LIVE UPDATES
Bota

Universitetet amerikane, në qendër të debatit për lirinë e shprehjes

Universiteti thotë se bëhet fjalë për shqetësimet e sigurisë, jo për lirinë e fjalës. Zyrtarët e tij thonë se kanë marrë një numër alarmues kërcënimesh të dhunshme, pasi e zgjodhën atë për të mbajtur fjalim në emër të studentëve.

20 Prill 2024, 22:22 Nga I.A
Universitetet amerikane, në qendër të debatit për
Proteste

SHBA- Universiteti i Kalifornisë Jugore (USC) anuloi këtë javë fjalimin e diplomimit përfaqësueses së studentëve të vitit të fundit, mes intensifikimit të debateve në Shtetet e Bashkuara lidhur me kufijtë e fjalës së lirë në 1kampuset e universiteteve amerikane.

Asna Tabassum, një studente myslimane në degën e inxhinierisë biomjekësore, u zgjodh mes 100 studentëve më të shkëlqyer, për të mbajtur fjalimin e diplomimit për vitin 2024 në maj. Megjithatë, shkolla e anuloi fjalimin e saj duke përmendur si arsye shqetësimet e sigurisë.

Tabassum e denoncoi vendimin, të cilin ajo ia atribuoi mbështetjes së saj publike për të drejtat e palestinezëve. Ajo tha se ky veprim ishte pjesë e "një fushate urrejtjeje që synon të më mbyllë gojën”.

Universiteti thotë se bëhet fjalë për shqetësimet e sigurisë, jo për lirinë e fjalës. Zyrtarët e tij thonë se kanë marrë një numër alarmues kërcënimesh të dhunshme, pasi e zgjodhën atë për të mbajtur fjalim në emër të studentëve.

USC është vetëm një nga shumë universitetet amerikane që janë përfshirë nga debatet lidhur me rregullat mbi fjalën e lirë dhe protestat në universitete, pas sulmit terrorist të Hamasit në tetor në Izrael dhe mes luftimeve të vazhdueshme në Gazë. Pas javësh apo muajsh protestash në ambjentet e tyre, universitetet kanë ndërmarrë veprime më të forta për të ndëshkuar protestuesit që administratorët thonë se po shkaktojnë kaos.

Të enjten në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, policia arrestoi më shumë se 100 studentë që ishin mbledhur në kampus duke mbajtur protesta pro-palestineze. Dekani tha se protestuesve u ishte thënë disa herë se po shkelnin rregulloret e universitetit dhe se do të pezulloheshin. Studentët thonë se po ushtrojnë të drejtën e fjalës së lirë.

Në Universitetin Amerikan të Uashingtonit, protestat në të gjitha ndërtesat e kampusit janë ndaluar nga presidentja e tij që nga janari. Sipas rregullit të ri, studentët nuk mund të mbajnë tubime, të përfshihen në protesta të heshtura ose të vendosin postera në asnjë ndërtesë të kampusi.

Protesta dhe shqetësime për sigurinë

Në Shtetet e Bashkuara, studentët kanë një histori të gjatë të aktivizmit politik. Nga Lufta e Vietnamit tek të drejtat e abortit, universitetet kanë luajtur një rol kyç në debatet politike amerikane.

Megjithatë, tani studentët thonë se shkolla si Univesiteti Amerikan me një traditë të gjatë angazhimi politik, tani po u mbyllin gojën protestuesve me rregullat e reja.

Arusa Islam, presidente e zgjedhur e studentëve të Universitetit Amerikan, aktualisht nënkryetare, thotë se këto politika po pengojnë një diskutim të hapur rreth politikës së jashtme të SHBA-së.

"Protesta në ambiente të mbyllura nuk përbënte kurrë problem përpara 7 tetorit. Studentët lejoheshin të vendosnin postera në ndërtesa dhe të mbanin protesta të heshtur. Dhe tani ne nuk e kemi më këtë të drejtë. Ne na kanë mbyllur gojën dhe kjo ndikon jashtë mase tek ne”, thotë ajo.

Presidentja e Universitetit Amerikan, Sylvia Burwell, thotë se politikat e reja të shkollës synojnë të sigurojnë që protestat të mos pengojnë aktivitetin e universitetit. Ajo iu referua gjithashtu ngjarjeve të kohëve të fundit në kampus që "i bënë studentët hebrenj të ndiheshin të pasigurt dhe të padëshiruar". Ajo shton se antisemitizmi është i neveritshëm, i gabuar dhe nuk do të tolerohet në Universitetin Amerikan.

Administratorët e universiteteve thonë se po vendosin kufizime modeste në favor të ecurisë normale të mësimdhënies, por kritikët thonë se këto politika kanë një efekt të gjerë.

Në Universitetin Cornell, ku rregullat e reja hynë në fuqi në janar, Claire Ting, nënkryetare ekzekutive e Asamblesë Studentore, tha se politikat kanë pasur një efekt shqetësues në kampus.

"Atmosfera ka qenë e tensionuar lidhur me lirinë e fjalës kohët e fundit," thotë ajo për Zërin e Amerikës. Ting thotë se si studentët ashtu edhe pedagogët mendojnë se politika ka pasur pasoja bllokuese për lirinë e shprehjes.

“Studentët njoftojnë se po përballen me ndëshkime arbitrare lidhur me shkeljen e rregullores e cila nuk është e qartë lidhur me pasojat për mosbindje civile,” shton ajo.

Cornell paralajmëron studentët se mund të merren masa disiplinore nëse protestat pengojnë njerëzit ose trafikun, dëmtojnë pronën e shkollës ose ndërhyjnë në funksionet e shkollës. Universiteti thotë se kjo rregullore garanton lirinë për t’u shpehur, por angazhimi nuk duhet të jetë i dhunshëm.

Fondacioni për të Drejtat Individuale në Arsim, i njohur gjithashtu si FIRE, studion çështjet e lirisë së shprehjes në kampuset amerikane. Këtë vit ky fondacion thotë se një numër "alarmues" studentësh thonë se vetëcensurohen ose se administratat e universiteteteve të tyre nuk janë të qarta për çështjet e lirisë së fjalës.

Harvardi u rendit i fundit në sondazhin e këtij viti. FIRE tha se ky universitet ndëshkoi disa profesorë dhe studiues për ato që kishin thënë ose shkruar, dhe studentët raportuan për një klimë negative lidhur me fjalën e lirë në kampus.

Debati arriti deri në sallën e Kongresit në fund të vitit të kaluar, kur presidentja e Harvardit dëshmoi mbi ankesat për antisemitizëm të përhapur.

"Nuk mendoj se do të gjeni shumë studentë në kampus tani që të thonë se ne jemi etaloni për lirinë e fjalës dhe shkëmbimit të ideve në vend," thotë J. Sellers Hill, president i gazetës shkollore të Harvardit, “The Harvard Crimson”.

Kjo gazetë e ka mbuluar në detaje polemikën e vazhdueshme mbi lirinë e fjalës dhe protestat, si edhe dorëheqjen e ish-presidentes Claudine Gay, pas dëshmisë së saj në Kongres.

"Mendoj se askush nuk do ta mohonte se Harvardi ka punë për të bërë drejt përparimit në këtë drejtim", thotë ai.

Marrë nga VOA

asna tabassum

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës