LIVE UPDATES
Bota

Si votojnë rusët? Dokumenti i ndarë për punonjësit tregon se si Kremlini menaxhon zgjedhjet

Më 7 mars, grupi i pavarur i monitorimit të zgjedhjeve, Golos, i cili është i ndaluar në Rusi, raportoi se partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, ka krijuar një projekt të quajtur GEO-SMS, që synon “të kontrollojë pjesëmarrjen e votuesve të sektorit shtetëror” në zgjedhje, përfshirë këtu punonjësit mjekësorë, mësuesit dhe punonjësit në ndërmarrjet shtetërore.

13 Mars 2024, 07:33 Nga N.F
Si votojnë rusët? Dokumenti i ndarë për punonjësit
Foto ilustruese

RUSI- Në fund të javës së kaluar, menaxherët në Uzinën e Përpunimit të Gazit Natyror në Astrakhan të Rusisë u dorëzuan punëtorëve fletëpalosje me udhëzimet se si të votojnë në zgjedhjet presidenciale të Rusisë, që do të mbahen nga data 15 deri më 17 mars, raporton kanali në Telegram, Ostorozhno Novosti.

Sipas udhëzimeve, 5.000 punëtorëve të uzinës do t’u dërgohen mesazhe me tekst, që përmbajnë një vegëz që duhet ta hapin, kur të jenë në qendrat e votimit. Vegëza do ta lokalizojë telefonin e tyre dhe, në këtë mënyrë, do t’i raportojë menaxhmentit të kompanisë që ata votuan. Punëtorët që nuk e marrin mesazhin, duhet të skanojnë një kod QR, të paraqitur nga një “person” në qendrën e votimit.

Më 7 mars, grupi i pavarur i monitorimit të zgjedhjeve, Golos, i cili është i ndaluar në Rusi, raportoi se partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, ka krijuar një projekt të quajtur GEO-SMS, që synon “të kontrollojë pjesëmarrjen e votuesve të sektorit shtetëror” në zgjedhje, përfshirë këtu punonjësit mjekësorë, mësuesit dhe punonjësit në ndërmarrjet shtetërore.

Përdorimi i softuerit për lokacionin, me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes, është një risi në zgjedhjet e këtij viti, në të cilat Vladimir Putin pritet ta sigurojë mandatin e pestë si president. Ai figuron dukshëm në një dokument që rrodhi e që u postua në Telegram nga politikania e opozitës, Olga Sidelnikova, muajin e kaluar. Sidelnikova ishte kryetare administrative e qarkut Lomonosov të Moskës dhe tani jeton jashtë Rusisë.

Dokumenti duket se është një prezantim i strategjisë zgjedhore të Kremlinit për Udmurtinë - një rajon me një popullsi prej afro 1.5 milion banorësh në pjesën qendrore të Rusisë. Sidelnikova nuk pranoi të tregonte se si e ka siguruar dokumentin, por tha se e ka origjinalin dhe se nuk ka asnjë dyshim për vërtetësinë e tij.

Dokumenti prej 38 faqesh tregon se “si janë zgjedhjet në Rusi”, tha Sidelnikova, duke shtuar se informacionet që dalin prej gjithë Rusisë, tregojnë se “rrëfimet janë padyshim të njëjta edhe në rajone të tjera”.

Sergei Antonov, konsulent politik nga Udmurtia, që tani jeton jashtë vendit, thotë se është i sigurt se dokumenti që ka Sidelnikova, është i vërtetë dhe shton se të tilla dokumente “janë lëshuar në të gjitha rajonet e Rusisë”.

“Të premten [15 mars], para orës 14:00, të gjithë punonjësit e sektorit shtetëror duhet të dërgojnë në server një mesazh me vendndodhjen e tyre të aktivizuar”, thotë Antonov.

“Kjo është teknologji e re. Për çdo zgjedhje, sistemi përsoset”, shton ai.

Zgjedhjet nën Putinin nuk janë zhvilluar kurrë në mënyrë të drejtë, thonë grupet e monitorimit dhe kritikët e Kremlinit. Sipas tyre, shteti kontrollon çdo gjë - nga policia dhe gjykatat deri te komisionet zgjedhore, mediat shtetërore dhe qeveritë lokale.

Por, fushata aktuale - e cila po zhvillohet në mes të pushtimit rus të Ukrainës dhe shtypjes shumëvjeçare të disidencës, që e ka margjinalizuar plotësisht opozitën - shihet si procesi më pak konkurrues në gati 25 vjet të Putinit herë si president, herë si kryeministër.

Raportet e mediave dhe komentet e zyrtarëve tregojnë se Kremlini synon të sigurojë 80-85 për qind të votave për Putinin, me një pjesëmarrje prej së paku 70 për qind. Analistët thonë se Putin dhe administrata e tij duan t’i shfrytëzojnë zgjedhjet për të rritur legjitimitetin e tij. Sigurimi i një pjesëmarrjeje të lartë ka qenë gjithmonë një “pikë e dobët” për Qeverinë, sipas Sidelnikovës.

“Pavarësisht risive të viteve të fundit, si: eliminimi i monitorimit të pavarur, zgjerimi i votimit online, kontrollimi i komisioneve zgjedhore në të gjitha nivelet, ata kanë ende nevojë për njerëz që dalin në qendrat e votimit”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

“Dhe,kontrollimi i pjesëmarrjes nuk është i lehtë. Është pika e tyre e dobët”, thotë Sidelnikova.

Sipas saj, ata kanë nevojë që njerëzit të ngrihen në këmbë dhe të shkojnë në votime.

“Pasi ta sigurojnë pjesëmarrjen, ata mund të nxjerrin çfarëdo rezultati që duan, marrë parasysh se nuk ka monitorim të pavarur dhe se komisionet zgjedhore janë plotësisht të kontrolluara”, thotë Sidelnikova.

Nga provat e brendshme, duket se dokumenti i siguruar nga Sidelnikova, u është paraqitur zyrtarëve në Udmurti jo më vonë se qershori i vitit 2023 - kohë në të cilën planifikimet për fushatën presidenciale kanë qenë në zhvillim e sipër.

Dokumenti i kushton vëmendje të konsiderueshme problemit të rritjes së pjesëmarrjes nga 55% - sa është shifra tipike në Udmurti - në 80%.

Përveç softuerit të vendndodhjes, dokumenti bën thirrje për “mobilizimin” e votuesve edhe përmes zyrave të partisë Rusia e Bashkuar, si dhe përpjekjeve të administratave komunale dhe ligjvënësve lokalë. Ai i udhëzon administratat komunale që “ta kontrollojnë pjesëmarrjen përmes përfaqësuesve të tyre” në komisionet në vendvotime.

Antonov thotë se Rusia e Bashkuar synon “të rrisë pjesëmarrjen me anë të burimeve administrative, duke mobilizuar punëtorët dhe duke mbajtur gara të ndryshme, ashtu si dhe ngjarje patriotike”. Megjithatë, shton ai, partia është shpesh e hendikepuar në aftësitë e saj për të realizuar plane të tilla, për shkak të mungesës së përgjithshme të entuziazmit në nivelet e saj më të ulëta.

“Kur bëhet fjalë për realizimin e ideve të tilla, rezulton se në celulat e partisë lokale ka njerëz që, realisht, nuk bëjnë asgjë ose njerëz që u është bërë presion për të qenë atje”, thotë Antonov.

Dokumenti që ka rrjedhur detajon, gjithashtu, përpjekjet e Kremlinit “për të kontrolluar opinionin publik”, përfshirë edhe përpjekje të mëdha përmes mediave sociale. Fushata e Putinit, sipas dokumentit, i monitoron vazhdimisht bisedat në mediat sociale dhe grupet e diskutimit, me qëllim të kontrollimit të informacioneve negative dhe diskreditimit të nismave të opozitës.

Dokumenti përfshin pika të tilla si “xhirimi dhe përpilimi i përmbajtjeve të dobishme”, “puna kundër çdo veprimi protestues që lind”, “krijimi dhe shpërndarja e kundërpërmbajtjes” e të tjera. Ai përfshin edhe “pastrimin e projektit”, që synon ta identifikojë dhe “ta eliminojë shpejt” nga interneti të gjithë “materialin agjitativo-propagandues të opozitës”.

Qeveria ka krijuar gjithashtu “organizata të vetëqeverisjes publike territoriale” - të përbëra nga aktivistë miqësorë ndaj Qeverisë - nga të cilat ka rekrutuar vëzhgues “të pavarur” të zgjedhjeve. Ata janë “pseudo-monitorues publikë”, thotë Antonov për 4.500 monitoruesit që Qeveria planifikon t’i shpërndajë në rajon.

“Detyrë e tyre është të mos lejojnë asnjë ‘provokim’ apo ‘falsifikim’”, thotë ai.

“Kjo nënkupton se ata gjithmonë do të thonë se nuk ka pasur shkelje”, sipas tij.

Sipas dokumentit, fushata e Putinit në Udmurti udhëhiqet nga kreu rajonal, Aleksandr Brechalov, i cili udhëheq edhe degën rajonale të Rusisë së Bashkuar që nga korriku i vitit 2020. Shefi i kabinetit të tij, Aleksandr Zhuravlyov, është një nga zëvendësit e tij në fushatë, i ngarkuar me “organizimin”.

Dy zëvendësit e tjerë janë: nënkryetari i Udmurtisë, Roman Yefimov, i ngarkuar me financat, dhe kryetarja e Komisionit Rajonal të Zgjedhjeve të Udmurtisë, Svetlana Palchik, përgjegjëse për koordinimin e punës së qendrave të votimit dhe “mobilizimin e partisë”. Struktura e fushatës, e përshkruar në dokumentin që ka rrjedhur, “dyfishon de facto strukturën e Qeverisë së Udmurtisë”, thotë Antonov.

“Zgjedhjet në Rusinë e Putinit i janë afruar përsosmërisë së tyre logjike”, shton ai, “dhe do të mbahen sipas modelit të Bashkimit Sovjetik - pa alternativa, me një kandidat të vetëm”.

Marrë nga REL

rusi zgjedhje kremlini

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet