Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të mërkurën, Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të rishqyrtojë projektligjet e miratuara nga qeveria serbe të hënën, në të cilat e shpall Kosovën si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale dhe përcakton, siç thuhet, “kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës”.
SHBA- Shtetet e Bashkuara kritikuan qeverinë e Serbisë për shkak të miratimit të një projektligji mbi juridiksionin gjyqësor serb në Kosovë, për të cilin Bashkimi Evropian tha se përbën shkelje të detyrimeve të Beogradit që dalin nga procesi i bisedimeve në Bruksel.
“Ne pajtohemi me BE-në...”, shkroi të enjten zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller.
“Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e vitit 2023, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe zgjidhjet që dalin nga dialogu për të gjithë qytetarët, përfshirë serbët në Kosovë”, shkroi ai.
Të mërkurën, Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të rishqyrtojë projektligjet e miratuara nga qeveria serbe të hënën, në të cilat e shpall Kosovën si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale dhe përcakton, siç thuhet, “kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës”.
Këto projektligje u paralajmëruar nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç më 13 shtator, si kundërpërgjigje ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për të shuar institucionet e emëruara nga Serbia.
Projektligji për kompetencën e autoriteteve gjyqësore, që ndër të tjera parasheh themelimin e një prokurorie të posaçme dhe një trupi gjykues të posaçëm “për t’i ndjekur penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në përndjekjen e popullatës serbe në Kosovë”, nxiti reagime të ashpra të autoriteteve në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti tha se projektligjet e tilla janë veprime armiqësore dhe agresive ndaj kushtetutshmërisë dhe sigurisë në Kosovë.
“Kërkojmë që në këtë pyetje të përgjigjen me saktësi dhe drejtësi faktorët ndërkombëtarë që na kanë ndihmuar aq shumë, por në të njëjtën kohë duhet të vazhdojnë të na mbështesin sepse Kosova si republikë në të cilën kanë kontribuar ata, sërish po sulmohet nga fqinji ynë verior”, tha ai.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje palëve që të shmangin veprimet që mund të nxisin tensione dhe të përqendrohen në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër./ VOA
Jamshid Sharmahd në një gjykatë në Iran më 2022. GJERMANIA- Gjermania do t’i mbyllë që të tri konsullatat ira...
Foto ilustruese AZIA- Koreja e Veriut u përpoq t’i shfaqë muskujt duke e testuar një raketë të re balistike ndërkontine...
Logo e TEMU Margrethe Vestager është e shqetësuar për artikujt e falsifikuar që shiten përmes TEMU dhe prandaj dëshiron ...
Foto ilustruese RUSI- Sipas qeverisë amerikane rreth 8,000 ushtarë nga Koreja e Veriutkanë arritur tashmë në rajonin kufitar ...
Logo e Vokswagen GJERMANI- Termi "Zeitenwende" (pika e kthesës) është aktualisht në trend. Ai u përdor nga kancelari federal Olaf&...
Foto ilustruese KOSOVA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës Britania e Madhe dhe Japonia mbështetën në Këshillin e Sigurimit...
Pamje nga përmbytjet SPANJA- Të paktën 158 persona kanë humbur jetën në fatkeqësinë më të madhe të p...
Albin Kurti KOSOVA- Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër temat e pakta, ...
Kamala Harris dhe Donald Trump SHBA- Ndërsa kanë mbetur pesë ditë nga zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, kandida...
fotot ilustruese IZRAEL- Luftimet vazhduan të enjten në disa fronte në Lindjen e Mesme, duke marrë jetën e të paktën 16 ...