Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Protestat e së premtes po ashtu shënuan 7-vjetorin e vrasjes së gazetarit hulumtues Jan Kuciak. Vrasja e tij kishte nxitur protesta masive, që u mbajtën për javë të tëra kundër korrupsionit të perceptuar që çoi në dorëheqjen e Ficos që atëbotë ishte kryeministër.
SLLOVAKI - Mijëra persona u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë dhe bënë thirrje që kryeministri Robert Fico, të japë dorëheqje. Protestuesit u zotuan se do të vazhdojnë demonstratat kundër politikës së jashtme të kryeministrit, që kritikët thonë se po e afron shtetin me Rusinë.
Protesta në Sllovaki janë mbajtur çdo dy javë që nga fillimi i janarit, pasi në dhjetor Fico u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë.
Vizita e Ficos në Moskë ishte një vizitë e rrallë e zhvilluar nga një anëtar i Bashkimit Evropian, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës tre vjet më parë.
“Sllovakia është Evropë”, brohoritën protestuesit në kryeqytetin sllovak, duke kërkuar dorëheqjen e Ficos.
Ueb-faqja Dennik N, duke cituar ekspertë të sigurisë, tha se deri në 12.000 njerëz protestuan në kryeqytet, që është numër më i vogël sesa më shumë se 40.000 që kishin protestuar dy javë më parë.
Më 21 shkurt, protesta u mbajtën edhe në 40 qytete të tjera të Sllovakisë.
Protestat e së premtes po ashtu shënuan 7-vjetorin e vrasjes së gazetarit hulumtues Jan Kuciak. Vrasja e tij kishte nxitur protesta masive, që u mbajtën për javë të tëra kundër korrupsionit të perceptuar që çoi në dorëheqjen e Ficos që atëbotë ishte kryeministër.
Fico u kthye në pushtet pasi fitoi zgjedhjet e vitit 2023 dhe Qeveria e tij e majtë nacionaliste ka nxitur shqetësim në mesin e opozitës progresive dhe të tjerëve, për shkak të disa vendimeve të marra, sikurse është ndryshimi i Kodit Penal dhe ndryshimet e bëra në transmetuesin publik.
Fico ka ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ka mosmarrëveshje me Kievin pasi Ukraina ndërpreu gjatë këtij viti transitin e gazit rus.
Fico shpesh këmben akuza me opozitën properëndimore, me organizatat joqeveritare dhe me mediat, duke i akuzuar ata se po punojnë kundër Sllovakisë. Fico, i cili po shërben në mandatin e katërt si kryeministër, është zotuar se nuk do të japë dorëheqje./REL
Mike Waltz SHBA- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Mike Waltz tha të premten se pret që P...
foto ilustruese GJERMANI- Policia gjermane ka arrestuar autorin e dyshuar për sulmin me thikë të premten në mbrëmje në memori...
Foto ilustruese UASHINGTON – Departamenti amerikan i Shtetit në faqen e tij të internetit, ku jep faktet kryesore mbi Kinën, ka zë...
Marco Rubio SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha të enjten në mbrëmje se në Afganistanin e kontrolluar nga talebanë...
pamje nga vendngjarja GJERMANI- Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani në zonën midis ambasadës së...
Protesta GJERMANI- Në një klimë polarizimi, greva masive në sektorin publik dhe konkretisht në transportin publik në të ...
foto ilustruese SHBA- Një studim i bërë së fundmi arrin në përfundimin se mjekët janë në gjendje të zbulo...
Haker GJERMANI- Ministria e Brendshme e Gjermanisë paralajmëroi të martën për një operacion dezinfo...
Papa Françesku ITALI- Mjekët thanë se Papa po flet dhe po lexon, por duhet të qëndrojë në spital për aq koh&...
foto ilustruese KIEV- I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainën tha se ka zhvilluar diskutime &ldq...