermani.

Kjo mund të përfshijë potencialisht fabrikën në Emden, në Gjermaninë veriore, ku Volkswagen dhe kantieri i anijeve Meyer janë punëdhënësit më të rëndësishëm në rajonin e njohur si Frisia Lindore.

"Prosperiteti i Frisisë Lindore varet shumë nga këto kompani. Çdo punë industriale e sindikalizuar që humbet është një goditje në stomak për të gjithë rajonin,” tha për DW kryebashkiaku i Emdenit, Tim Kruithoff.

Kryebashkiaku i Emdenit ka mbështetjen e drejtuesve të sindikatave si Thorsten Gröger, i cili përshkroi mbylljen e fabrikës së VW-së si "plani i papërgjegjshëm”. Kreu i sindikatës rajonale të punëtorëve të metaleve IG Metall tha për agjensinë e lajmeve Reuters se plani është "jo vetëm dritëshkurtër, por edhe shumë i rrezikshëm” dhe se rrezikon "të shkatërrojë zemrën e Volkswagen”. Gröger gjithashtu u zotua se do të "luftojnë me të gjitha forcat” për të ruajtur të gjithë fabrikat dhe vendet e punës.

Ndërkohë, sindikata e punëtorëve të VW-së është mjaft e acaruar nga ngurrimi i VW-së për të sqaruar se kush mund të preket dhe si. "Kjo i vë të gjitha fabrikat gjermane në pikëpyetje – pavarësisht nëse janë pjesë e Volkswagen apo filiale të saj, në Gjermaninë perëndimore apo lindore,” tha Daniela Cavallo, kreu i këshillit të përgjithshëm të punëtorëve. Ajo shpalli "rezistencë të ashpër”.

Transformimi i industrisë automobilistike gjermane

Megjithatë, shumë ekspertë besojnë se mbyllja e fabrikave të Volkswagen në Gjermani është e pashmangshme. Helena Wibsert, drejtore e Qendrës për Hulumtime Automobilistike (CAR) në Duisburg, Gjermani, mendon se "nuk ka rrugëdalje tjetër”. Ajo i tha revistës gjermane Spiegel të martën se deri më tani, shfrytëzimi i ulët i kapaciteteve në impiante mund të kompensohej nga përmes kursimit nga furnitorët e jashtëm. "Kjo nuk është më e mjaftueshme,” shtoi ajo.

Moritz Schularick, president i Institutit Kiel për Ekonominë Botërore, i sheh masat e shpallura për uljen e kostove si fillimin e një transformimi në industrinë gjermane të automobilëve. Ai i kërkon qeverisë gjermane të mos ndërhyjë në prodhuesit e makinave që hasin në vështirësi. "Industritë në zhvillim po kërkojnë dëshpërimisht punëtorë,” i tha ai të përjavshmes ekonomike gjermane "Wirtschaftswoche"

Struktura e mangët e pronësisë së Volkswagen

Themeluesi dhe drejtori i CAR, Ferdinand Dudenhöffer sheh një "problem të vjeter tek VW”, sepse prodhuesi i makinave është "më shumë si një ndërmarrje shtetërore sesa një kompani e drejtuar nga tregu". Problemi do të vazhdojë, tha ai për DW, për sa kohë që struktura e kompanisë së Volkswagen do të mbetet defektive. Së bashku me 20% të aksioneve dhe një vend në bordin e VW, landit të Saksonisë së Poshtme iu dha gjithashtu një pakicë bllokuese në vendimet kryesore.

Kryeministri i Shtetit të Saskonisë së Ulët, Stephan Weil tashmë ka kritikuar menaxhmentin e VW-së, duke thënë se "çështja e mbylljes së fabrikave nuk do të lindë për shkak të përdorimit të sukseshëm të alternativave të tjera".

Ndërkohë, kryebashkiaku i Emdenit, Tim Kruithoff, është i bindur se gjërat nuk do të jenë aq të tmerrshme për qytetit e tij. "Jam plotësisht i bindur që fabrika në Emden nuk do të ndikohet nga ky plan", tha ai për DW, duke vënë në pah se VW ka investuar "më shumë se një miliardë euro" në fabrikë për ta bërë atë gati për "të ardhmen e elektromobilitetit"./ DW

 

gjermania

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete