LIVE UPDATES
Bota

Si çoi emri i Milan Radoiçiqit në përleshje fizike në Kuvend?

Pak para përleshjes kryeministri Albin Kurti akuzoi qeveritë e kaluara, të cilat, sipas tij, kanë bashkëpunuar me Radoiçiçin. 

13 Korrik 2023, 16:11 Nga k.m.
Si çoi emri i Milan Radoiçiqit në përleshje fizike
Momentet e dhunës

Emri i Milan Radoiçiçit, nënkryetar i Listës Serbe i akuzuar për krime të ndryshme, në kërkim nga institucionet e drejtësisë dhe i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, çoi në përleshje fizike në mes të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ministrave të Qeverisë së Kosovës.

Përleshjes i parapriu një debat i ashpër akuzash rreth një audio-incizimi, në të cilin kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari - Lila, u dëgjua të pranonte se kishte komunikuar me Milan Radoiçiçin vitin e kaluar. Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e akuzoi Qeverinë se është e ‘kapur’ nga Milan Radoiçiçi.

“Çfarë duhet të ndodhë më shumë për të kuptuar se ju jeni të kapur nga krimineli që është në listën e zezë të Amerikës, që ka urdhërarrest nga prokuroria?”, deklaroi Hoxha. Ndërsa, Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tha se komunikimi i Kusari – Lilës me Radoiçiçin, është bërë me leje të kryeministrit.

“Ajo [bisedën me Radoiçiçin] e ka bërë me lejen e tij, por nëse ia ka dhënë detyrë t’i bëjë numrat, ia ka dhënë detyrë edhe ta bëjë komunikimin”, tha Gashi.

Pak para përleshjes kryeministri Albin Kurti akuzoi qeveritë e kaluara, të cilat, sipas tij, kanë bashkëpunuar me Radoiçiçin. 

“Kur kanë qenë qeveritë e kaluara, ky kryekriminel ka qenë në Mitrovicë, ka qenë në Prishtinë. Kontributi ynë është se është në hotelin Kopaonik, në anën tjetër të kufirit, në anën e Serbisë”, u shpreh Kurti.

Siç u bë e ditur në audio-incizimet e publikuara nga portali Nacionale, në kohën kur Kusari – Lila bisedoi me Radoiçiçin, ai ka qenë në kërkim nga Policia e Kosovës, i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar. Milan Radoiçiçi është nënkryetar i subjektit më të madh politik të serbëve në Kosovë, Listës Serbe. Opozita pati reagim të ashpër ndaj Qeverisë pas konfirmimit të Kusari – Lilës se kishte komunikuar me Radoiçiçin për të kërkuar mbështetjen e Listës Serbe për disa iniciativa ligjore.

Vetëvendosje, jo vetëm tani, por edhe para se të vinte në pushtet, e kishte cilësuar Radoiçiçin si një kriminel që punon kundër shtetit të Kosovës. Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë se partitë politike në Kosovë e kanë parë Radoiçiçin si person të rëndësishëm, pasi kanë besuar se përmes tij mund të arrijnë të komunikojnë me serbët e pjesës veriore.

“Përgjimet e fundit, ku përfaqësues të pushtetit aktual tregojnë për përpjekje të dëshpëruara të pothuajse të gjitha partive politike në Kosovë që janë munduar të komunikojnë me këtë person, si mënyrë për të arritur deri te komuniteti serb dhe si mënyrë për t’i zgjidhur krizat në veri”, shprehet Haxholli.

Haxholli thotë se edhe qeveritë paraprake e kanë parë Milan Radoiçiçin “si personin e vetëm që e ka pushtetin dhe kontrollon” komunat veriore. Por, komunikimi me të do të duhej të mos ndodhte pasi ai ishte në kërkim nga policia.

“Pasi [Radoiçiç] është shpallur në kërkim nga drejtësia dhe është sanksionuar nga SHBA-ja, partitë nuk do të duhej të lëshoheshin në komunikime me këtë person dhe as në përpjekje për të negociuar apo arritur ndonjë votim ligji apo çështje tjetër,”- u shpreh Haxholli.

Sipas Haxhollit, duke qenë se Radoiçiçi është edhe nënkryetar i Listës Serbe, partitë shqiptare kanë komunikuar me të kur kanë pasur nevojë për votat e deputetëve të këtij subjekti politik. Duke qenë nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, në të kaluarën u prit në zyrën e kryeministrit të Kosovës. Në kohën sa Ramush Haradinaj ishte kryeministër, ai e priti në zyre Radoiçiçin dhe përfaqësuesit e tjerë të Listës Serbe. Në komunikatën e lëshuar nga zyra e kryeministrit në vitin 2018 pas takimit, thuhej se në takim ishte diskutuar “situata e përgjithshme në Kosovë, me theks të veçantë sa i përket sigurisë, çështjeve ekonomike dhe sociale”.

Por, ky nuk ishte takimi i vetëm i Haradinajt me Radoiçiçin, pasi ishin publikuar fotografi edhe të një takimi të mëhershëm. Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në vitin 2017 përmendi publikisht Radoiçiqin si njeri të fuqishëm në komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Derisa ishte duke folur në një intervistë për ‘Slobodno srpski’ [në shqip: Lirisht serbisht], Haradinaj e përshkroi Radoiçiqin si bashkëpunëtor.

“Unë punoj me njerëz të pjesës veriore, për shembull me Milan Radoiçiçin. Ai ka rolin e tij [në veri],”- kishte thënë Haradinaj.

Me emrin e Radoiçiçit ishte çuditur edhe gazetari, që është serb i Kosovës e që po intervistonte Haradinajn, të cilin e kishte pyetur se kush ishte ai. E Haradinaj ishte përgjigjur "[ai është] dikush nga veriu i cili pyetet për gjithçka dhe unë bisedoj me të”.

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka treguar edhe se si në një rast, më 2017, atëbotë kryeministri Ramush Haradinaj e kishte ftuar të shkonte në një takim në shtëpinë e Milan Radoiçiçit në pjesën veriore.

Bahtiri kishte thënë se Haradinaj i kishte kërkuar atij në shtëpinë e Radoiçiçit që t’i jepej Listës Serbe udhëheqja e Ministrisë së Bujqësisë. Atëbotë Bahtiri ka qenë pjesë e partisë së drejtuar nga Behxhet Pacolli, Aleanca Kosova e Re, ndërsa në koalicion qeverisës kanë qenë PDK-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Aleanca Kosova e Re (AKR), dhe Nisma për Kosovën. Në vitin 2017, Radoiçiçi kishte pasur një takim edhe me Behxhet Pacollin, kryetar i partisë Aleanca Kosova e Re (AKR). Mediat në Kosovë dhe Serbi kishin publikuar një fotografi ku Pacolli shihej në shoqërim të kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiç dhe të Radoiçiçit. Takimi kishte ndodhur në një jaht luksoz në Mal të Zi.

Pacolli kishte thënë se nuk e kishte njohur fare Radoiçiçin dhe kishte kuptuar shumë më vonë se kush ishte ai. Por, takimi kishte ndodhur në kohën kur në Kosovë sapo ishin mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe partitë ishin duke kërkuar partner për formimin e Qeverisë.

2018- Rasti "Oliver Ivanoviç"

Politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviç, u vra në janar të vitit 2018 në Mitrovicë të Veriut dhe për këtë vrasje i dyshuar ishte edhe Milan Radoiçiç. Pak kohë pas vrasjes së Ivanoviçit, institucionet e Kosovës lëshuan urdhër arresti për Radoiçiçin, por ai nuk u arrestua asnjëherë.

Emri i tij u përmend në aktakuzë si një nga udhëheqësit e grupit kriminal, i cili planifikoi vrasjen e Ivanoviçit. Në muajin mars të vitit 2021, pa ndonjë shpjegim, Prokuroria Speciale e Kosovës tërhoqi urdhërarrestin për Milan Radoiçiqin për rastin ku ai dyshohej për “planifikim” të vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Më 20 korrik, Radoiçiç u rizgjodh kryetar i Listës Serbe, subjektit më të madh politik serb në Kosovë.

Në janar të vitit 2022, Milan Radoiçiç u shpall në kërkim sërish nga institucionet e Kosovës, por këtë herë për dyshimin se ka ndikuar në frikësimin e dëshmitarëve në rastin e njohur si “Brezovica”. Me këtë vendim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Departamentit për Krime të Rënda, Radoiçiçi është ende në listën e personave të kërkuar. Më shumë se 100 persona janë hetuar e dhjetëra të tjerë janë akuzuar për ndërtime pa leje, degradim të ambientit dhe marrje të ryshfetit.

Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku, kishte thënë për Radion Evropa e Lirë në dhjetor të vitit 2022 se Radoiçiqi ka tentuar t’i pengojë hetimet duke “ndikuar te dëshmitarët bashkëpunues, duke i kërcënuar dhe frikësuar ata që të mos bashkëpunojnë me prokurorinë”. Një muaj më vonë, në shkurt, Radoiçiq arriti t’i ikte Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak derisa po hynte në Kosovë nga Serbia. Disa zyrtarë policorë u suspenduan pasi nuk kishin reaguar në mënyrë adekuate për të pamundësuar arratisjen.

Ndonëse në kërkim, Radoiçiçi u fut në territorin e Kosovës ilegalisht më 5 korrik 2022. Nga veriu i Kosovës përmes një videomesazhi, Radoiçiçi tha se ai ishte kthyer dhe se sipas tij, serbët e dinë se çfarë do të thotë rikthimi i tij. Në dhjetor të vitit 2021, Milan Radoiçiç, Zvonko dhe Zharko Veselinoviç, Srgjan Vuloviç, Zhelko dhe Andrija Bojiç dhe Radulle Steviç - të gjithë serbë nga Kosova – u vendosën në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së. Ky grup, sipas Departamentit të Thesarit të SHBA-së, është i angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas DASH-it, grupi gjithashtu ka bërë komplot me politikanë të ndryshëm për favore të ndërsjella, përfshirë dhënien e ryshfetit zyrtarëve kosovarë të sigurisë, për të lejuar operacione të tyre të kontrabandës midis Serbisë dhe Kosovës në fillim të vitit 2019 dhe dhënien e ryshfetit zyrtarëve kufitarë të Kosovës për t’iu lejuar kontrabandistëve kalim të sigurt në fund të vitit 2017. Ndërsa, në shtator të vitit 2022, Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj Zvonko Veselinoviçit, Milan Radoiçiçit dhe Slobodan Teshiçit, si pjesë e masave të saj globale kundër korrupsionit. Milan Radoiçiç, një biznesmen nga industria e ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe, thuhet se "ka përfituar nga përvetësimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t'u dhënë kontrata fitimprurëse kompanive të tij të ndërtimit"./REL

dhune ne kuvendin e kosoves

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen