Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Kërkesa e Uashingtonit ka shtuar shqetësimet në rritje mbi furnizimin me armatime amerikane të luftës që ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve në rajonin palestinez që prej sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit dy muaj më parë.
SHBA- Administrata e Presidentit Biden i ka kërkuar Kongresit të miratojë shitjen e 45 mijë predhave për tanket izraelite që po përdoren në ofensivën kundër Hamasit në Gazë, sipas një zyrtari amerikan. Kërkesa e Uashingtonit ka shtuar shqetësimet në rritje mbi furnizimin me armatime amerikane të luftës që ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve në rajonin palestinez që prej sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit dy muaj më parë.
Shitja e këtyre predhave kap shifrën e 500 milionë dollarëve, ndërsa procesi po shqyrtohet nga komisionet përkatëse për Marrëdhënet me Jashtë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve. Një zyrtar amerikan, i cili nuk pranoi të identifikohej, dhe ish zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Josh Paul, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Departamenti Amerikan i Shtetit po i nxit komisionet e Kongresit që ta miratojnë shitjen, pavarësisht kundërshtimeve nga aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut mbi përdorimin e armëve amerikane në konflikitin mes Hamasit dhe Izraelit.
Sipas zyrtarit amerikan, administrata e Presidentit Biden gjithashtu po shqyrton mundësinë e përdorimit të aktit emergjent për kontrollin e eksportit të armëve për të bërë të mundur që për një pjesë të municioneve, 13 mijë nga 45 mijë predha, të anashkalohen komisionet dhe procesi i rishikimit, dhe pse sipas tij nuk është marrë ende një vendim përfundimtar. Shtetet e Bashkuara vendosën të premten veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara, që bënte thirrje një armëpushim të menjëhershëm të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, duke izoluar diplomatikisht Uashingtonin ndërsa mbron aleatin e tij.
Uashingtoni thotë se armëpushimi do t’i jepte mundësi Hamasit që të riorganizohej dhe në vend të armëpushimit përkrah ndërprerjen e përkohshme të luftimeve për të mbrojtur civilët dhe për të bërë të mundur lirimin e pengjeve të marra nga militantët gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael. Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera e kanë shpallur Hamasin organizatë terrorriste.
Mirosllav Lajçak KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajça...
Foto ilustruese LIBI- Grupi libanez Hezbollah njofton se ka kryer 8 sulme ushtarake kundër objekteve ushtarake izraelite pranë zonave kufitare ju...
Mahsa Amini Familja e Mahsa Amini, e cila do të merrte çmimin Saharov nga Bashkimi Evropian, nuk u lejua të largohej nga Irani për n...
Eli Cohen IZRAEL- Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Gute...
Vladimir Putin Nga Con Coughlin “Daily Telegraph” Ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë tashmë në një ngër&c...
Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është akuzuar se e ka tradhtuar Republikën e Francës, pasi mor...
RUSI- Rusia ka reaguar ndaj vetos që ju vendos rezoltuës së OKB-së, që bënte thirrje për një armëpushim të m...
Foto Ilustruese DUBAI- Në Konferencën Ndërkombëtare të klimës, që po zhillohet në Dubai u preza...
Olena Zelenska UKRAINË- Zonja e parë e Ukrainës i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t&eum...
Liridona Ademaj KOSOVË- Vrasja e 30-vjeçares, Liridona Ademaj pak ditë më parë në Prishtinë ka lënë një...