"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Fjala e presidentit polak në parlament gjatë vizitës së tij të paparalajmëruar në Kiev, u prit me ovacione.
Presidenti polak Andrzej Duda u bë i pari udhëheqës i huaj që mbajti një fjalim brenda parlamentit ukrainas, që kur Rusia filloi agresionin më 24 shkurt. Gjatë një vizite në Kiev të dielën, ai deklaroi nga foltorja e parlamentit, se Ukraina nuk duhet të dorëzohet përpara kërkesave të Presidentit rus Putin dhe se ajo duhet të vendosë vetë për fatin e saj.
Fjala e presidentit polak në parlament gjatë vizitës së tij të paparalajmëruar në Kiev, u prit me ovacione.
“Janë shfaqur zëra shqetësues që thonë se Ukraina duhet të bëjë lëshime përballë kërkesave të Putinit. Vetëm Ukraina ka të drejtën të vendosë për të ardhmen e saj... asgjë (nuk mund të vendoset) për juve, pa ju,”- tha zoti Duda mes brohoritjeve të ligjvënësve ukrainas.
Presidenti polak tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë që Rusia të tërhiqet plotësisht nga territori ukrainas.
“Nëse Ukraina sakrifikohet për... arsye ekonomike apo ambicie politike, qoftë edhe një centimetër nga territori i saj, kjo do të ishte një goditje e rëndë jo vetëm për kombin ukrainas, por edhe për të gjithë botën perëndimore”, tha zoti Duda.
Polonia është vendi ku lindi Lëvizja Solidariteti e sindikatave të punëtorëve, që luajti një rol të rëndësishëm në dhënien fund të komunizmit në Evropën lindore dhe marrëdhëniet e Polonisë me Rusinë kanë qenë prej kohësh të tensionuara. Që kur Rusia filloi sulmin në Ukrainë, Varshava është pozicionuar si një ndër aleatët më të vendosur të Kievit.
Polonia ka këmbëngulur për sanksione të forta ndaj Rusisë dhe ka ngritur zërin në mbështetje të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian. Zoti Duda e rikonfirmoi mbështetjen në fjalimin e tij të dielën.
“Nuk do ta gjej qetësinë derisa Ukraina të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, deklaroi të dielën zoti Duda.
Polonia, e cila ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas që kur Rusia sulmoi fqinjin e saj, është bërë një portë kryesore për ndihmën humanitare perëndimore dhe armët që shkojnë në Ukrainë./VOA
Pamje nga Ukraina Ukraina përjashtoi mundësinë e një armëpushimi ose lëshimi territorial ndaj Moskës, ndërsa Rusia ...
Recep Tajip Erdogan TURQI- Pranimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do të forconte mbrojtjen e aleancës në verilindje dhe do t...
Autori TURQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në qytetin e Alanyas, në rajonin e An...
Foto ilustruese AZIA JUGORE-Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje të përhapura në pjesë të Bangladeshit dhe...
Lufta ne Ukraine UKRAINË- U deshën disa javë duke fjetur në arka me granata në vend të krevatit dhe duke fshehur fytyrën...
Emigrant GREQI- Një anije me emigrantë ka rrezikuar të mbytet në një zonë detare në verilindje të Rodosit ku n...
Foto ilustruese RUSI- Rusia ka publikuar një listë prej 963 zyrtarëve qeveritarë dhe udhëheqëve amerikanë, të cil&e...
Vladimir Putin RUSI- Burimet ushtarake perëndimore kanë bërë një zbulim interesant gjatë ditëve të fundit, du...
foto ilustruese BELGJIKË-Belgjika bëhet vendi i parë që vendos karantinën e detyrueshme 21-ditore për&nbs...
Albin Kurti KOSOVË- Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kërkuar që Bondsteel, ka...