LIVE UPDATES
Bota

Si duhet t’i gjykojë Izraeli ata që kryen sulmin më të rëndë në historinë e tij?

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

25 Mars 2024, 07:35 Nga M.B
Si duhet t’i gjykojë Izraeli ata që kryen sulmin më të
Një grua duke ecur në Jerusalem me fëmijën e saj afër murit me fotografi të pengjeve të kidnapuara në sulmin e 7 tetorit të kryer prej Hamasit në jug të Izraelit.

LINDJE E MESME- Sulmet e pashembullta të Hamasit në jug të Izraelit e kanë nxitur një dilemë ligjore: Si duhet një shtet, që e ka përjetuar sulmin më të rëndë në histori, t’i përballë kryesit me drejtësinë? Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Izraeli është duke i mbajtur në paraburgim qindra palestinezë të Gazës, të akuzuar për pjesëmarrje në sulmin e 7 tetorit, që e ka nxitur luftën me Hamasin. Tani ky shtet është duke shqyrtuar mënyra si t’i ndjekë penalisht të dyshuarit dhe si të jetë afër izraelitëve, përfshirë familjet e viktimave.

Asnjëra prej mundësive aktuale nuk duket e përshtatshme. Gjyqet penale masive në numër mund t'i stërngarkojnë gjykatat tashmë të ngarkuara në Izrael. Një tribunal lufte, i krijuar nën qeverinë e ekstremit të djathtë në Izrael mund të mos jetë mjaftueshëm kredibil. Lirimi i të dyshuarve, si pjesë e marrëveshjes për t’i liruar pengjet e Izraelit që mbahen në Gazë, do t'i shqetësonte jashtë mase izraelitët veçse të traumatizuar.

“Ata kanë vrarë, dhunuar, plaçkitur dhe janë zënë duke e kryer veprën”, ka thënë Yuval Kaplinsky, ish-zyrtar i lartë në Ministrinë e Drejtësisë në Izrael. “Nuk ekziston një opsion i artë për gjykim”.

Grupet për të drejta të njeriut kanë thënë se sa më shumë që e shqyrton Izraeli mënyrën e duhur për gjykim, aq më gjatë do të përballen të dyshuarit me kushte të këqija dhe pa asnjë kontakt me botën. Të paktën 27 palestinezë prej Gazës kanë vdekur sa kanë qenë në mbajtje izraelite prej kur ka nisur lufta, sipas shifrave izraelite. Izraeli është përballur vazhdimisht me çështje ligjore kur ka qenë fjala për të dyshuarit palestinezë – dhe është kritikuar për këtë gjë. Ky vend zakonisht e përdor masën e ashtuquajtur 'ndalim administrativ' për t’i mbajtur palestinezët që nuk janë ngarkuar me ndonjë akuzë.

Palestinezët e dyshuar prej Bregut Perëndimor gjykohen në gjykatat ushtarake të Izraelit. Palestinezët dhe grupet për të drejta të njeriut kanë thënë se sistemi pothuajse gjithmonë shpall vendime fajësie. Izraeli, në anën tjetër, deklaron se kryen proces të drejtë dhe burgos ata që kërcënojnë sigurinë. Shawan Jabarin, që udhëheq grupin palestinez për të drejta të njeriut, Al-Haq, ka thënë se çdo gjyq i mbajtur prej Izraelit nuk do të ishte kredibil.

“Ky është sistemi që kanë izraelitët: jonjerëzor, i padrejtë. Nuk ka process të drejtë”, ka thënë ai.

Në sulmet e 7 tetorit, mijëra palestinezë e kanë kaluar kufirin prej Gazës në Izrael, i kanë thyer linjat e mbrojtjes dhe kanë nisur sulmet në komunitetin që ka qenë ende në gjumë. Ata kanë vrarë familje të tëra, kanë përndjekur pjesëmarrësit e një festivali muzikor dhe kanë kryer dhunë seksuale. Hamasi i ka marrë atë ditë rreth 250 pengje, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, dhe tani besohet se i mban rreth 100 prej tyre. Izraeli, më pas, i ka shpallur luftë Hamasit, dhe si pasojë e ofensivës së tij tokësore dhe ajrore janë vrarë më shumë se 31.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Grupet për ndihma tregojnë se situata në Gazë është e rëndë dhe ka rrezik për uri të thellë.

Gjykatat penale të Izraelit janë të ndara prej gjykatave ushtarake dhe konsiderohen si të pavarura prej ndikimit politik. Mirëpo Barak Medina, profesor i juridikut në Universitetit Hebre të Jerusalemit, ka thënë se gjykimi i qindra të dyshuarve do të ngarkonte shumë sistemin dhe procesi do të zgjaste me vite. Zyra e Mbrojtësve Publikë të Izraelit ka thënë se të dyshuarve nuk do t’ua ofrojë një avokat të financuar prej shtetit, pasi vlerëson që avokatët izraelitë të trazuar prej sulmeve të Hamasit janë të papërshtatshëm dhe nuk kanë gatishmëri të merren me këto raste. Sipas transmetuesit publik të Izraelit, Kan, Zyra ka sugjeruar angazhimin e avokatëve të huaj, duke marrë shembullin e gjyqit penal ndaj Adolf Eichmann-it më 1961, njërit prej organizatorëve kryesorë të Holokaustit.

Disa ekspertë e konsiderojnë atë gjyq si precedent, sepse ka qenë i profilit të lartë, ka trajtuar ngjarje traumatike dhe e ka sfiduar kornizën ligjore ekzistuese të Izraelit. Përmes transmetimit publik të tmerreve të llahtarshme të nazistëve, gjyqi ka ofruar një lloj çlirimi për të mbijetuarit e Holokaustit. Eichmann, i cili është zënë prej agjentëve të Mossadit në Argjentinë, është përfaqësuar prej një avokati gjerman dhe është shpallur fajtor për krime kundër njerëzimit, krime kundër popullit hebre dhe krime lufte. Ai është ekzekutuar më 1962, hera e vetme që Izraeli e ka kryer një dënim me vdekje. Një gjyq i ngjashëm për krimet e Hamasit mund të shërbejë sërish si lehtësim për izraelitët dhe t’iu ofrojë ndjesinë e drejtësisë.

Mirëpo gjyqi i Eichmann-it është fokusuar te vetëm një i pandehur. Kaplinsky, ish-zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, ka thënë se narrativat e prezantuara në gjyqet penale do të mund të funksionojnë edhe kundër Izraelit, dhe kështu përbëjnë brumë për kundërshtarët. Shembull, nëse prokurorët dështojnë të bëjnë akuza apo padi për shkak se dëshmitë që kanë nuk janë të mjaftueshme sipas rregulloreve ligjore, atëherë do të ketë zëra që argumentojnë se dhuna seksuale nuk ka ndodhur kurrë. Avokatët mbrojtës edhe do të mund të thonë që të shtënat me armë prej vendasve në Izrael e kanë rritur numrin e viktimave në sulm. Kaplinsky e ka prezantuar një plan para Komitetit parlamentar izraelit që sugjeron se krijimi i një tribunali për zhvillimet e 7 tetorit, është pothuajse gjë e kryer.

Tribunali nuk do të thërriste dëshmitarët, mirëpo do të bazohej në dokumentet e forcave izraelite të sigurisë, si dhe në dëshmitë e dhëna prej të dyshuarve, pas marrjes në pyetje. Të dyshuarit do të duhej të paguanin vetë për mbrojtje. Ende nuk është bërë e ditur nëse një plan i tillë do të mund të jetësohet. Dahlia Scheindlin, analiste politike që e ka shkruar një libër për demokracinë e Izraelit, ka thënë se secili tribunal i krijuar nën qeverinë aktuale të ekstremit të djathtë në Izrael, do të kishte ngjyrime politike.

“Do të duket që ligjet janë hartuar sipas preferencave politike të Qeverisë aktuale”, ka thënë ajo.

Medina, profesori i juridikut, ka thënë se duket që shteti nuk ka dashur të marrë asnjë vendim për mënyrën e gjykimit të të dyshuarve, pasi ka pritur që ata do të lirohen në kuadër të ndonjë marrëveshjeje për pengjet. Ministria e Drejtësisë në Izrael nuk ka pranuar të komentojë. Tani për tani, shumë të dyshuar po konsiderohen “luftëtarë të paligjshëm”, që nënkupton se Izraeli mund t’ua zgjasë pa afat kohën e ndalimit, t’ua pamundësojë komunikimet me avokatë dhe do t’i mbajë të klasifikuara procedurat ligjore. Grupet për të drejta të njeriut kanë thënë se mungesa e transparencës mund të rezultojë me hapësirë për abuzime.

Gjendja aktuale e vështirë e Izraelit është e ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara pas sulmeve të 11 shtatorit, kur ka tentuar të kapë liderin e Al-Kaidës, Osama bin Laden. Lidhur me atë rast, SHBA-ja ka dërguar mijëra të dyshuar në burgun në Guantanamo Bay në Kubë. Qendra e ndalimit atje është kthyer ndërkohë në qendër të zemërimit ndërkombëtar, për shkak të torturimit të të burgosurve dhe insistimit të SHBA-së për t’i mbajtur pa afat kohor ata burra, ndonëse nuk kanë pasur akuzë. Avi Kalo, i cili udhëheq një program ndërkombëtar për çështje ligjore në Institutin Ndërkombëtar për Kundërterrorizëm në Universitetin Reichman të Izraelit, dhe i cili ka qenë në të kaluarën këshilltar në departamentin e inteligjencës në ushtrinë izraelite, ka thënë se situata është ndryshe tani, sepse të ndaluarit e 7 tetorit janë duke u mbajtur në territorin izraelit dhe ata do të ngarkohen sipas ligjeve të Izraelit.

Kjo nënkupton që rastet do të kenë mbikëqyrje ligjore, ndonëse grupet për të drejta të njeriut tërheqin vërejtjen që ajo lloj e mbikëqyrjes ka të meta. Tal Steiner, drejtore ekzekutive e Komitetit Publik kundër Torturës në Izrael, ka thënë se dëshmitë e dhëna prej të burgosurve që janë liruar, japin shenja se të ndaluarit po pranojnë pak ushqime dhe po përballen me trajtim çnjerëzor, që mund të jetë i barabartë me torturë. Shërbimi Izraelit i Burgjeve, që i ka në mbajtje disa të dyshuar, ka thënë se të burgosurve u janë garantuar të drejtat bazike. Steiner ka thënë se komiteti nuk ka marrë qëndrim për mënyrën më të mirë të përballjes së sulmuesve me drejtësinë.

“Është pyetje e komplikuar ligjore”, ka thënë ajo.

“Mirëpo alternativa e mbajtjes së tyre për kohë të gjatë, pa asnjë kontakt, dhe në kushte të rënda, nuk është, gjithashtu, opsion ligjor”./ REL

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet