LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Pse lufta kundër turizmit në masë është e gabuar?

Së fundmi, banorët kanë marrë pjesë në protesta kundër turizmit, ku disa njerëz lagin turistët me pistoleta me ujë.

7 Shtator 2024, 07:27 Nga M.B
Analiza: Pse lufta kundër turizmit në masë është e
Foto ilustruese

EUROPA- Është e lehtë të freskohesh në Barcelonë. Notoni në det, pini një sangria të ftohtë, ose thjesht shëtisni duke u dukur si një turist. Së fundmi, banorët kanë marrë pjesë në protesta kundër turizmit, ku disa njerëz lagin turistët me pistoleta me ujë. Protesta të tjera që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund turizmit në masë, janë mbajtur nëpër Ishujt Baleare dhe Kanarie. Dhe nuk janë vetëm spanjollët. Vendasit në Athinë ankohen se lagjet e tyre janë kthyer në pika turistike. Autoritetet në Japoni kanë ngritur një gardh për të prishur pamjen popullore të malit Fuji dhe për të parandaluar grumbullimin e turistëve.

Së shpejti, në një lagje historike në Seul, do të ketë një shtetrrethim në orën 17:00 për vizitorët. Gjatë pandemisë Covid-19, shumë njerëz parashikuan se turizmi nuk do të rikthehej më. Megjithatë, tani pushuesit janë rikthyer. Sipas OKB-së për Turizmin, këtë vit, udhëtimet pritet të arrijnë në 1.5 miliardë, pak më shumë se në vitin 2019. Dollari vlen më shumë se në çdo periudhë gjatë dy dekadave të fundit, duke përjashtuar një periudhë katërmujore në vitin 2022.

Kjo do të thotë se amerikanët priren veçanërisht për të udhëtuar. Një dukuri e tillë normalisht duhej të ishte një dhuratë për qytetet dhe shtetet që vizitohen. Turistët sjellin para dhe i përdorin pak shërbimet e financuara nga taksapaguesit. Në të vërtetë, zyrtarët nëpër bankat qendrore dhe ministritë e financave, i mirëpresin në heshtje flukset e turistëve, edhe pse politikanët nxiten nga votuesit që të mbysin turistët me taksa dhe të kufizojnë numrin e mbërritjeve.

Vendet e njohura në Europë po shënojnë rritje të numrit të vizitorëve. Udhëtimet në Greqi, tregu me rritjen më të shpejtë në Europën Jugore, u rritën me një të pestën në tremujorin e parë të vitit 2024, krahasuar me një vit më parë. Shpenzimet e vizitorëve në Portugali parashikohen të jenë 20% më të larta këtë vit se në vitin 2019.

Një rritje edhe më mbresëlënëse vihet re në vendet në zhvillim. Më shumë se gjysma e dhjetë destinacioneve me rritjen më të shpejtë të turizmit, janë tregjet në zhvillim, ku vizitorët mund të blejnë më shumë gjëra me të njëjtën sasi parash dhe industritë turistike po krijohen nga e para. Për shembull, numri i pushuesve në Shqipëri dhe në Arabi Saudite, u dyfishua në tremujorin e parë të vitit 2024, krahasuar me pesë vite më parë. Mbërritjet e vizitorëve në Republikën Dominikane dhe në Turqi gjithashtu janë shtuar.

Turizmi përbën 3% të PBB-së globale, 6% të tregtisë ndërkufitare dhe punëson një numër njerëzish të barabartë me banorët e Amerikës. Kjo do të thotë se zgjerimi i turizmit do të ndikojë thellë në aktivitetin ekonomik dhe do të lehtësojë buxhetet e qeverive. Ekonomitë e Greqisë, Portugalisë dhe Spanjës u rritën me një normë prej 2% ose më tepër vitin e kaluar, kundrejt një mesatareje prej vetëm 0.4% në të gjithë BE-në.

Duke marrë përkufizimin më të gjerë të mundshëm, 20% e ekonomisë së Shqipërisë tani mbështetet te turizmi, me dy pikë përqindje më shumë se pesë vite më parë. Në Arabinë Saudite, kontributi i turizmit në PBB është rritur me një të tretën vitin e kaluar. Pushimet pra, janë një biznes serioz.

Turizmi, si çdo eksport, sjell të ardhura kombëtare. Ndryshe nga konsumatorët e eksporteve të tjera, turistët udhëtojnë në vendin e origjinës për të konsumuar produkte, dhe jo anasjelltas. Mallrat dhe shërbimet që zakonisht nuk janë të tregtueshme, si një pjatë paella buzë plazhit bëhen të tilla.

Në shumicën e vendeve, konsumatorët e huaj paguajnë taksat e konsumit ndërkohë që përdorin pak shërbime publike. Edhe pse turizmi ka kosto të larta, si kërkesa shtesë për polici gjatë verës, ai sjell edhe përfitime të rritjes ekonomike, si turistët që paguajnë biletat e trenit apo metrosë.

Problemi është se të ardhurat nga taksat më të larta japin përfitime të gjera, ndërsa kostot e turizmit janë të përqendruara. Në Barcelonë, banorët janë të bezdisur nga turmat, rrugët e pista dhe çmimet më të larta, si dhe nga dyqanet që shesin kanabis dhe suvenire klishe. Gjendja e Majorkës është “e padurueshme”, thotë Joana Maria, e cila organizon protesta lokale kundër turizmit. Popullsia e ishullit mund të rritet nga 1m në 1.4m në periudhat e pikut.

Edhe disa ekonomistë janë të shqetësuar. Ndërsa turizmi lulëzon, ai tërheq një pjesë më të madhe të kapitalit dhe punës së një ekonomie. Kritikët e krahasojnë këtë me një lloj “sëmundjeje holandeze”, ku rritja e shpejtë në një sektor eksporti, pengon rritjen e industrive të tjera me vlerë më të lartë të shtuar. Sipas Giuseppe Di Giacomo në Universitetin e Luganos dhe Benjamin Lerch në Ministrinë zvicerane të Financave, rritja në biznesin e turizmit të Italisë nga viti 2010 në 2019, uli kërkesën për arsim, duke çuar në nivele më të ulëta të regjistrimit dhe përfundimit të arsimit të lartë.

Shërbimi i picave për turistët e uritur, duket si një mënyrë e shkëlqyer për të fituar para në moshën 20-vjeçare, por në moshën 40-vjeçare, një kamerier i lodhur mund të dojë të kishte studiuar për një diplomë që e braktisi kur ishte i ri. Sektori i pushimeve mbështetet në punëtorë me paga të ulëta, produktiviteti i të cilëve rritet ngadalë, që do të thotë se turizmi do të ishte një biznes veçanërisht i keq për vendet në zhvillim.

Politikanët duan ta kthejnë bumin e turizmit në dobi të tyre dhe t’i mbajnë vendasit të lumtur. Shumë qytete në të gjithë Europën po i bëjnë turistët të paguajnë më shumë taksa, në mënyrë që të përmirësojnë infrastrukturën. Disa dëshirojnë të tërheqin turistë më të pasur, të tjerë po përpiqen të ulin numrin e të gjithë vizitorëve.

Pasagjerët e kroçiereve janë veçanërisht të padëshiruar, sepse këto anije kanë udhëtarë që thjesht mbushin rrugët, pa pasur mirësjelljen të paguajnë për hotele ose restorante. Greqia planifikon të kufizojë numrin e vendkalimeve në vitin 2025, pasi mbërritjet e pasagjerëve u rritën me 50% vitin e kaluar. Aty ku qiratë janë të larta, si në Barcelonë dhe Lisbonë, qeveritë po godasin qiratë afatshkurtra.

Në disa vende, taksat turistike janë efektive. Rritja e turizmit në tregjet në zhvillim është pjesërisht rezultat i udhëtarëve që kërkojnë çmime më të ulëta. Këto vende zakonisht nuk kanë muze të pasura ose shfaqje unike si ato në Broadway, por shpesh i tërheqin vizitorët me oferta që zëvendësohen më lehtë, si plazhet dhe pijet alkoolike.

Festus Fatai Adedoyin dhe bashkautorët në Universitetin Bournemouth, zbuluan se për shembull, në Maldive, çdo rritje me 10% e taksave, ul ardhjet e vizitorëve me 5.4%, por kjo dëmton industrinë e turizmit në vend, që kontribuon me pothuajse një të tretën e PBB-së.

Në të kundërt, në vendet që janë më unike, taksat kanë më pak gjasa t’i dëbojnë turistët. Në Spanjë, jashtë një shtëpie të projektuar nga arkitekti i famshëm katalanas, Antoni Gaudi, qëndron një turmë vizitorësh, mes të cilëve edhe një kanadeze e quajtur Nina Tavolder, e cila thotë se nuk u shkurajua nga tarifa prej 4-7 euro (4-8 dollarë) për natën. Ajo zgjodhi Barcelonën për kulturën, ushqimin dhe jetën e natës: “Nuk do ta përjashtoja vizitën në një vend si ky, për shkak të taksës”.

Një studim i vitit 2019 nga Song Haiyan në Universitetin Politeknik të Hong Kongut, zbuloi se taksat më të larta të biletave ajrore, që janë një lloj takse turistike, nuk ndikuan në shpenzimet e përgjithshme, por vetëm sa çuan në zhvendosje të buxheteve. Ata që paguanin më shumë për fluturime, më pas shpenzuan më pak në hotele dhe ushqime. Siç thotë Jordi Valls, një nga nënkryetarët e bashkisë së Barcelonës, fluksi i turistëve është “i pandalshëm”.

Megjithëse turistët nuk kanë gjasa të ndalojnë vizitat për shkak të rritjes së çmimit, ata mund të ndryshojnë mënyrën se si vizitojnë. Këtë verë, Venecia ka vendosur një tarifë hyrjeje prej 5 eurosh për udhëtarët ditorë, të cilën po mendon ta dyfishojë, me shpresën për t’i nxitur vizitorët të qëndrojnë të paktën 1 natë. Ndërkohë, zyrtarët japonezë vendosën një tarifë prej 2,000 ¥ (13 dollarë) në një shteg për ecje në malin Fuji të mbushur me njerëz, në përpjekjen për t’i zhvendosur turistët në rrugë të tjera dhe për të lehtësuar barrën mjedisore. Kopenhagën po ofron ushqime falas dhe leje muzesh për turistët që mbledhin mbeturinat.

Është më mirë që të përpiqemi ta bëjmë turizmin të funksionojë, sesa të bëhemi jomikpritës. Nëse turistët rrisin çmimet lokale, ata gjithashtu do të rrisin pagat, vëren Chloe Parkins nga firma këshillimore Oxford Economics. Qeveritë mund të bëjnë më shumë për të mirëpritur të ardhurit, si duke ndërtuar infrastrukturën, ashtu edhe duke zbutur rregullat e planifikimit.

Për shembull, qiratë nuk do të rriteshin aq shpejt në Barcelonë, nëse oferta e banesave do t’i përgjigjej kërkesës së huaj dhe vendase. Historia na tregon se të ardhurat nga turizmi mund të investohen në infrastrukturë dhe në sektorë me vlerë më të lartë të shtuar, siç ka ndodhur në Itali dhe së fundmi, në Meksikë. Në shumicën e rasteve, pushimet verore mund të shijohen nga të gjithë./ Monitor

turizmi

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete