LIVE UPDATES
Bota

Si e nxitën ndryshimet klimatike valën e të nxehtit në Evropë?

Emetimet e gazrave serrë nga aktivitetet njerëzore e kanë ngrohur planetin për rreth 1.2 gradë Celsius qe nga kohërat para-industriale. Kjo do të thotë se, gjatë ngjarjeve ekstreme të nxehtësisë, mund të shënohen temperatura më të larta.

20 Korrik 2022, 21:25 Nga k.m.
Si e nxitën ndryshimet klimatike valën e të nxehtit në
Foto ilustruese

Evropa është përfshirë nga një valë rekorde e të nxehtit dhe zjarret janë duke shpërthyer në të gjithë Mesdheun. Ndryshimet klimatike i bëjnë valët e të nxehtit edhe më të rënda, edhe më të shpeshta. Kjo ka ndodhur në shumicën e rajoneve tokësore dhe është konfirmuar nga paneli global i shkencëtarëve të klimës (IPCC) i OKB-së. Emetimet e gazrave serrë nga aktivitetet njerëzore e kanë ngrohur planetin për rreth 1.2 gradë Celsius qe nga kohërat para-industriale. Kjo do të thotë se, gjatë ngjarjeve ekstreme të nxehtësisë, mund të shënohen temperatura më të larta.

“Çdo valë e të nxehtit që po përjetojmë sot, është bërë më e nxehtë dhe më e shpeshtë për shkak të ndryshimeve klimatike”, thotë Friederike Otto, shkencëtare për klimën në Kolegjin Imperial në Londër.

Por, në valët e të nxehtit ndikojnë edhe kushte të tjera. Në Evropë, për shembull, qarkullimi atmosferik është një faktor i rëndësishëm. Një studim i publikuar në revistën Nature këtë muaj ka zbuluar se valët e të nxehtit në Evropë janë rritur për tri-katër herë më shpejt se në pjesë të tjera të hemisferës veriore. Autorët e studimit e kanë lidhur këtë ndodhi me ndryshimet në rrymat e ajrit.

Për të zbuluar saktësisht se sa ndikojnë ndryshimet klimatike në një valë specifike të të nxehtit, shkencëtarët bëjnë “studime të atributeve”.

Nga viti 2004 janë bërë më shumë se 400 studime të tilla për ngjarje ekstreme të motit - përfshirë: nxehtësinë, përmbytjet dhe thatësirën - dhe është llogaritur se sa rol kanë luajtur ndryshimet e klimës në secilën prej tyre. Këto kanë përfshirë simulimin e klimës moderne dhe krahasimin e saj me simulimin e një klime pa emetime të gazrave serrë, të shkaktuara nga njerëzit.

Për shembull, shkencëtarët në organizatën “World Weather Attribution” kanë konstatuar se vala rekorde e të nxehtit në Evropën Perëndimore, në qershor të vitit 2019, ka 100 herë më shumë gjasa të ndodhë tani në Francë dhe Holandë, për shkak të ndryshimeve klimatike që kanë shkaktuar njerëzit. Temperatura mesatare globale është rreth 1.2 gradë Celsius më e lartë se në kohërat para-industriale. Kjo është duke shkaktuar tashmë ngjarje ekstreme të të nxehtit.

“Mesatarisht në tokë, ekstremet e nxehtësisë që do të kishin ndodhur një herë në dhjetë vjet pa ndikimin e njeriut në klimë, tani janë tri herë më të shpeshta”, thotë Sonia Seneviratne, shkencëtare për klimën në organizatën ETH në Cyrih.

Temperaturat do të ndalojnë së rrituri vetëm nëse njerëzit ndalojnë së shtuari gazra serrë në atmosferë. Deri atëherë, valët e të nxehtit pritet të përkeqësohen. Dështimi për t’i trajtuar ndryshimet klimatike, do të bëjë që ekstremet e nxehtësisë të përshkallëzohen dhe të bëhen më të rrezikshme.

Me Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015, vendet kanë rënë dakord për t’i zvogëluar emetimet e gazrave serrë, me qëllim që të kufizojnë ngrohjen globale në 2 gradë Celsius apo 1.5. Politikat aktuale nuk duket se do t’i ulin emetimet aq shpejt.

Vala e të nxehtit që ka ndodhur një herë në dekadë në epokën para-industriale, do të ndodhë 4.1 herë në dekadë me ngrohje prej 1.5 gradësh Celsius dhe 5.6 herë në 2 gradë Celsius, vlerëson IPCC. Nëse ngrohja lejohet të kalojë 1.5 gradë Celsius, atëherë shumica e viteve “do të ndikohen nga ekstremet e nxehta në të ardhmen”, thotë Seneviratne.

Ndryshimet klimatike rrisin kushtet e nxehta dhe të thata të motit, që i ndihmojnë zjarret të përhapen më shpejt dhe të digjen më gjatë. Në Mesdhe, kjo ka bërë që sezoni i zjarreve të fillojë më herët dhe të zgjasë më shumë. Vitin e kaluar, më shumë se gjysmë milioni hektarë janë djegur në Bashkimin Evropian. Ka qenë ky sezoni i dytë më i keq i zjarreve në BE, pas rekordit të shënuar në vitin 2017. Moti më i nxehtë, gjithashtu, heq lagështinë nga bimët, duke i kthyer ato në lëndë të thata, që ndihmojnë në përhapjen e zjarreve.

“Kushtet më të nxehta dhe më të thata tani, thjesht e bëjnë [situatën] shumë më të rrezikshme”, thotë Mark Parrington, shkencëtar në “Copernicus”. Vendet si Portugalia dhe Greqia përjetojnë zjarre shumicën e verës dhe kanë infrastrukturë për t’i menaxhuar ato. Megjithatë, të dyja ato kanë marrë ndihmë urgjente nga BE-ja këtë verë. Temperaturat më të nxehta janë duke shkaktuar zjarre edhe në rajone që nuk janë mësuar me to dhe janë më pak të përgatitura.

Menaxhimi i pyjeve dhe ndezjet janë, po ashtu, faktorë të rëndësishëm. Sipas të dhënave të BE-së, në Evropë, më shumë se nëntë nga dhjetë zjarre ndizen nga aktivitetet njerëzore, të tilla si: zjarrvëniet, skara, linjat e energjisë elektrike ose xhamat e ndotur. Vendet, përfshirë Spanjën, përballen me tkurrje të popullsisë në zona rurale, pasi njerëzit lëvizin në qytete, duke lënë forca më të vogla punëtore për të pastruar bimët dhe “karburantet” që ndezin zjarre në pyje.

Shkencëtarët pajtohen se pa reduktime të mëdha të gazrave serrë që shkaktojnë ndryshime klimatike, valët e të nxehtit, zjarret, përmbytjet dhe thatësira do të përkeqësohen ndjeshëm.

“Kur ta shikojmë sezonin aktual të zjarreve pas një ose dy dekadash, ndoshta do të duket i butë në krahasim [me atë që do të vijë]”, thotë Victor Resco de Dios, profesor i inxhinierisë pyjore në Universitetin Lleida të Spanjës./VOA

zjarret ne bote

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet