LIVE UPDATES
Bota

Shqetësime për varësinë nga droga të ushtarëve rusë të kthyer nga lufta

Në mënyrë që të konfirmohet një krizë potenciale, do të merrte kohë së paku një ose dy vjet.

18 Qershor 2023, 09:05 Nga I.A
Shqetësime për varësinë nga droga të ushtarëve
Ushtare

RUSI- “Ministria e Mbrojtjes ka një departament për rehabilitimin psikologjik, por nuk po bëhet asnjë punë reale për trajtimin në shkallë të gjerë të çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD)”, tha një doktor i specializuar për varësinë nga droga në rajonin e Rostovit të Rusisë, i cili gjendet në kufi me Ukrainën.

“Mirëpo, kur ata persona shohin tmerret e luftës - gjymtyrë të prera, plagë të hapura, vdekje – shumë prej tyre do të mundohen t’i largojnë ato mendime me alkool dhe drogë. Përndryshe ata do të çmendeshin”, shtoi doktori për REL-in, i cili kërkoi që identiteti i tij të mos zbulohej.

Në mënyrë që të konfirmohet një krizë potenciale, do të merrte kohë së paku një ose dy vjet.

Teksa dhjetëra mijëra ushtarë të regjistruar për të shërbyer në luftën e Rusisë në Ukrainë kanë filluar të kthehen në shtëpi, ekspertët ushtarakë dhe të shëndetit publik që folën për Radion Evropa e Lirë, theksuan shqetësimet për një rritje të varësisë nga droga dhe pasojat e saj në shoqëri.

Sipas statistikave të qeverisë, varësia ndaj amfetaminave sintetike, veçanërisht mefedronit, e njohur shpesh si "kripa" në Rusi, tashmë është në rritje.

Që nga fillimi i qershorit, janë regjistruar raste penale të lidhura me mefedronin në zonën e Krasnodarit, Adygeya, rajonin e Moskës, Kostroma, Kurgan, Chelyabinsk dhe Perm, shumica e të cilave përfshijnë trafikim të dyshuar.

Analistët i thanë Radios Evropa e Lirë se një arsye pse rastet e drogës duket se po shtohen në ushtri, është se ushtarët fillimisht nuk janë kontrolluar për varësi nga droga. Qyteti lindor i Ukrainës, Donjeck, i cili qeveriset nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014, është vendi ku trupat ruse kalojnë më së shumti kohë.

Një vullnetar rus që ndihmon në koordinimin e ndihmës humanitare në zonën e konfliktit, duke folur në kushte anonimiteti, tha se kushtet në Donjeck i shtynë ushtarët të përdorin drogë.

"Është pothuajse një vend që konsiderohet për t’u relaksuar - ka shumë restorante, klube dhe vende të tjera argëtimi. Nuk është e vështirë të blesh drogë. Ushtarët që vijnë nga vija e frontit, veçanërisht ata që janë në gjendje të marrin pagën e tyre në para, përfitojnë nga kjo. Dhe, komandantët priren të mos ndërhyjnë”, tha ai.

Sipas një analize të Radios Evropa e Lirë të dosjeve të gjykatave të shumta në Rusinë jugperëndimore, ku ushtarët nga lufta në Ukrainë ka të ngjarë të dalin në gjyq, numri i çështjeve të lidhura me drogën që kalojnë nëpër gjykatat ushtarake ruse tashmë është në rritje.

Në Krasnodar, një gjykatë ushtarake dha një dënim për posedim droge në vitin 2020 dhe tre të tjerë në vitin 2021 dhe 2022. Megjithatë, vetëm në mars të këtij viti pati tri dënime të tilla.

Në shumicën e rasteve që Radio Evropa e Lirë i hulumtoi, gjykata e uli dënimin pasi mori parasysh përvojën luftarake të ushtarit dhe çfarëdo dekorate lufte.

Ushtari me kontratë, Aleksei Sokologorsky, u shpall fajtor në prill nga gjykata ushtarake në Pyatigorsk, në rrethin e Stavropolit, për blerjen e dy gramë substance mefedron në Kamensk-Shakhtinsky, një qytet afër kufirit me Ukrainën.

Gjykata e dënoi Sokologorsky me tre vjet e gjysmë me lirim me kusht, pavarësisht faktit se një dënim për posedim "në shkallë të gjerë" zakonisht kërkon burgim prej tre deri në dhjetë vjet. Kjo u bë pasi mori parasysh një dekoratë ushtarake të fituar gjatë luftimeve në Ukrainë.

Eduard Moiseyev, një tjetër ushtar me kontratë, u shpall fajtor në mars nga një gjykatë ushtarake në Rostov-on-Don, kryeqyteti i rajonit, për blerjen e mefedronit. Pavarësisht nga dosja jo e mirë ushtarake e Moisejevit, gjykata mori parasysh kohën e kaluar duke shërbyer në Ukrainë dhe i dha atij dënimin minimal prej 220 eurosh.

Aslan Dotdayev, gjithashtu ushtar, u gjobit me 330 euro në po të njëjtin muaj nga një gjykatë e Rostovit për posedim të marihuanës. Të dhënat tregojnë se iu gjet droga pasi u arrestua nga policia ushtarake në gjendje të dehur. Gjykata fshehu vendndodhjen e ndalimit të tij, gjë që ekspertët ligjorë pohojnë se është një tregues se krimi ka ndodhur në një zonë të pushtuar të Ukrainës.

Vadim Bai u dënua me gati tre vjet burgim në maj nga gjykata e Krasnodarit, pasi e shpalli atë fajtor për mosbindje ndaj urdhrave gjatë "një kohe mobilizimi dhe aksioni ushtarak". Ai me sa duket refuzoi të transferohej në një zonë luftimi duke thënë se kishte varësi nga droga. Terapia e tij për varësinë u zhvillua midis dhjetorit 2022 dhe janarit 2023, sipas dëshmisë së dhënë në gjykatë nga të afërmit e tij.

*Video nga arkivi për mercenarët e kthyer të grupit Wagner

Sipas librit të vitit 2016 ‘Duke gjuajtur lart: Një histori e drogës dhe luftës’, nga historiani polak Lukasz Kamienski, çështja e varësisë nga droga tek ushtarët është një histori e gjatë. Sipas Kamienskit, një studim i Pentagonit i vitit 1973 zbuloi se deri në 15 për qind e anëtarëve të shërbimit amerikan që u kthyen nga Vietnami ishin të varur nga heroina. Një përqindje shumë më e lartë ishin duke abuzuar me amfetamina si Benzedrine.

Në librin e tij, Kamienski argumenton se abuzimi me amfetaminën mund të ketë qenë një faktor kontribuues në disa nga mizoritë e kryera nga ushtarët amerikanë ndaj civilëve vietnamezë.

"Për ushtarët, një vetë-mjekim i tillë është shpesh mënyra e vetme për të reduktuar barrën psikologjike të luftimit dhe tmerret e luftës", tha ai.

Sipas Kamienskit, shumë ushtarë sovjetikë që ishin vendosur në Afganistan në vitet ’80, u bënë të varur nga heroina. Ka pasur raste kur zyrtarët kanë shitur armatim për drogë. Për të vazhduar “zakonin” e tyre edhe për pak kohë, "Ushtarët e kthyer zakonisht sillnin në shtëpi me vete hashash, heroinë ose opium... Shtimi i të varurve nga ushtarët ngriti çështjet e tjera përcjellësi në shoqërinë sovjetike. Kthimi i ushtarëve çoi në intensifikimin e kontrabandës së drogës nga Afganistani dhe Pakistani në Bashkimin Sovjetik”, shtoi ai.

Në prill, Insider, një media hulumtuese e fokusuar në Rusi, shqyrtoi komentet e bëra nga familjet e ushtarëve në grupet e private të bisedave në disa platforma të mediave sociale. Një person tha: "Kam parë që shumë nga djemtë që janë kthyer, kanë ndryshuar shumë. Në fillim të marsit u kthye djali i një të afërmi. Ai tashmë ka vdekur nga mbidoza".

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet