LIVE UPDATES
Bota

"Frikë për inflacion"/ Analiza: Si mund ta dëmtojnë Evropën tarifat e Trumpit?

dikimi i drejtpërdrejtë i tarifës së Trumpit prej 20 për qind ndaj produkteve të BE-së ka nxitur frikën për inflacion të mundshëm dhe të ardhmen ekonomike të prodhuesve të goditur brenda bllokut me 27 vende, të cilët tashmë po vuajnë nga tarifat amerikane për makinat dhe çelikun.

5 Prill 2025, 09:27 Nga r.ll
"Frikë për inflacion"/ Analiza: Si mund ta
donald trump

SHBA- Njoftimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 2 prill, për rritjen e tarifave në shkallën më të lartë në mbi 100 vjetët e fundit, ka tronditur tregjet e aksioneve dhe ka shkundur ekonominë globale.

“Kjo gjë nuk është parë në një shekull sa i përket shkallës së tarifave, numrit të vendeve të prekura dhe thjesht shkallës së lartë të këtyre tarifave”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Emily Kilcrease, hulumtuese në Qendrën për Siguri të Re Amerikane (CNAS).

“Mendoj se do të shohim tronditje që nuk mund t’i parashikojmë plotësisht, sepse nuk kemi parë kurrë një nivel kaq të lartë tarifash në epokën e globalizimit”, theksoi ajo.

Kjo goditje globale mund të prekë veçanërisht fort Bashkimin Evropian, thanë ekonomistët për REL-in. Ndikimi i drejtpërdrejtë i tarifës së Trumpit prej 20 për qind ndaj produkteve të BE-së ka nxitur frikën për inflacion të mundshëm dhe të ardhmen ekonomike të prodhuesve të goditur brenda bllokut me 27 vende, të cilët tashmë po vuajnë nga tarifat amerikane për makinat dhe çelikun.

Ekspertët thonë se edhe sektorë të tjerë të mëdhenj, si industria farmaceutike e Evropës që eksporton shumë në tregun amerikan, mund të preken rëndë.

“Këto kompani farmaceutike do të përpiqen të shesin sa më shumë që munden në SHBA”, tha për REL-in Reid I’Anson, ekonomist në firmën e inteligjencës tregtare, Kpler.

Sa i fuqishëm do të jetë ndikimi i tarifave të Trumpit për Evropën?

“Ato mund t’i ulin pak çmimet për të mbetur konkurruese, por ka shumë gjasa që kërkesa në SHBA për mallrat evropiane të bjerë. Kjo do të reflektohet në një ambient më të dobët ekonomik në Evropë”, nënvizoi ai.

Tarifat janë në thelb taksë që paguhet nga importuesit dhe zakonisht u ngarkohet shpërndarësve, tregtarëve me shumicë dhe me pakicë, dhe në fund konsumatorëve.

Rreth 60 vende që kanë suficit më të madh tregtar me SHBA-në - përfshirë aleatë kyç si BE-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut - tani përballen me tarifa shtesë më të larta se tarifa bazë prej 10 për qind, me dhjetëra vende të tjera që mund të përballen me tarifa që arrijnë deri në 50 për qind ose më shumë në total.

Gjatë njoftimi, Trump tha se tarifa bazë prej 10 për qind për pothuajse të gjitha vendet hyn në fuqi më 5 prill, ndërsa tarifat më të larta të ashtuquajtura “reciproke” do të fillojnë në fuqi më 9 prill.

Derisa ekonomistët thonë se regjimi i ri tarifor i shpallur nga Trumpi pritet t’i bëjë më të shtrenjta mallrat në SHBA, ai gjithashtu do të ndikojë në industritë në Evropë dhe gjetkë, të cilat varen nga eksportet në tregun amerikan.

“Eksportuesit evropianë, që shesin mallra në Shtetet e Bashkuara, do të duhet të paguajnë kosto më të larta, të cilat më pas u ngarkohen konsumatorëve amerikanë, por gjithashtu do të ndikojë në aftësinë e tyre për të shitur dhe do të humbasin pjesë tregu”, tha për REL-in Matthew Goodman, drejtor në Qendrën Greenberg për Studime Gjeoekonomike në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë.

Brukseli dhe qeveritë evropiane veç e veç ende po vendosin se si do të reagojnë. Negociata të mëtejshme mund të ndodhin, por perspektiva e tarifave hakmarrëse ndaj produkteve amerikane është reale.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku “po përgatitet për kundërmasa për t’i mbrojtur interesat dhe bizneset tona nëse dështojnë negociatat”.

Goodman tha se çdo hakmarrje nga Evropa do ta rrisë koston për konsumatorët evropianë dhe gjithashtu do të shtyjë përpara inflacionin dhe ngadalësimin ekonomik në SHBA.

“Kjo ka pasoja të mëdha për të gjithë botën, sepse [SHBA] është ekonomia më e madhe në botë dhe nëse ekonomia jonë ngadalësohet, atëherë të gjithë goditen”, tha ai.

Kilcrease nga CNAS, ish-zëvendëspërfaqësuese amerikane për tregti, tha se tarifat e Trumpit mund të kenë edhe efekte të mëtejshme për Evropën, përfshirë rritjen e çmimeve dhe humbjen e vendeve të punës në industritë kyçe.

“Unë do të isha mjaft e shqetësuar për ndikimin në punësim dhe në investime, sepse thjesht nuk e ke më atë klient, ose do të jetë shumë më e vështirë të shesësh në atë treg me një tarifë prej 20 për qind”, tha ajo.

Si do të ndikojë ndikimi global i tarifave të Trumpit në Evropë?

Tarifat e reja amerikane mund të kenë gjithashtu pasoja globale, duke ndikuar çmimin e produkteve kyçe që varen nga zinxhirët globalë të furnizimit dhe duke e riorientuar tregtinë ndërkombëtare në mënyra të papritura.

Çmimi i një iPhone-it, për shembull, mund të rritet për 30 deri në 40 për qind në Shtetet e Bashkuara, sipas projeksioneve të firmës financiare, Rosenblatt Securities.

Modeli më i lirë i iPhone 16 aktualisht kushton 799 dollarë, por mund të arrijë deri në 1.142 dollarë, nëse Apple vendos t’ia bartë kostot konsumatorëve. Një iPhone 16 Pro Max më i shtrenjtë, që aktualisht shitet për 1.599 dollarë, mund të arrijë në gati 2.300 dollarë. Rritje të ngjashme përqindjeje parashikohen edhe për tregjet e tjera.

“Kjo do të ketë efekte zinxhirore dhe do të ndikojë në shumë gjëra që hyjnë në një iPhone - nga gjysmëpërçuesit e prodhuar në Tajvan, te qelqi që prodhohet në Japoni dhe montimi i tij në Kinë”, tha Goodman.

“Të gjitha këto do të goditen nga tarifat, dhe kështu çmimi përfundimisht do të kalohet te konsumatorët, si në Evropë, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara”, shtoi Goodman.

Lufta tregtare në rritje e Uashingtonit me Pekinin gjithashtu do të sjellë pasoja globale që do ta godasin Evropën drejtpërdrejt dhe tërthorazi.

Kina njoftoi më 4 prill se do të vendosë tarifa shtesë prej 34 për qind për importet nga Shtetet e Bashkuara, si kundërpërgjigje për tarifat e të njëjtit nivel të shpallura nga Trump. Tarifa “reciproke” e vendosur ndaj Kinës pason tarifën prej 20 për qind që tashmë është në fuqi nga administrata Trump.

Trump gjithashtu shenjtëroi vendet përmes të cilave kompanitë kineze kanë devijuar produktet drejt tregut amerikan, përfshirë Vietnamin, i cili tani përballet me një tarifë të re prej 46 për qind.

Siç shpjegon I’Anson nga Kpler, Shtetet e Bashkuara përbëjnë rreth 25 për qind të eksporteve kineze, por me atë treg tani të ngarkuar me tarifa, eksportuesit kinezë do të duhet të ulin çmimet dhe të riorientojnë produktet drejt tregjeve të tjera.

Kjo mund të çojë në një përmbytje të importeve kineze me çmime të ulëta në mbarë botën, diçka që Brukseli ka thënë se tashmë po e ndjek dhe po përgatit masa kundërpërgjigjeje për të mbrojtur prodhuesit evropianë.

“Është shumë e mundur që mund të kemi një përmbytje të mallrave që hyjnë në Evropë në një mënyrë që shkakton probleme të vërteta ekonomike për evropianët”, tha Kilcrease.

“Kjo mund të krijojë një tjetër barrë për konkurrueshmërinë e kompanive evropiane që prodhojnë mallra të ngjashëm”./REL

tarifat e donlad trump evropa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet