LIVE UPDATES
Bota

Shqiptarët shesin masivisht shtëpitë në Mitrovicë, banorët: Po i blen qeveria serbe

Ata kritikojnë institucionet e vendit për mosinteresim total ndaj tyre, ndonëse kishin bërë thirrje ndër vite që qeveria të krijojë një fond dhe t’i blejë vetë këto shtëpi e prona, për ta ndaluar spastrimin etnik që Serbia po e kryen në atë pjesë.

22 Maj 2022, 18:05 Nga DOSJA
Shqiptarët shesin masivisht shtëpitë në Mitrovicë,
Foto ilustruese

Shqiptarët e Lagjes së boshnjakëve në veri të Mitrovicës janë duke i shitur me të madhe shtëpitë e tyre për para të majme, derisa Qeveria e Serbisë po i blen ato duke realizuar kështu planin e saj strategjik të kamotshëm, spastrimin etnik dhe ndryshimin e strukturës demografike në këtë pjesë të rëndësishme të qytetit të Mitrovicës dhe të vendit në përgjithësi.

Banorët thonë se dikur kjo lagje ishte e banuar me më shumë se 80 për qind shqiptarë, ndërsa tani kanë mbetur vetëm 10 për qind. Ata kritikojnë institucionet e vendit për mosinteresim total ndaj tyre, ndonëse kishin bërë thirrje ndër vite që qeveria të krijojë një fond dhe t’i blejë vetë këto shtëpi e prona, për ta ndaluar spastrimin etnik që Serbia po e kryen në atë pjesë.

Gjithçka zhvillohet pa shumë zhurmë, ndërsa nuk flasin publikisht as ata që blejnë, por as pronarët e shtëpive që i shesin. Fetije Pirqi, banore e Lagjes së boshnjakëve, është në hall se si të veprojë me shtëpinë e saj. Ajo duke kritikuar qeverinë për mosinteresim ndaj banorëve shqiptarë të veriut, thotë se nëse trendi i shitjes së pronave vazhdon kështu, do të detyrohet ta shes edhe vetë shtëpinë e saj. 

“Po, po shiten shtëpitë e shqiptarëve, veç kush s’po mundet, ndërsa ne po mbetemi këtu vetëm. Qeveria nuk po interesohet për neve, s’po dimë edhe ne që jetojmë këtu çka me bë… Nuk e kam ndërmend me shit shtëpinë njëherë, por çka bëhet më vonë, nëse mbetem e fundit, edhe unë duhet ta shesë, por tash për tash, jo…Nëse vazhdon kështu, sigurisht se do të zbrazet krejt lagjja. Këtu si po shitet shtëpia, po i bien menjëherë serbët. Konkretisht, u shit shtëpia e Ramadan Kelmendit të ndjerë sikur me thënë të premten, të hënën i kanë sjellë tre familje, të cilat s’kemi pasur dëshirë fare, por çka me bë”, ka thënë Pirqi. 

Tomor Bahtiri, konfirmon po ashtu blerjen me të madhe të shtëpive të shqiptarëve në këtë lagje nga ana e Qeverisë së Serbisë, duke thënë se nëpër shtëpitë e blera po vendosen familje serbe siç tha ai, të cilat nuk e dinë prej nga po vijnë. Ai fajëson të gjitha qeveritë e deritashme që kanë lejuar një gjë të tillë, ndërsa shtoi se nëse ky trend i shitjes së shtëpive vazhdon kështu, në këtë lagje nuk do të mbetet asnjë shqiptar. 

“Po, kohën e fundit kanë filluar të shiten shumë, sidomos këtu në Lagjen e boshnjakëve. Është duke i blerë qeveria e Serbisë me të madhe, po vendosë familje serbe të cilat nuk dihet prej nga po vijnë. Këtu normalisht është dashur t’i blejë qeveria jonë, jo tash kjo e Kurtit, por qeveritë paraprake. Do të thotë të gjitha janë fajtore për lejimin e shitjes së shtëpive nga ana e shqiptarëve…Nëse vazhdon ky trend i shitjes kështu, për një kohë të shkurtër këtu për fat të keq nuk ka me mbet shqiptarë të cilët jemi autoktonë, mund të them prej që ngroh dielli tokën sepse jemi vendali dhe autoktonë këtu”, theksoi Bahtiri. 

Emir Azemi, po ashtu banor i kësaj lagje dhe ish-zëvendëskryesues i Kuvendit të Mitrovicës Veriore, bënë të ditur për KosovaPress, se pronat e shqiptarëve këtu po blihen me prapavijë politike dhe etnike. Sipas tij, vetëm këtë vit kanë filluar të ndërtohen 10 ndërtesa kolektive 3-4 katëshe me nga 12 banesa, që nënkupton vendosjen e gjithsej 120 familjeve. Ai shtoi se ndërtimet bëhen pa kritere, pa kushte urbanistike, janë tërësisht politike dhe në këtë formë Serbia po bën spastrimin etnik dhe ndryshimin e strukturës demografike në këtë pjesë.

 “Brenda këtij viti në këtë rrugë ku ndodhemi ose në Lagjen e Boshnjakëve janë shitur dy ose tre prona të shqiptarëve dhe blerësit janë serbë, përkatësisht organet paralele të Serbisë që veprojnë këtu sepse këta të cilët po vendosen këtu nuk janë blerës por pranues të shtëpive që dhurohen nga organi paralel, që lenë të kuptohet se këto prona blihen me prapavijë politike dhe etnike… Thjeshtë, veprimi për të blerë prona, për të ndërtuar ndërtesa kolektive vetëm këtë vit, në bazë të asaj që kam parë, janë 10 ndërtesa të cilat kanë filluar të ndërtohen, që i bie nga 12 banesa, do të thotë 120 familje të reja do të vijnë këtu, të cilat nuk kanë qenë kurrë…Në rrethanat kur kjo pronë blihet me prapavijë politike dhe etnike, sepse këta blejnë një parcelë të shqiptarit në një zonë ku janë 7-8 shtëpi të shqiptarëve, pastaj atë e rrënojnë dhe ndërtojnë një ndërtesë, i pasivizojnë edhe këto 6 parcela, sepse aty më këta nuk do të lejojnë të ndërtohet diçka, për shkak se do të kërkojnë kushte urbanistike ose do të krijojnë kushte urbanistike për ndërtesën e re siç është parkingu, zona e gjelbër, këndi për fëmijë etj dhe në këtë formë bëjnë spastrimin etnik dhe ndryshimin e strukturës demografike të popullsisë për një periudhë 30 ose 40 vjeçare… Ndërtimet janë pa kritere, pa kushte urbanistike dhe me qëllime tërësisht politike. Nëse i sheh me sy si po ndërtohen këto ndërtesa, ato po ndërtohen shkel e shko, në skaj të rrugës, po e shfrytëzojnë hapësirën pothuajse tërësisht dhe në këtë formë ata pasivizojnë tërësisht një ose pesë parcela tjera që në të ardhmen mund të ndërtohej diçka tjetër. Thjeshtë për mendimin tim ky ndërtim është i kundërligjshëm, pa kritere urbanistike, dhe me prapavijë politike

Azemi ka tërhequr vërejtjen se nëse vazhdon kështu dhe nuk ka ndërhyrje nga ana e Qeverisë së Kosovës, shumë shpejtë në këtë pjesë do të mbetet një numër tepër simbolik i shqiptarëve, sa për ta arsyetuar qëllimin se ky qytet është multietnik.

Ai thotë se në të kaluarën është takuar me Haradinajn dhe Kurtin për t’i informuar rreth situatës në veri, por u shpreh i zhgënjyer sepse siç tha ai, as njëri dhe as tjetri nuk kanë bërë asgjë konkrete për këtë pjesë.

…T’ju them sinqerisht nëse nuk ka ndërhyrje të qeverisë, me këtë ritëm ne kemi mbetur shumë pak, mund të them se në rrugën ku unë banoj kemi qenë të gjithë shqiptarë dhe të komunitetit boshnjak, tani kam mbetur vetëm unë, sepse të gjithë i kanë shitur. Do të thotë nëse shkon me këtë ritëm numri i shqiptarëve do të jetë tepër simbolik sepse këta do ta mbajnë një numër të shqiptarëve këtu sa për të pasqyruar se ky vend është multietnik, por ndikimi i tyre do të jetë minimal sepse këta pretendojnë ta forcojnë elementin serb në këtë pjesë të qytetit, e më vonë ta shtrijnë ndikimin edhe më tutje sepse këta nuk janë duke u ndalur. Jam i habitur sepse më herët kam pasur kontakte me ish kryeministrin Haradinaj sa nuk ka qenë në pushtet, e kam takuar në një kohë të largët edhe Kurtin dhe ia kam njohur qëndrimet, dhe jam i habitur me të dytë, sepse i kaluari ishte në qeveri dhe nuk bëri asgjë, i tashmi prapë është në qeveri dhe nuk është duke bërë asgjë, jam tërësisht i befasuar dhe i zhgënjyer si e ka lënë në harresë këtë pjesë tejet të rëndësishme të qytetit të Mitrovicës”, theksoi Azemi. 

Në anën tjetër, Fevzi Beqiri, përfaqësues i Lagjes së boshnjakëve, pranon se situata rreth shitjes së shtëpive në këtë lagje është shqetësuese. Ai paralajmëroi se nëse shteti i Kosovës nuk ndërhynë menjëherë, kjo lagje do të mbetet pa shqiptarë shumë shpejtë. Nëse ndodhë kjo, shtoi ai, atëherë përgjegjëse do të jenë të gjitha qeveritë e deritashme pa dallim. 

“Mjerisht situata është shqetësuese, Shtëpitë janë duke u shitur, disa fshehtë e disa hapur. Këto po i shiten qeverisë së Serbisë dhe jo individëve, pronarëve dhe jo qytetarëve serbë të Kosovës, por drejtpërdrejtë qeverisë së Serbisë… Si është e mundur që qeveria e Serbisë 400 kilometra larg nga këtu vjen dhe investon në shtetin sovran të Kosovës, kurse qeveritë tona40 kilometra larg, nuk e marrin mundin me ardhë me shiku se çka po ndodhë në territorin e Republikës së Kosovës… Nëse vazhdon kështu dhe nuk ndërhynë shteti i Kosovës, shumë shpejtë këtu do të mbetet pa shqiptarë, dhe atëherë do të jenë përgjegjëse të gjitha qeveritë duke përfshirë edhe këtë aktualen. Unë shpresoj se kjo qeveri aktuale duhet urgjentisht me reflektu, me bë parandalimin e shitjes nga pronarët shqiptarë dhe nëse ka nevojë qeveria e Kosovës duhet ta ndaj një fond të veçantë në mënyrë që t’i blejë pronat e shqiptarëve dhe të ndërprejë kolonizimin e një Serbie fashiste e cila po ndodhë …Dihet mirë se veriu ka qenë 80 për qind i banuar me shqiptarë, kurse sot mjerisht nuk jemi as 10 për qind. Duke filluar nga të gjitha lagjet të cilat kanë qenë me shumicë shqiptare, sot ne jemi qytetarë të rendit të dytë, nuk kemi kurrfarë të drejte dhe gjithçka në veri funksionon vetëm serbisht… Mjerisht ky ndryshim po ndodhë prej Qubrilloviqit dhe Serbia ia ka arritur qëllimit në një masë shumë të madhe, por nëse vazhdon kështu Serbia fashiste po ia arrin qëllimit për ndryshimin e demografisë shqiptare e cila ka qenë 80 për qind me shqiptarë”, sqaroi për KosovaPress Beqiri.

KosovaPress-i ka provuar të marrë një prononcim rreth këtyre blerjeve nga përgjegjësit e komunës paralele në veri të Mitrovicës, e cila i nënshtrohet drejtpërdrejtë urdhrave të Beogradit, por ata nuk kanë pranuar të flasin.

Marrë nga KosovaPress

Sondazh

Poll

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!