6 Dhjetor 2022, 17:15
Nga d.a.
Policia e Kosoves
KOSOVË- Policia e Kosovës ka dalë me deklaratë zyrtare në lidhje me situatën në veri të vendit ku gjatë natës ka patur disa incidente dhe ditën e sotme janë raportuar dy shpërthime në Zubin Potok.
Në njoftimin e policisë thuhet se në komunat Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri, njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të kryerjes së detyrave dhe kompetencave të tyre ligjore.
Policia pranon se në disa zona në Zubin Potok dhe në Veri të Mitrovicës janë regjistruar disa incidente ku ka patur të shtëna shkrepje dhe shpërthime.
“Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor”, thuhet në komunikatë.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore, në vazhdimësi po angazhohet në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore komfor situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në Veri të Mitrovicës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke u bazuar edhe në bashkëpunimin ndërinstitucional i ka bërë kërkesë Policisë së Kosovës për asistencë rreth përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat në veri të vendit.
Me këtë rast, Policia e Kosovës njofton opinionin publik në lidhje me zhvillimet e sigurisë në veri të vendit se, sot më datë 6 dhjetor 2022, në komunat Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri, Njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të kryerjes së detyrave dhe kompetencave të tyre ligjore.
Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor.
Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë në vend dhe ndërmerr masa të nevojshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës.
tensione në veri të kosovës policia e kosoves
Bota
6 Dhjetor 2022, 17:15
d.a.
Warnock dhe Walker
SHBA- Të martën, shtatë milionë votues të regjistruar në Xhorxhia do të shkojnë në qendrat ...
Bota
6 Dhjetor 2022, 16:54
d.a.
TV rain
LETONI- Kanali i fundit televiziv i pavarur rus, TV Rain, është mbyllur në Letoni pas më pak se pesë muajsh transmetim pas...
Bota
6 Dhjetor 2022, 16:43
d.a.
Michel
TIRANË- Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka folur dhe për integrimin e Bosnje Hercegovinës në komunitetin eu...
Bota
6 Dhjetor 2022, 16:44
d.a.
Lufta ne ukraine
Nga Jaroslav Lukiv për BBC
Ukraina po kalon në mbyllje emergjente për të stabilizuar rrjetin e saj të energjis&e...
Bota
6 Dhjetor 2022, 16:36
d.a.
Borrell
BRUKSEL- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, konfirmoi se Pr...
Bota
6 Dhjetor 2022, 16:24
d.a.
Foto ilustruese
BRUKSEL- Komisioni Evropian pranoi se në raportin vjetor të monitorimit për shtetet që kanë liberalizim t&eum...
Bota
6 Dhjetor 2022, 16:12
d.a.
Shkup
MAQEDONIA E VERIUT- Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për t’i hequr shtetësinë maqedonase oligarkut ...
Bota
6 Dhjetor 2022, 15:58
a.l
emine dzhaparova
RUSI- Shërbimi sekret rus (FSB, ish-KGB) ka bërë thirrje për arrestimin e dy ministrave ukrainas. Lajmin e ka b&e...
Bota
6 Dhjetor 2022, 15:46
a.l
alarmi
UKRAINË- Ukraina nuk gjen qetësi nga zarfat misterioze të lyera me gjak, mesazh kërcënues për të. Këtë ...
Bota
6 Dhjetor 2022, 15:46
d.a.
Petkovic
SERBI- Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviç ka reaguar pas incidenteve të n...