LIVE UPDATES
Bota

Skandali në Greqi/ Janë përgjuar qindra persona, mund të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme

Po bëhet gjithnjë e më e gjatë lista me emrat e personave të përgjuar, siç pandehet, nga shteti grek. Reagimi i opinionit mungon. Mbetet të shihet se si ky skandal mund të ndikojë zgjedhjet më 2023.

16 Dhjetor 2022, 08:30 Nga A.B

Skandali në Greqi/ Janë përgjuar qindra persona, mund të

"Ata kanë gjetur tri karrige të prishrua dhe një tryezë të prishur", thotë duke qeshur Kostas Vaxevanis, kryeredaktor i gazetës kritike ndaj qeverisë Documento. E ai nuk mund ta fshehë një ton të lehtë cinik. Megjithëse kishte dyshime të qarta prokuroria vetë tani ka vepruar dhe ka kontrolluar zyrat në Athinë të firmës izraeliane Intellexa. Kjo sipërmarrje që shpërndan software-in ilegal të përgjimit Predator, është në fokus të kryeartikujve në Greqi që nga vera 2022, kur software u gjet në celularët e gazetarëve dhe politikanëve. "Ata kanë inskenuar këtë shfaqje, nëntë muaj, pasi dolën në pah përgjimet me programin e formës Intellexa. Natyrisht që nuk kanë gjetur asgjë." Për Vaxevanis kjo nuk është e habitshme, Askush në aparatin shtetëror nuk ka interes, që ta hulumtojë seriozisht skandalin e përgjimeve që po zmadhohet gjithnjë e më shumë.

Kostas Vaxevanis është gazetar investigativ dhe kryeredaktor i gazetës Documento
Pas informacioneve të para për suverjimin ilegal të gazetarit investigativ Thanasis Koukakis dhe kryetarit të partisë opozitare PASOKS prej shërbimit sekret EYP me udhëzim nga zyra e kryeministrit, Vaxevanis dhe ekipi i tij investigativ deri në fillim të nëntorit kanë zbuluar edhe raste të tjera. Ata publikuan një listë me 33 emra, që janë survejuar me ndihmën e softwareve ilegale të përgjimit. Ndër ta edhe ish-anëtarë të qeverisë si ministri i Jashtëm Nikos Dendias apo ministri i Zhvillimit Adonis Georgadis, por edhe manjati i mediave dhe prodhuesi Ii anijeve Evangelos Marinakis dhe ish-kryeministri konservator Antonis Samaras.

Greqi - rritet dyshimi për një aksion përgjimi në shkallë të gjerë

Ndërkohë Documento e ka zgjeruar edhe më tej listën. Të prekur janë parlamentarë, pronarë me emër të mediave, gazetarë, biznesmenë si dhe persona nga rrethi i të përgjuarve. Bie në sy, që nuk kemi të bëjmë vetëm me kundërshtarë të brendshëm e të jashtëm partiak të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, por edhe me tgë besuar të tij. "Bëhet fjalë për qindra", iu përgjigje Vaxevanis pyetjes, së sa vetë janë prekur gjithsej. Ai mendon, se qeveria ka mbledhur informacione për ta, përmes të cilave mund të ushtrojë presion ndaj personave në fjalë. Për këtë arsye shumë prej tyre nuk duan të shprehen zyrtarisht, edhe pse celularët e tyre kanë qenë të infektuar me predator.

Sulme të qëllimshme ndaj kritikëve?

Ndonëse skandali në Greqi është bërë publik, nuk ka ndonjë reagim të madh. "Qeveria përpiqet të krijojë përshtypjen në popull, se nuk është çështje serioze", thotë Vaxevanis për DW. Që prej tre vitesh një ekip komunikimi punon në të ashtuquajturën Maximou, selinë e kryeministrit, duke operuar me metoda „jo të pastra dhe të njohura tashmë prej shumë kohësh". Sapo u bënë publike investigimet, që nxorrën në pah shkelje serioze të qeverisë, u përhapën lajme, për të tërhequr vëmendjen ndaj temave si siguria publike apo grindja e vazhdueshme me vendin fqinj Turqinë.

Përveç kësaj ka përpjekje për t'i disktretituar publikisht gazetarët, thotë Vaxevanis: "Përsëri qeveria përpiqet të krijojë përshtypjen, se këto zbulime janë një intrigë. Kur ne zbuluam skandalin Novartis, ato përhapën në media, se ky nuk është skandal por një investigim i bërë keq i ndonjë gazetari, që vjen prej opozitës." Vaxevanis ishte i përfshirë vet në publikimet e skandalit Novartis, prej nga dolën në pah marrëveshje jo krrekte mes politikanëve grekë të nivelit të lartë dhe koncernit zviceran të farmaceutikës.

Shqetësimi në botën e jashtme në rritje

Qeveria i hedh poshtë akuzat, sipas të cilave ajo ka lidhje me Predator. Pas publikimit të 33 emrave, zëdhënësi qeveritar Giannis Oikonomou tha, se ky raport nuk sjell dëshmi. Megjithatë akuzat duhet të hetohen saktë prej autoriteteve greke dhe prej drejtësisë. Që nga ajo kohë Vaxevanis dhe të tjerë gazetarë presin të raportojnë për këtë temë dhe presin më kot për përgjigje.

Skandali i përgjimeve në radhë të parë krijon një ndijesi jo të mirë në botën e jashtme. Mediet ndërkombëtare, ndër to New York Times dhe gazeta franceze Le Monde kanë raportuar intensivisht për këto zhvillime. Komisioni Pega i Parlamentit Europian, që heton përdorimin e software-ve të spiunazhit brenda BE-së, në një raport thekson qartë, se në Greqi përdoret sistemi i spiunazhit Predator, për të spiunuar qytetarët.

Partia në pushtet forca më e madhe politike

Ndonëse presioni ndaj kryeministrit grek është rritur ndjeshëm, partia e tij Nea Dimokratia, vazhdon të jetë e qendrueshme. Sipas sondazheve në fund të nëntorit që pas bërjes publik të këtij skandali ajo nuk ka humbur pikë në elektorat dhe mbetet me 30 përqind forca më e madhe politike në vend. Dimitris Christopoulos, dekan i shkencave politike në fakultetin e Universitetit Panteion të Athinës, e argumenton këtë me faktin, se popullsisë i duhet të përballet me situatën ekonomike, e nuk e ka mendjen të preokupohet për software ilegale të spiunazhit: "Ky nuk është problemi më i madh për njerëzit në Greqi. Nuk mendoj, që i kushtohet vëmendje e madhe skandalit të përgjimeve në një vend, që ka probleme, si këtu tek ne."

Por kjo nuk do të thotë, se qeveria nuk ka pësuar dëm. "Kjo qeveri e ka humbur mbështetjen që gëzonte deri tani në Europë dhe në arenën ndërkombëtare. Mitsotakis nuk mund ta shpëtojë reputacionin e tij", thotë Christopoulos.

Kryeministri është dobësuar edhe brenda vet radhëve të partisë së tij, thotë politologu: "Deri në verë Mitsotakis dhe ekipi i tij përcaktonin agjendën politike." Por Nea Dimokratia është rezistente dhe mund ta marrë veten prej kësaj krize. Për ta arritur këtë, mund të mendohet edhe që partia të distancohet nga Mitsotakisi.

/DW

skandali i pergjimeve ne greqi greqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet