LIVE UPDATES
Bota

Stroul: SHBA-ja dhe Izraeli po arrijnë rezultate ushtarake në Iran, por objektivi politik mbetet i paqartë

Stroul, e cila tani është drejtoreshë për hulumtime në Institutin e Uashingtonit për Politika të Lindjes së Afërt, thotë se kapacitetet konvencionale të Teheranit po dobësohen, por paralajmëron se Irani ende ka opsione të tjera, përfshirë operacione kibernetike dhe aktivizimin e rrjeteve përtej Lindjes së Mesme, dhe se presionet nga viktimat, furnizimet me municion dhe rezervat e raketave interceptuese, si edhe pasojat ekonomike globale, mund të rriten sa më gjatë të zgjasë lufta.

6 Mars 2026, 15:29 Nga E.d
Stroul: SHBA-ja dhe Izraeli po arrijnë rezultate ushtarake në Iran,
Foto ilustruse

Sulmet amerikane dhe izraelite po i shkaktojnë pasoja ushtarake Iranit, por Uashingtonit ende i mungon një strategji e qartë politike për atë që vjen pasi të përfundojnë luftimet, thotë Dana Stroul, ish-zëvendësndihmëssekretare amerikane e Mbrojtjes për Lindjen e Mesme, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Stroul, e cila tani është drejtoreshë për hulumtime në Institutin e Uashingtonit për Politika të Lindjes së Afërt, thotë se kapacitetet konvencionale të Teheranit po dobësohen, por paralajmëron se Irani ende ka opsione të tjera, përfshirë operacione kibernetike dhe aktivizimin e rrjeteve përtej Lindjes së Mesme, dhe se presionet nga viktimat, furnizimet me municion dhe rezervat e raketave interceptuese, si edhe pasojat ekonomike globale, mund të rriten sa më gjatë të zgjasë lufta.

Radio Evropa e Lirë: Nga këndvështrimi i politikave të mbrojtjes së SHBA-së, çfarë është realisht e arritshme në këtë fazë të luftës me Iranin?

Dana Stroul: Nga perspektiva e politikave të mbrojtjes, mendoj se ajo që tha dje gjenerali [Dan] Caine, shefi i Shtabit tonë të Përgjithshëm, ishte vërtet e rëndësishme. Ai tha se objektivi ushtarak është të eliminohet aftësia e Iranit për të projektuar fuqi në të gjithë Lindjen e Mesme. Me këtë ai nënkupton tri shqetësimet kryesore që politikëbërësit amerikanë të mbrojtjes i kanë pasur për një kohë shumë të gjatë: programin bërthamor të Iranit, programin e raketave të Iranit dhe mbështetjen e Iranit për terrorizmin në mbarë Lindjen e Mesme.

Dhe, gjatë ditëve të fundit që nga nisja e kësaj lufte, kemi parë se po bëhen përpjekje për t’i dobësuar dhe për t’i kthyer prapa secilin prej këtyre programeve.

Radio Evropa e Lirë: Cila do të ishte shenja më e qartë se fushata po lëviz në atë drejtim në këtë pikë?

Dana Stroul: Shenjat tashmë janë aty se objektivat ushtarake po ecin sipas planit. Për shembull, brenda 48 orëve të para të kësaj fushate, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara së bashku arritën epërsi ajrore mbi Iranin. Kështu, forcat amerikane kaluan nga përdorimi i armëve nga deti  ne i quajmë “armë nga distanca” (standoff weapons)  te ajo që ata i quajnë “armë nga afërsia” (stand-in weapons). Tani kemi avionë luftarakë mbi Iran që godasin raketa, dronë dhe gjëra të tilla.

Dhe, nga miqtë që kam në Lindjen e Mesme po flas me njerëz në vendet e Gjirit, në Jordani dhe në Izrael të gjithë raportojnë se ritmi dhe intensiteti i sulmeve me raketa dhe dronë po bien, çka do të thotë se po arrihet një efekt operacional brenda Iranit.

Por mendoj se është shumë e rëndësishme t’i dallojmë këto mjete dhe vlerësime ushtarake nga rezultati politik përfundimtar.

Dhe sa i përket strategjisë reale dhe objektivave të përgjithshme politike, kjo është diçka që i takon presidentit [amerikan, Donald] Trump, ta vendosë dhe ta përcaktojë. Dhe, ai ende nuk e ka bërë këtë.

Radio Evropa e Lirë: Pentagoni tha se Irani po lëshon shumë më pak raketa dhe dronë sesa në fillim të konfliktit. Çfarë na tregon kjo, në të vërtetë, për pozicionin aktual ushtarak të Iranit?

Dana Stroul: Kjo na tregon se, në aspektin konvencional, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, duke vepruar së bashku, janë në gjendje t’i dobësojnë dhe t’ia kthejnë mbrapa ndjeshëm kapacitetet Iranit. Pra, nga këndvështrimi i luftës konvencionale, ka përparim në eliminimin e kërcënimeve ajrore të Iranit dhe në veprime të këtij lloji.

Por, kur vjen puna te rezultati politik përfundimtar — kur presidenti do të thotë: “Në rregull, i kemi arritur objektivat” — në këtë pikë, mesazhet janë të paqarta dhe kontradiktore.

Radio Evropa e Lirë: Sa kohë mendoni se Irani mund ta mbajë këtë nivel luftimesh?

Dana Stroul: Pyetja për atë që ka mbetur nga regjimi iranian është se çfarë e përkufizojnë ata si fitore për veten. Për ta, sepse ky është një regjim revolucionar që beson se përfaqëson vullnetin e Zotit në tokë, ajo që duhet të bëjnë është të mbijetojnë. Edhe nëse programi i tyre raketor pëson kthim prapa, edhe nëse programi i armëve bërthamore pëson kthim prapa — nëse kjo mbetet vetëm në sulme ajrore — njohuria gjithsesi mbetet dhe programet raketore mund të rindërtohen, përderisa regjimi mbijeton.

Radio Evropa e Lirë: A prisni që të tjerë do t'i bashkohen kësaj lufte?

Dana Stroul: Së pari, mendoj se Irani kishte një strategji në Lindjen e Mesme sapo u sulmua nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Dhe ajo strategji ishte t’i ndëshkonte partnerët dhe aleatët e SHBA-së në të gjithë Lindjen e Mesme, veçanërisht në Gjirin Persik. Dhe ajo që është shumë e qartë është se kjo strategji nuk po funksionon.

Ajo që kemi parë është se partnerët tanë në Gjirin Persik, sidomos në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit, kanë mbrojtje ajrore shumë efektive dhe e kanë drejtuar gishtin te regjimi iranian. Ata janë të zemëruar për sulmet pa dallim ndaj infrastrukturës civile në të gjithë Lindjen e Mesme, jo ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për përpjekjet për të eliminuar infrastrukturën e Iranit.

Dhe mendoj se ka diskutime aktive se si të eliminohen më mirë kërcënimet që vijnë nga Irani. Pra, do të shohim si do të evoluojë kjo në ditët në vijim.

Radio Evropa e Lirë: Ndërsa sulmet amerikane shtrihen më thellë në Iran, në çfarë duhet të fokusohet më së shumti Uashingtoni tani?

Dana Stroul: Ajo që ka Uashingtoni tani është një luftë që po arrin efektivitet ushtarak. Ajo që nuk ka Uashingtoni është një strategji ose politikë për atë që vjen pasi të përfundojnë luftimet. Dhe mendoj se, në këtë hapësirë të papërcaktuar, ka disa të panjohura që mund ta rrisin ndjeshëm presionin mbi presidentin Trump.

E para: mund të ketë më shumë viktima amerikane. Këtë javë ishin gjashtë, dhe kjo mund ta rrisë presionin mbi të, sidomos teksa hyn në një cikël vendimtar të zgjedhjeve afatmesme. E dyta: kjo çështje e rezervave amerikane të municioneve dhe interceptorëve të raketave, përballë pyetjes se sa gjatë iranianët mund të vazhdojnë ta kërcënojnë rajonin. Dhe pastaj janë gjëra si çmimi global i naftës, ekonomia globale, furnizimet. Mendoj se kjo vetëm sa bëhet më e ndërlikuar sa më gjatë të zgjasë kjo luftë.

Radio Evropa e Lirë: Nëse aleatët rajonalë kalojnë nga mbështetja mbrojtëse në një rol më aktiv, a mund ta ndryshojë kjo edhe rrjedhën e konfliktit?

Dana Stroul: Nuk do ta ndryshojë rrjedhën e konfliktit, sepse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, në aspektin konvencional, mund të triumfojnë ndaj Iranit edhe vetë. Por, zgjerimi i koalicionit që merr pjesë në këtë, mendoj se do të kishte vlerë të jashtëzakonshme politike.

Pra pyetja për shumë vende që tani janë tërhequr në këtë konflikt për shkak të sulmeve të Iranit është: cila është mënyra më e mirë për t’i mbrojtur interesat dhe popullsinë e tyre? Të vazhdojnë të fokusohen te mbrojtja dhe të përdorin këta interceptorë shumë të shtrenjtë për të mbrojtur popullsinë? Apo mbrojtja më e mirë është një ofensivë e fortë - në këtë rast, ata mund të vendosin t’i bashkohen përpjekjeve për të dobësuar, për ta zmbrapsur dhe për ta shkatërruar një pjesë të kësaj infrastrukture raketore dhe të dronëve brenda Iranit.

Radio Evropa e Lirë: Sa kapacitete ka ende Irani për të projektuar kërcënime përtej Lindjes së Mesme?

Dana Stroul: Ajo që është e qartë është se kapaciteti konvencional - raketat dhe dronët - po bie me çdo orë që kalon. Por Irani ende ka “letra” për të luajtur. Ajo që nuk kemi parë ende është që Irani të ndërmarrë operacione kibernetike ofensive në të gjithë Lindjen e Mesme. Ne gjithashtu e dimë se Irani operon një rrjet global qelizash të fjetura, qeliza terroriste në mbarë botën. Nuk i kemi parë këto të aktivizohen.

Tani, sigurisht, shumë vende - sidomos në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Azi - janë të vetëdijshme për këtë dhe me gjasë po rrisin shkëmbimin e informacionit, inteligjencën dhe mbrojtjen e brendshme. Por këto janë opsione shtesë për Iranin që ta bëjë këtë konflikt të dhimbshëm edhe përtej Lindjes së Mesme, dhe ende nuk e kemi parë të ndodhë.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, për fund, a mendoni se kjo luftë mund të zgjatet, apo mund të përfundojë brenda pak javësh, siç është thënë?

Dana Stroul: Nga perspektiva ushtarake, kanë mbetur edhe javë të tëra sa u përket asaj që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli besojnë se duhet të bëjnë për t’i eliminuar këto kërcënime - qoftë fundosja e pjesës së mbetur të marinës iraniane, siç dëgjuam dje nga sekretari i Mbrojtjes, [Pete] Hegseth, qoftë vazhdimi i goditjeve për të asgjësuar pjesën e mbetur të arsenaleve të raketave nëpër Iran dhe arsenalin e dronëve.

Këto gjëra kërkojnë kohë. Prandaj, pres që kjo të vazhdojë për javë. Por, sërish, sfida është se nuk kemi dëgjuar nga presidenti Trump se cili është saktësisht rezultati politik përfundimtar që ai po synon. Dhe, ka rrezik që kjo të zvarritet, të ketë “zgjerim të misionit” dhe që të shndërrohet në një konflikt vërtet të zgjatur./REL

shba izraeli iran

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet