LIVE UPDATES
Bota

Starmer në hapat e Melonit/ Qeveria britanike nis negociatat me tre vende për reduktimin e kalimeve të emigrantëve të paligjshëm

Italia ka parë një rënie prej 62 për qind të ardhjeve gjatë shtatë muajve të parë të 2024 dhe marrëveshjet e arritura me Tunizinë dhe Libinë duket se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këto reduktime.

17 Nëntor 2024, 21:31 Nga r.ll
Starmer në hapat e Melonit/ Qeveria britanike nis negociatat me tre vende
keir starmer dhe giorgia meloni

BRITANI- Qeveria e Britanisë së Madhe mund të ndjekë modelin e asaj italiane për ndalimin e kalimit të emigrantëve të paligjshëm. Sipas " The Sunday Times", Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Yvette Cooper po negocionon me Turqinë, Vietnamin dhe Kurdistanin dhe është caktuar të finalizojë marrëveshjet e “bashkëpunimit dhe sigurisë” me këta vende përpara fundit të vitit. Kryeministri britanik Sir Keir Starmer po kërkon të ndjekë shembullin e homologes italiane të krahut të djathtë Giorgia Melonit, me të cilën u takua në Romë muajin e kaluar.  

Italia ka parë një rënie prej 62 për qind të ardhjeve gjatë shtatë muajve të parë të 2024 dhe marrëveshjet e arritura me Tunizinë dhe Libinë duket se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këto reduktime. Sipas modelit italian, ka një nxitje për emigrantët për të qëndruar si dhe një mbrojtje më të madhe për të ndaluar kalimet e paligjshme. Sir Keir dhe Cooper janë nën presion për të gjetur një zgjidhje ndërkohë që numri i kalimeve është rritur në 33,000 këtë vit, nga 29,437 që ishin në vitin 2023.

Sekretarja e Transportit Louise Haigh po ashtu i konfirmoi raportet në The Sunday Times se Cooper dhe Starmer ishin në bisedime me një sërë vendesh për t'i dhënë fund krizës së emigrantëve. Ajo këmbënguli se marrëveshjet nuk ishin të njëjta me skemën e konservatorëve në Ruanda, e cila iu kushtoi taksapaguesve qindra milionë paund dhe u anulua sapo laburistët morën pushtetin.

Haigh tha se marrëveshjet e vendeve të treta për të ndaluar migrimin e paligjshëm nuk janë të njëjta me planin konservator të Ruandës. Në vend që të jetë një program deportimi, siç synohej të ishte Ruanda, marrëveshjet me vende si Vietnami do të jenë të ngjashme me ato që kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka arritur me vende të tilla si Libia për të parandaluar nisjen e emigrantëve në udhëtimin e rrezikshëm për në Evropë. Marrëveshjet përfshijnë dhënien e milionave paund këtyre vendeve që të rrisin përpjekjet e tyre për të parandaluar kalimet me varka të vogla.

Britania e Madhe ka lidhur më parë një marrëveshje prej 500 milionë funtesh me Francën për të rritur numrin e përgjimeve të varkave të vogla, ndërkohë që ka lidhur edhe më parë marrëveshje me qeverinë turke. Megjithatë, Italia është përballur me kritika se modeli mund t'i detyrojë njerëzit të vendosen në kampe paraburgimi ku ata përballen me tortura. 

Cooper ka zhvilluar më parë bisedime me zyrtarë kurdë dhe thuhet se qeveria do të ndjekë qasje të ndryshme me kombet e ndryshme që takon. Zyra e Brendshme gjithashtu mund të rrisë reklamat në mediat sociale në Vietnam për të provuar të pengojë njerëzit të bëjnë kalimin.

keir starmer qeveria britanike giorgia meloni

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet