LIVE UPDATES
Bota

"Për të janë arritur marrëveshje e janë përpiluar propozime!" REL: Nëse jo Kurti, kush duhet ta formojë Asociacionin?

Të gjithë kanë qëndrime për të dhe e komentojnë. Për të janë arritur marrëveshje e janë përpiluar propozime. Por, zgjidhja përfundimtare nuk është arritur kurrë.

1 Nëntor 2024, 07:54 Nga M.B
"Për të janë arritur marrëveshje e janë
Albin Kurti

KOSOVA- Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër temat e pakta, për të cilën flitet gati çdo javë dhe që secilën herë bëhet lajm. Të gjithë kanë qëndrime për të dhe e komentojnë. Për të janë arritur marrëveshje e janë përpiluar propozime. Por, zgjidhja përfundimtare nuk është arritur kurrë.  Asociacioni u riaktualizua më 29 tetor, kur shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, tha para mediave se, si kryeministër i një republike demokratike, nuk mund të formojë asociacione të komunave.

“Komunat asociohen me njëra-tjetrën, koordinohen, bashkëpunojnë. Ju tashmë e dini që ne e kemi një Asociacion të Komunave të Kosovës. Nëse dikush e dëshiron një asociacion tjetër, atëherë kjo duhet të vijë nga komunat... nëse kryeministri do të themelonte asociacion të komunave, ky do të ishte një imponim ndaj komunave”.

Pavarësisht se Kurti i bëri këto deklarata, ai është përfshirë në të kaluarën në diskutimet për themelimin e Asociacionit. Sipas njohësit të çështjeve politike, Agon Maliqi, Kurti, si kryeministër, nuk mund t’i ikë kësaj përgjegjësie.

“Mënyra se si do të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashihet përmes Marrëveshjes mbi Asociacionin dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese - që si rrjedhojë kanë krijuar detyrim politik, por edhe juridik për Qeverinë për ta dërguar për shqyrtim statutin [e Asociacionit]”, tha Maliqi, në disa përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Maliqi konsideron se në këtë rast nuk bëhet fjalë për një asociacion sikurse ai ekzistues i komunave, “por një trup të modelit të ri dhe me kompetenca shtesë, që duhet t’i shtohet rendit juridik, e që për rrjedhojë kërkon rregullim dhe përfshirje të të gjitha niveleve ekzistuese të pushtetit”.

Ndërkaq, Toby Vogel nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel i tha Radios Evropa e Lirë se deklarata e kryeministrit të Kosovës është e pasinqertë.

Sipas tij, “i ka takuar gjithmonë Prishtinës t’i krijojë kushtet për formimin e Asociacionit, por gjithmonë sipas një konteksti të caktuar”.

“Kosova vazhdon të jenë nën masa të Bashkimit Evropian, derisa Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për Banjskën, apo për refuzim të Marrëveshjes së Ohrit. Pse, atëherë, Kurti do ta ndryshonte pozitën e tij në këtë situatë? Nuk ekziston ndonjë përfitim zgjedhor apo diplomatik për të, nëse pranon ta formojë Asociacionin”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për formimin e Asociacionit më 2013 dhe një tjetër marrëveshje për parimet më 2015. Por, Qeveria e Kosovës refuzon të formojë, siç thotë, asociacion njëetnik, ndërsa Serbia insiston për zbatimin e marrëveshjes. Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vlerësuar se marrëveshja për parimet nuk është në përputhje me Kushtetutën në 23 pika të saj, ndonëse ato mund të harmonizohen.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian insistojnë vazhdimisht që Kosova ta dërgojë në Gjykatën Kushtuese një draft-statut për Asociacionin, të cilin e prezantoi Perëndimi në tetor të vitit të kaluar. E pyetur për të komentuar deklaratën e Kurtit, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali, i tha Radios Evropa e Lirë se themelimi i Asociacionit është obligim ligjor për Kosovën, sipas të drejtës ndërkombëtare. Sipas saj, fakti që marrëveshjet për Asociacionin janë arritur në kuadër të dialogut, “nënkupton që secili propozim duhet të diskutohet me Serbinë dhe ndërmjetësuesin e BE-së”.

Edhe në Raportin e Progresit të BE-së për Kosovën, mungesa e hapave drejt themelimit të Asociacionit është përmendur si pengesë në procesin e normalizimit mes vendeve fqinje. Departamenti amerikan i Shtetit i ka thënë Radios Evropa e Lirë se dialogu i Brukselit ka ofruar zgjidhje praktike, "të cilat do t'i promovojnë të drejtat e të gjithë shtetasve të Kosovës, përfshirë ato të serbëve në veri të Kosovës", prandaj ka bërë thirrje për zbatim të marrëveshjeve, përfshirë atë për Asociacionin.

Radio Evropa e Lirë kërkoi nga Qeveria e Kosovës për ta sqaruar më tepër qëndrimin e Kurtit, por nuk mori përgjigje. Në deklarimin para gazetarëve, Kurti ka insistuar në nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë – referencë për një marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 2023. Në një pikë të saj, ajo parasheh që komunitetit serb në Kosovë t’i ofrohet një nivel i caktuar i vetëmenaxhimit. Agon Maliqi beson se pa e dërguar Kosova draft-statutin për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese, “vështirë se mund t’i shohë përfitimet e parapara nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar garanci të sigurisë nëse ndërkombëtarët insistojnë në formim të Asociacionit, edhe pas “tërheqjes së Serbisë nga Marrëveshja Bazë”. I dërguari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar se Serbia e ka tërhequr letrën e nisur nga ish-kryeministrja Ana Bërnabiq, me të cilën kishte dalë kundër Marrëveshjes Bazë. Vetë Serbia nuk është deklaruar publikisht. Kosova do t’i mbajë zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 9 shkurt 2025. Jo pakkush i ka parë deklaratat e bëra së fundmi për Asociacionin si zvarritje të temës deri pas zgjedhjeve. Agon Maliqi në mesin e tyre.

“Deklaratat e kryeministrit i shoh si, thjesht, manovra të përkohshme për heqje të presionit para zgjedhjeve”.

Toby Vogel, ndërkaq, paralajmëroi për presion të shtuar ndaj Qeverisë së radhës. Sipas tij, nëse Kurti i fiton zgjedhjet, “nuk do të mundet pafundësisht të paraqesë arsye të reja pse nuk mund të formohet Asociacioni”.

Ai tha se më e rrugës do të ishte nëse Kurti do t’ua sqaronte komuniteteve pse në situatën aktuale disa marrëveshje të dialogut kanë mbetur pezull, dhe që njëkohësisht Kosova t’ua bëjë të qartë partnerëve që edhe Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e veta.

“Gjithë procesi duhet të zhbllokohet, jo vetëm ngërçi për Asociacionin”, theksoi ai.

Duke e parë situatën aktuale, Vogel vlerësoi se zor që mund të merret dikush me Asociacionin menjëherë pas zgjedhjeve./ REL

albin kurti

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës