LIVE UPDATES
Bota

Si ka ndryshuar Gjermania në kohën e luftës në Ukrainë?

Shumica e ekspertëve gjermanë të sigurisë dhe ekspertëve të mbrojtjes, si dhe analisti i DGAP, Mölling thonë se Ukraina po mbron lirinë e të gjithë Evropës.

23 Dhjetor 2023, 08:51 Nga r.ll
Si ka ndryshuar Gjermania në kohën e luftës në Ukrainë?
oolaf scholz

BERLIN- Njerëzit në Gjermani do të duhet të mësohen me militarizimin e mëtejshëm të jetës së përditshme vitin e ardhshëm. Për këtë janë të bindur ekspertët e sigurisë në vend. Çështjet e luftës dhe të mbrojtjes do të përcaktojnë gjithnjë e më shumë vendime politike. Arsyeja është se rreziku i një sulmi rus në territorin e NATO-s është bërë më real që nga fillimi i agresionit të madh rus të Ukrainës dy vjet më parë.

Kjo shihet që nga ndërtimi i rrugëve, një shembull nga të shumtët, thotë politologu Christian Mölling në një intervistë për DW. "Me siguri duhet të rinovojmë rrugët, duhet të rinovojmë urat”, thotë ai. Shumë rrugë dhe ura në Gjermani nuk ishin projektuar për të përballuar barrën e tankeve dhe pajisjeve të tjera ushtarake.

Mölling drejton Qendrën për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP). Së fundmi zgjoi vëmendjen e Berlinit me një analizë se, në skenarin më të keq, NATO-s i duhen pesë vjet për t'u riarmatosur. Përndryshe, frikësimi përmes epërsisë ushtarake ndaj Rusisë nuk do të ekzistonte më.

Ndryshimi i epokës

Gjermania po përjeton një ndryshim të shpejtë epokal: Për tre dekada, që nga rënia e Perdes së Hekurt, gjermanët ishin të sigurt se fundi i Luftës së Ftohtë do të përjashtonte edhe rrezikun e një lufte të nxehtë, siç është sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. Por kjo ka marrë fund.

Kjo do të thotë se diskutimet politike që nuk kanë ekzistuar që nga fundi i Luftës së Ftohtë janë kthyer në jetën e përditshme për gjermanët. "Mbrojtja e përgjithshme ka të bëjë veçanërisht me forcimin e infrastrukturës civile dhe shoqërisë, në mënyrë që ata të mund t'i rezistojnë ngjarjeve të luftës," shpjegon Mölling. Kjo do ta bënte planifikimin e një ure të re rrugore në një komunë potencialisht të rëndësishme ushtarake. Domethënë nëse kjo urë mund të luante një rol strategjik në rast të një mbrojtjeje.

Por Mölling e sheh këtë edhe si një mundësi: për të rivendosur aftësinë mbrojtëse të vendit, Gjermania duhet "të pezullojë disa rregullore për një periudhë të caktuar kohe. Ne e përshkruam këtë në letër si: investimet lart, rregulloret poshtë."

Problemet e gjermanëve me ndryshimet

Njerëzit në Gjermani e kanë të vështirë të përballen me realitetet e reja. Kanë kaluar pothuajse dy vjet që kur kancelari gjerman Olaf Scholz shpalli një "pikë kthese" në Bundestag, me një fjalim historik në fund të shkurtit 2022. Scholz me këtë fjalim donte të bënte të qartë se ushtria gjermane dhe aftësitë mbrojtëse janë kthyer në një prioritet si para rënies së Murit të Berlinit.

Shumica e ekspertëve gjermanë të sigurisë dhe ekspertëve të mbrojtjes, si dhe analisti i DGAP, Mölling thonë se Ukraina po mbron lirinë e të gjithë Evropës. Për më tepër: nëse Ukraina humbet nga Rusia, presidenti rus Putin do të vazhdojë të bëjë luftë dhe në fund do të sulmojë NATO-n.

Por kur u pyetën se ku duhet të kursejë Gjermania para nëse nuk ka më para të mjaftueshme, 54 për qind e të anketuarve në Gjermani kohët e fundit theksuan ndihmën për Ukrainën në Deutschlandtrend. Ndërsa në një tjetër sondazh nga Televizioni i Dytë Gjerman (ZDF), gati 70 për qind thanë se Ukraina duhet të vazhdojë të furnizohet me armë dhe më shumë pajisje ushtarake.

Edhe analisti i DGAP, Christian Mölling, e sheh këtë kontradiktë mes popullatës në politikën gjermane. "Shumë njerëz, përfshirë edhe Gjermaninë, nuk e kuptuan se nuk mund të shtypet butoni dhe të prodhohen tanket për një ditë”, thotë politologu në një intervistë për DW. "Thjesht duhet një kohë tepër e gjatë për të ndërtuar kapacitete të tilla prodhimi. Ajo që mund të fajësoni qeverinë federale, por edhe të gjitha qeveritë në Evropë, është se ato ende nuk e kanë kuptuar se nevojitet të prodhohet shumë më shumë." thotë Mölling. Dhe kjo "jo sepse Ukraina ka nevojë për të, por edhe ne kemi nevojë për të."

Përgatitjet për një Trump të ri

Kjo vlen në veçanti kur dihet se nesër mund të vie prapë Donald Trump në pushtet, e ai kishte vënë në pikëpyetje të ardhmen e NATO-s. "Ne duhet të përgatitemi për këtë që tani”, thotë kreu i Institutit për Ekonominë Botërore (ifw), Moritz Schularick, në një intervistë për DW – e jo vetëm kur të vijë koha. Instituti kërkimor nga Kieli publikon në "Ukraine Support Tracker" - një përmbledhje të ndihmës ushtarake dhe financiare ndërkombëtare për Ukrainën. Ifw përditësoi së fundmi këtë tabelë ku thuhet se Gjermania është tani furnizuesi i dytë më i rëndësishëm i armëve në Ukrainë pas SHBA-së.

Por prodhimi gjerman i armëve ende nuk është rritur ndjeshëm, kritikon analisti i DGAP, Christian Mölling: "Aktualisht thjesht po mbyllim vrimat, nuk po fillojmë të ndërtojmë kapacitete të reja prodhimi, që do të na mundësonin të jemi gati në kohë me planet e parashikuara"./DW

gjermani lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet