LIVE UPDATES
Bota

"Shtetet në konkurencë", gara e Europës në Inteligjencën Artificiale

Nëse Amerika mund të krahasohet me një titan të teknologjisë, Europa nga ana tjetër, i ngjason më tepër një firme startup në një fazë të hershme.

21 Prill 2024, 07:36 Nga M.B
"Shtetet në konkurencë", gara e Europës në
Foto ilustruese

EUROPA- Nuk janë vetëm kompanitë e teknologjisë që po luftojnë për sukses në fushën e Inteligjencës Artificiale. Edhe shtetet duan të kenë përparësi ndaj njëri-tjetrit, shkruan The Economist. Ashtu si me kompanitë, pasuritë kombëtare janë të shpërndara në mënyrë të pabarabartë. Nëse Amerika mund të krahasohet me një titan të teknologjisë, Europa nga ana tjetër, i ngjason më tepër një firme startup në një fazë të hershme.

Ndërsa Amerika krenohet me shumë grupime kompjuterike me më shumë se 20,000 çipa IA të nivelit të lartë, në Europë, një strukturë me 1000 procesorë, konsiderohet e madhe. BE-ja shpreson t’u japë një shtysë firmave startup të Inteligjencës Artificiale në kontinent, duke përdorur flotën e saj në rritje të superkompjuterëve. Kjo ide ishte një nga temat e Samitit EuroHPC, i cili tërhoqi ekspertët europianë të superkompjuterëve në qytetin Antwerp më 18-21 mars.

Por kjo mbledhje tërhoqi më pak vëmendje sesa “Woodstock of AI” e organizuar në Silicon Valley nga kompania Nvidia, prodhuesi i pandalshëm i çipave të Inteligjencës Artificiale. Por për ambiciet europiane, takimi në Belgjikë mund të luajë një rol të rëndësishëm. Pasi mbeti pas Amerikës dhe Kinës në fushën e superkompjuterëve, në vitin 2018, BE-ja prezantoi EuroHPC, një projekt në mbarë bllokun me synim zgjerimin e kapacitetit. Nëpërmjet kësaj nisme, pritet të shpenzohet një shumë prej gati 8 miliardë eurosh (8.7 miliardë dollarë) midis viteve 2018 dhe 2027, në një duzinë apo më shumë superkompjuterë të rinj.

Nga nëntë që janë ndërtuar deri tani, tre prej tyre renditen mes dhjetë makinerive më të fuqishme në botë. Ato kanë rritur pjesën e Europës në fuqinë globale superkompjuterike, nga 15% në vitin 2020, në 22% tani. Në shtator, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se ky stimul do t’i ofrohej pa pagesë kompanive startup europiane të Inteligjencës Artificiale.

Dikur, superkompjuterët shiheshin si fusha e shkencëtarëve që studionin gjëra të ndërlikuara si klima ose reaksionet kimike. Një makinë tipike ishte një koleksion prej dhjetëra mijë njësive të përpunimit qendror me qëllime të përgjithshme (CPU), të ngjashme me ato që fuqizojnë kompjuterët personalë, por të krijuara dhe të lidhura nëpërmjet rrjeteve shumë të shpejta. Në ditët e sotme, disa superkompjuterë përmbajnë gjithashtu disa mijëra njësi përpunuese grafike (GPU).

Këta çipa të specializuar, që prodhohen kryesisht nga firma Nvidia, u krijuan fillimisht duke pasur në mendje videolojërat. Më vonë, falë një rastësie matematikore, u zbulua se ato mund të përdoreshin edhe për ndërtimin e modeleve të Inteligjencës Artificiale. Firmat e Inteligjencës Artificiale shpenzojnë rregullisht një pjesë të madhe të parave që mbledhin nga investitorët, për të blerë përpunues të tillë, ose për t’i marrë ato me qira nga ofruesit e shërbimeve cloud-computing. Dhe firmat amerikane startup, duke qenë se janë më të pasura, e kanë më të lehtë se firmat europiane që të sigurojnë burimet e nevojshme kompjuterike.

BE-ja dëshiron që makinat e EuroHPC ta ndihmojnë kontinentin për të përparuar në garë. Ajo planifikon që t’i pajisë këto makineri me GPU shtesë. Dhe synon të ndërtojë disa qendra të dhënash pranë superkompjuterëve, të cilat do t’i mundësonin firmave të shfrytëzonin fuqinë e tyre kompjuterike. Një nga “fabrikat e para të Inteligjencës Artificiale”, siç i quan ato BE-ja, ka të ngjarë të ndërtohet në qytetin Jülich, në Gjermaninë Perëndimore. Një qendër kërkimore aty pranë, ku Gjermania dikur vuri në provë centralet bërthamore, tashmë është bërë shtëpia e dy superkompjuterëve të fuqishëm.

Nëse gjithçka shkon mirë, këtë vjeshtë do të shtohet një makineri e re prej 500 milionë eurosh, e cila do të jetë makineria më e fortë në Europë. Ajo do të jetë në gjendje të kryejë një miliardë llogaritje marramendëse, në çdo një miliardë të sekondës. Sasia e fuqisë GPU të qendrës në Jülich, është e krahasueshme me atë që përdori firma e njohur amerikane OpenAI, për të trajnuar modelin e saj më të mirë të Inteligjencës Artificiale, të quajtur GPT-4. Për një firmë startup europiane, kjo është një arritje e madhe.

A mund të funksionojë kjo qasje në një shkallë të gjerë? Thomas Lippert, i cili drejton qendrën në qytetin Jülich, pati fat sepse i porositi njësitë GPU nga kompania Nvidia disa vite më parë, përpara se kërkesa për to (dhe çmimi) të arrinte majat. Homologët e zotit Lippert që punojnë në superkompjuterët e tjerë, tani mund ta kenë më të vështirë të marrin çipa të tillë. Ka edhe alternativa të tjera përveç Nvidia-s, por shumica e prodhuesve të modeleve të Inteligjencës Artificiale, parapëlqejnë që të punojnë me platformën e njohur të kësaj kompanie.

Një firmë finlandeze e quajtur Silo AI, duhej të zhvillonte shumë kode përpara se të mund të trajnonte modelin e saj të Inteligjencës Artificiale në superkompjuterin Lumi, në Finlandë, që funksionon me njësi GPU të prodhuara nga kompania AMD, konkurrentja kryesore e Nvidia-s. Për më tepër, do të duhen disa vjet që përpjekjet e BE-së për të mbështetur prodhimin lokal të çipave, të japin frytet e veta.

Edhe nëse projekti EuroHPC do të mund të sigurojë disi harduerin e nevojshëm, mbeten sfida të tjera. Superkompjuterët nuk njihen mirë nga ekspertët e trajnimit të makinerive të përdorura në serverët e qendrave të të dhënave, thotë Anders Dam Jensen, i cili drejton projektin EuroHPC. Edhe pse çdo fabrikë e Inteligjencës Artificiale do të ketë burime për t’i ndihmuar firmat që të përshtasin projektet e tyre për superkompjuterët, kompanitë më premtuese europiane të Inteligjencës Artificiale, mund të parapëlqejnë të shmangin telashet dhe ta braktisin këtë program.

Dhe ndërsa marrja e fuqisë kompjuterike është kryesisht një çështje parash, qasja falas në superkompjuterët europianë do të bëhet me rishikim nga kolegët, çka do të thotë se fituesit zgjidhen nga komiteti (shkencëtarët, për shembull, nuk janë shumë të lumtur që makineritë të lidhen me firma startup). Gjithashtu është e detyrueshme që të bëhen publike rezultatet e punës së përdoruesve, një kërkesë që ndoshta do të kundërshtohet nga shumë aplikues. Kjo mund të jetë arsyeja pse Mistral, një firmë franceze që merret me prodhimin e modeleve të Inteligjencës Artificiale, përdori një superkompjuter italian për të bërë disa eksperimente, por në fakt e trajnoi modelin e saj të fundit të Inteligjencës Artificiale, me ndihmën e firmës amerikane CoreWeave./ Monitor

inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës