LIVE UPDATES
Bota

Skandali korruptiv në Rumani ekspozon skemën e shitjes së armëve që synonte ta mashtronte BE-në

Marrëveshja në fjalë është e ndërlikuar: blerja e predhave të tipit rus në Kazakistan, importimi i tyre në Rumani, ribrendimi i tyre si predha rumune dhe më pas shitja e tyre në Ukrainë përmes një ndërmjetësi në Bullgari.

13 Nëntor 2025, 08:37 Nga E.d
Skandali korruptiv në Rumani ekspozon skemën e shitjes së
Foto ilustruse

Autoritetet në Rumani kanë arrestuar një ish-senator i cili dyshohet se kishte tentuar t'i ofronte ryshfet prej 1 milion eurosh ministrit të Mbrojtjes të shtetit për të lehtësuar një marrëveshje armatimi që mund të financohej në mënyrë mashtruese nga një program i Bashkimit Evropian.

Marrëveshja në fjalë është e ndërlikuar: blerja e predhave të tipit rus në Kazakistan, importimi i tyre në Rumani, ribrendimi i tyre si predha rumune dhe më pas shitja e tyre në Ukrainë përmes një ndërmjetësi në Bullgari. Ideja ishte të krijohej një skemë për biznes të ardhshëm që mund të përfitonte fonde nga programi i BE-së për Riarmatosjen e Evropës, që u lansua në mars për të mbështetur prodhimin e armëve brenda bllokut 27 anëtarësh.

Shërbimi rumun i Radios Evropa e Lirë ka biseduar me dy figura kyç të përfshira në këtë rast. Njëri prej tyre tha se ishte kontaktuar nga ish-senatori Marius Ovidiu Isaila, ndërsa tjetri nga një biznesmen bullgar i quajtur Roman Ivanov Angelov. Në fillim të tetorit, Angelov dyshohet se udhëhoqi një delegacion që kontaktoi kreun e Romtehnica, kompani tregtare e armëve që përfaqëson Ministrinë e Mbrojtjes të Rumanisë, duke kërkuar që të shfrytëzojë kontaktet e saj në Kazakistan.

Ofertë “e dyshimtë"

“Ata më propozuan një marrëveshje”, tha shefi i Romtehnica, Razvan Mincu, për Radion Evropa e Lirë. “Ne do të merrnim municion nga Kazakistani dhe do t’ua rishisnim atyre”. Por, Mincu tha se oferta iu duk “e dyshimtë” dhe kishte refuzuar propozimet. Sipas një raporti të prokurorëve rumunë, Isaila i ishte afruar një ndërmjetësi duke tentuar që ta korruptonte ministrin e Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, që të lehtësonte marrëveshjen. REL-i ka biseduar me ndërmjetësin, politikanin Octavian Berceanu, i cili u bë sinjalizues dhe bëri 17 incizime të fshehta për organet e rendit gjatë takimeve të tij me Isailan.

“Kjo ka të bëjë me një grup që dëshiron të sjellë municione ruse apo të llojit rus në Rumani, të cilët më pas mund të eksportohen në Bullgari e prej aty në Ukrainë. Të gjitha me para të Bashkimit Evropian”, tha ai.

“Më ofruan 10 milionë euro për t’u bërë pjesë e këtij grupi. Kjo është metoda, ata u ofrojnë shuma të mëdha politikanëve për t’i rekrutuar ata”.

Deklaratat e Isailas dhe transkriptet e incizimeve të bëra nga Berceanu, të publikuara më 10 nëntor nga faqja rumune Gandul, sugjerojnë se ai po punonte me të tjerët – shpesh u referohej si “ne” dhe nënkuptonte se bëhej fjalë për shuma të mëdha parash dhe ndikim politik.

Në një moment, ai citohet të ketë thënë: “Unë jam personi që e hap derën. Dhe unë e hap derën për ju: NATO, Ambasadë amerikane, Gjermani”. Në një shkëmbim tjetër, ai citohet t’i ketë thënë Berceanut: “Më thuaj sa të duhet dhe në mbrëmje... brenda 24 orësh, do t’i kesh të gjitha paratë”. Isaila po ashtu citohet duke përshkruar se si funksiononte skema. “Ne i blejmë [predhat] nga Kazakistani, i çmontojmë vetë, i sjellim të çmontuara këtu... i rimontojmë, i lyejmë, i sistemojmë dhe shteti rumun i shet ato”.

“Miliarderë brenda natës”Sipas transkriptove, Isaila gjithashtu sugjeroi se një skemë e ngjashme veçse ishte zbatuar në Shqipëri, dhe tha se të përfshirët në të “u bënë miliarderë brenda natës”. Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri dhe autoriteti kundër korrupsionit nuk iu përgjigjen pyetjeve të REL-it. Ministri rumun i Mbrojtjes, Mosteanu, publikoi në rrjetet sociale se “një person u përpoq të blinte ndikimin tim me një milion euro për të lehtësuar një kontratë me Romtehnica. Refuzova në mënyrë kategorike çdo takim me atë person”.

Ndërkaq, Isaila është dërguar në paraburgim për 30 ditë, vendndodhja e biznesmenit bullgar, Roman Angelov, nuk dihet. Angelov është hisedari i vetëm në një kompani të quajtur Sofia Arm Tech, që vitin e kaluar mori një licencë ndërkombëtare për tregti armësh. Para kësaj, kompania nuk kishte regjistruar asnjë aktivitet në dokumentet që kishte dorëzuar në regjistrin tregtar të Bullgarisë pas themelimit të saj në vitin 2020. Regjistrat tregojnë se kompania ka tetë punonjës. As Angelov dhe as kompania nuk iu përgjigjën pyetjeve të Shërbimit bullgar të REL-it./REL

be rumani skandal

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë