LIVE UPDATES
Bota

"Shumë premtime nga vendet e NATO-s!" Analiza: Mbërritja e F-16 nuk ia zgjidh problemin e luftës Ukrainës

Kohëzgjatja e procesit, nga prokurimi i avionëve luftarakë dhe trajnimi i pilotëve ukrainas e deri te fluturimi i tyre, e ka zemëruar Kievin.

12 Korrik 2024, 10:16 Nga M.B
"Shumë premtime nga vendet e NATO-s!" Analiza: Mbërritja e
Foto ilustruese

UKRAINA- Tufa e parë me avionët luftarakë F-16, prodhim amerikan, do të mbërrijë së shpejti në Ukrainë nga Danimarka dhe Holanda. Ata do të fluturojnë mbi qiejt ukrainas këtë verë, tha të mërkurën sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Kohëzgjatja e procesit, nga prokurimi i avionëve luftarakë dhe trajnimi i pilotëve ukrainas e deri te fluturimi i tyre, e ka zemëruar Kievin.

Rusia ka pasur kohë për ta përgatitur mbrojtjen në përpjekje për ta asgjësuar ndikimin e avionëve F-16, ndërkohë që Ukrainës i është dashur të mbijetojë me një mbrojtje të dobët ajrore, e cila është shumë më e vogël sesa mbrojtja ajrore e sofistikuar e armikut. Më poshtë mund t’i lexoni disa fakte për mënyrën se si avionët F-16 mund ta ndihmojnë Ukrainën dhe për pengesat me të cilat përballet ajo për përdorimin e tyre.

Disa analistë thonë se vetëm avionët F-16 nuk do të dëshmohen si pikë kthese në luftën pushtuese që Rusia e nisi në shkurt të vitit 2022.

“Duhet ta ndani simbolizmin nga ndikimi i mirëfilltë në fushëbetejë – i cili do të jetë i dobishëm por i thjeshtë, posaçërisht në fillim”, tha Mark Cancian, këshilltar i lartë për Programin e Sigurisë Ndërkombëtare në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS).

Serhii Kuzan, kryetar i Qendrës Ukrainase për Siguri dhe Bashkëpunim, një grup hulumtues joqeveritar, tha se nevojiten së paku 60 avionë për operacione të mëdha në përpjekjet e Ukrainës për ta zmbrapsur aviacionin rus matanë kufijve të vet. Ligjvënësja Oleksandra Ustinova, e cila e udhëheq komisionin parlamentar të Kievit për armët dhe municionet, tha se Ukraina ka nevojë për gati 120 avionë F-16, për ta forcat dukshëm mbrojtjen ajrore. Derisa pilotët fitojnë përvojë në qiejt ukrainas dhe ushtria ndërton infrastrukturën ajrore, dërgesat e para mund ta ndihmojnë Ukrainën së paku ta forcojë mbrojtjen e vet ajrore, thonë ekspertët.

“Do të ofrojnë paksa mbrojtje ajrore dhe, mbase, do të ndihmojnë për t’u mbrojtur kundër Shahedëve [dronëve të prodhimit iranianë] dhe kundër raketave lundruese”, tha Justin Bronk, hulumtues i lartë i teknonologjisë dhe fuqisë ajrore në Royal United Services Institute (RUSI).

Ushtria ukrainase ka punuar fort për ta kufizuar kërcënimin ndaj avionëve F-16 në muajt e fundit, duke i sulmuar sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë, sipas Kuzanit.

“Formimi i fushëbetejës, posaçërisht në jug, është duke ndodhur tashmë. Ukraina ka armë për ta sulmuar vazhdimisht mbrojtjen kryesore ajrore të Rusisë”, tha ai. Trajnimet do të jenë vendimtare.

“Mund të kesh shumë avionë luftarakë të shpejtë, por nëse ata nuk kanë armë efektive dhe ekuipazh për t’i përdorur ata me taktika efektive, atëherë ata do të rrëzohen me shumicë”, tha Bronk.

Kohëzgjatja e trajnimit të pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve F-16 ka qenë tema kryesore e bisedimeve për dërgimin e më shumë se 70 avionëve luftarakë që i janë premtuar Ukrainës. Deri në fund të këtij viti, Ukraina pret t’i ketë së paku 20 pilotë të gatshëm për t’i fluturuar avionët F-16, thotë Ustinova. Sipas saj, në fillim Ukraina do të ketë më shumë avionë F-16 sesa pilotë të kualifikuar.

“Nuk është në rregull të presim në radhë për 10 vjet derisa pilotët tanë të jenë të trajnuar”, shtoi ajo.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se pyetet për trajnimet duhet t’i drejtohen Ukrainës dhe kanë theksuar se pilotët mund të stërviten edhe në Evropë. Megjithatë, Bronk tha se kapacitetet e NATO-s janë të mbingarkuara tashmë. Ai shtoi se mirëmbajtja e avionëve është sfidë edhe më e madhe sesa trajnimi i pilotëve. Ai theksoi se shumica e mirëmbajtjes dhe ndreqjeve duhet të kryen brenda Ukrainës dhe se asaj mbase do t’i duhet të varet nga kompani të huaja që e njohin këtë lloj avioni. Rusia i ka rritur tashmë sulmet ajrore në infrastrukturën e cila mund të përdoret për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e avionëve F-16, sipas disa ekspertëve.

“Rusia po i sulmon të gjitha fushat ajrore, bazat e mundshme të avionëve F-16, çdo ditë, dhe po tenton t’i dëmtojë pistat ajrore dhe infrastrukturën. Këto sulme nuk kanë pushuar në dy muajt e fundit”, tha Kuzan.

Objektivat do të bëhen edhe më të cenueshme kur të mbërrijnë avionët, pilotët dhe ekipet mirëmbajtëse. Kjo me gjasë do ta detyrojë Ukrainën të vendosë kundërajrorë për t’i mbrojtur ata, edhe pse ajo përballet me mungesë kundërajrorësh dhe municionesh për ta.

“Ne duhet ta pranojmë faktin se fushat ajrore do të jenë të mbrojtura shumë mirë kur të sulmohen objektivat civile”, tha Kuzan, duke shtuar se çdo bazë do të ketë nevojë për së paku dy kundërajrorë Patriot dhe dy bateri NASAMS, për t’u mbrojtur.

“Sapo t’i përforcojmë aftësitë tona luftarake, ne do t’i zmbrapsim avionët luftarakë të tyre dhe terrori do të marrë fund. Por, dy muajt e parë do të jetë vërtet të vështirë”, shtoi Kuzan./ REL

lufta

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës