Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në kongresin e mbajtur në Berlin, SPD shprehu qartë mbështetjen e saj për përgatitjen e procedurave për ndalimin e AfD-së.
GJERMANI- Në kongresin e Partisë Socialdemokrate gjermane (SPD) u kërkua edhe ndalimi i AfD-së. Kreu i partisë Klingbeil foli për një "detyrë historike". Në fund të kongresit të Partisë Socialdemokrate, SPD, u diskutua dhe u kërkua ndalimi i partisë Alternativa për Gjermani, AfD-së. Në një votim, delegatët shprehën mbështetje për përgatitjet e domosdoshme, që të fillojë procesi i ndalimit të AfD. Kreu i partisë Klingbeil foli për një "detyrë historike".
Në kongresin e mbajtur në Berlin, SPD shprehu qartë mbështetjen e saj për përgatitjen e procedurave për ndalimin e AfD-së. Delegatët miratuan një mocion nga komiteti ekzekutiv i partisë që bënte thirrje për krijimin e një grupi pune në nivelin federal për të mbledhur prova për jokushtetutshmërinë e saj.
Nëse gjenden prova të mjaftueshme, SPD do të shtyjë përpara një kërkesë ndalimi në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë debatit të mëparshëm, kreu i SPD-së Lars Klingbeil, ka mbështetur fuqimisht luftimin e AfD-së me mjete ligjore.
"Është detyra jonë historike t'i nxjerrim ata përsëri nga parlamentet", tha ai. "Bazuar në përvojën historike, ne kemi një Kushtetutë që ofron mjetet e nevojshme", tha Klingbeil, duke iu referuar një procedure ndalimi.
Mungesa e unitetit në koalicion
"Është detyra jonë demokratike të përdorim këto instrumente për të mbrojtur kushtetutën", tha Klingbeil. Vlerësimi i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës është i rëndësishëm për mosmarrëveshjet që lidhet me këtë proces eventual.
"Nëse ata thonë: 'Kjo është një parti ekstremiste e krahut të djathtë', atëherë nuk duhet të ketë më manovra," kërkoi Klingbeil. Ai akuzoi CDU-në për manovra dhe deklarata të paqarta nga disa politikanë të saj. Sipas tij, është e nevojshme të përgatitemi seriozisht për procedurat e ndalimit.
Thirrjet për fillimin e procedurave të ndalimit kundër AfD-së janë bërë kohët e fundit më të zëshme. AfD aktualisht po padit Zyrën Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës kundër klasifikimit të saj si ekstremiste e krahut të djathtë.
Brenda koalicionit nuk ka marrëveshje në lidhje me procedurat e ndalimit të AfD-së. CDU e hedh poshtë këtë qasje dhe synon të luftojë politikisht AfD-në. Sidomos në Gjermaninë lindore, ku baza e votuesve të AfD-së është veçanërisht e lartë, një ndalim shihet në mënyrë kritike.
Pengesat e larta
Pengesat për ndalimin e një partie politike janë shumë të larta. Pas vendimit të SPD-së, një grup pune ndërpartiak tani do të mbledhë së pari materiale për të vërtetuar jokushtetutshmërinë e AfD-së.
Udhëheqja e partisë ka deklaruar tashmë se është e bindur se kjo do të ketë sukses. Pas kësaj, një procedurë ndalimi do të jetë e detyrueshme. Ekstremizmi i krahut të djathtë është kërcënimi më i madh për demokracinë në Gjermani.
Qeveria, Bundestagu ose Bundesrati mund të iniciojnë procedura para Gjykatës Kushtetuese. Duhet të provohet se një parti me ndikim po vepron në mënyrë agresive dhe militante kundër rendit themelor demokratik. Raporti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës vetëm për AfD-në nuk konsiderohet provë e mjaftueshme.
Krerët e SPD
Më parë në kongres janë debatuar edhe shumë çështje të tjera që kanë lidhje me qeverisjen e ardhshme të vendit. Ish-kancelari Olaf Scholz është përshëndetur me nderimet më të larta partiake, sikur edhe ish-kryetarja e SPD Saskia Esken. Të dy ata largohen nga funksionet drejtuese të partisë.
Ndërsa drejtues të partisë janë zgjedhur Lars Klingbeil (me vetëm 65% të votave) dhe Bärbel Bas (me një shumicë të jashtëzakonshme prej 95% të votave të delegatëve). Ata të dy tani duhet të rikthejnë partinë në binarët e suksesit, sepse në zgjedhjet e kaluara SPD pati shënuar rezultat shumë të dobët./ DW
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul GJERMAN- Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet, tha kryedip...
Kos SHKUP- Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të zhvillojë bisedime në Shkup sot dhe nesër me udhëh...
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nuk po bisedon me Teheranin pasi bombarduesit amerikanë sulmuan objektet bërthamor...
Foto TURQI- Turqia po përballet me një total prej 77 zjarresh që kanë shpërthyer në 24 orët e fundit. 53 prej zjarreve k...
Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një videomesazh të publikuar nga zyra e tij u shpreh se fitorja e vendit ...
foto ilustruese SERBI- Në Serbi kanë nisur të hiqen barrikadat dhe të normalizohet trafiku, pasi mijëra protestues antiqeveritar&e...
foto ilustruese GJERMANI- Është debatuar ashpër në të kaluarën por edhe tani: "Shtëpia Ruse" në Berlin. Ajo nd...
Foto MEKSIKË- Hetuesit kanë zbuluar 381 trupa në një krematorium privat në Ciudad Juarez, në veri të Meksikës....
foto ilustruese GJERMANI- "Nuk ke problem të gjesh një banesë të përballueshme në çmim. Nuk ke bllokime trafiku dhe as...
Policia SHBA- Oficerët e policisë shpëtuan një foshnjë të uritur në një shtëpi në Ari...