LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Rusia po rrit aftësitë anti-satelitore

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se ky veprim i Rusisë mund të bjerë ndesh me një traktat që ndalon armët e shkatërrimit në masë në hapësirë.

16 Shkurt 2024, 17:59 Nga M.B
Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Rusia po rrit aftësitë
Foto ilustruese

SHBA- Rusia po krijon një armë kundër satelitëve, konfirmoi Shtëpia e Bardhë të enjten, pasi një ligjvënës ngriti alarmin mbi atë që ai e cilësoi si një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se ky veprim i Rusisë mund të bjerë ndesh me një traktat që ndalon armët e shkatërrimit në masë në hapësirë. Megjithatë, sipas tyre, ky nuk është një kërcënim urgjent. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell, zyrtarët thonë se nuk ka vend për panik, ndërsa ligjvënësit u takuan me dyer të mbyllura për të diskutuar këtë çështje. E gjithë vëmendja është drejt hapësirës, pas konfimimit të Uashingtonit se Rusia, e cila lëshoi një raketë në fillim të këtij muaji, po investon në një teknologji që Shtëpia e Bardhë thotë se mund të shkelë një traktat që ndalon armët e shkatërrimit në masë në hapësirë.

“Mund të konfirmoj se ka të bëjë me aftësitë anti-satelitore që Rusia po zhvillon. Dua të jem i qartë për disa gjëra menjëherë. E para, kjo nuk është një aftësi aktive dhe gatshme. Dhe megjithëse angazhimi i Rusisë për zhvillimin e kësaj aftësie është shqetësues, kjo nuk përbën kërcënim të menjëhershëm për sigurinë e askujt. Nuk bëhet fjalë për një armë që mund të përdoret për të sulmuar njerëzit ose për të shkaktuar shkatërrim fizik në Tokë“, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby.

Kongresi diskutoi të enjten këtë çështje në një takim me dyer të mbyllura.

“Të gjithë dolëm me përshtypje shumë të forta se administrata po e merr këtë çështje shumë seriozisht dhe se ka një plan”, tha ligjvënësi republikan Mike Turner.

Zyrtarët e Pentagonit thanë se Forca Hapësinore amerikane është e gatshme të mbrohet. Analistët thonë se ushtria amerikane është e qartë mbi rreziqet në hapësirë.

“Ndërsa në të kaluarën hapësira ishte një përparësi dytësore për të gjitha shërbimet e tjera ushtarake, tani është përparësi kryesore për dikë në Pentagon dhe ata kanë filluar me të vërtetë të lëvizin në këtë drejtim”, thotë Todd Harrison nga Instituti amerikan “Enterprise”.

Shumë nga aktivitetet tona tokësore, që nga sistemet që rregullojnë transportin global, tek sistemet ushtarake, e deri tek satelitët e motit, kontrollohen nga hapësira. Analisti Harrison thonë se vendet e tjera janë të vetëdijshme për këtë dhe kanë zhvilluar teknologjinë e tyre ushtarake.

“Ne përdorim hapësirën për kaq shumë gjëra të ndryshme në ushtri, saqë nëse një kundërshtar mund të na marrë hapësirën dhe na mohon mundësinë për të përdorur ato sisteme hapësinore, ata do të pengonin avantazhet më të mëdha të ushtrisë amerikane. Pra, kjo është arsyeja pse kombet e tjera, si Rusia dhe Kina në veçanti, kanë investuar në aftësi anti-satelitore për vite”, thotë zoti Harrison.

Kirby, i cili tha se Rusia me këto veprime mund të jetë duke shkelur Traktanin e Hapësirës së Jashtme, shtoi se masa e parë e Uashingtonit është diplomatike.

"Planifikojmë të angazhohemi drejtpërdrejt me rusët, si dhe me aleatët dhe partnerët”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Ekspertët e kontrollit të armëve thonë se traktati i vitit 1967 nuk jep hollësi mbi pasojat. Por, ata thonë se shkelja e tij do të alarmonte fuqitë e tjera të mëdha.

“Kjo do të ndikonte në ekonomimë globale dhe sigurisht shoqërinë. Pra, Kina do të ishte thellësisht e shqetësuar. India do të ishte jashtëzakonisht e shqetësuar, vende me të cilat Rusia ka marrëdhënie më të mira, sesa ato me ne. Pra, mendoj se do të pasohej me qortim. Kjo mund të mjaftojë për ta nxitur Rusinë të tërhiqet”, thotë Daryl Kimball nga Shoqata e Kontrollit të Armëve. Se çfarë do të ndodhë, mbetet të shihet./ VOA

shba rusia

Sondazh

Poll
Bota 16 Shkurt 2024, 17:41 h.k

DW: Konferenca e Sigurisë në Mynih

Foto ilustruese GJERMANI-Në Mynih fillon nga 16 shkurti deri 18 shkurt për të 60-n herë Konferenca e Sigurisë - MSC ësht&eum...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet