LIVE UPDATES
Bota

Shkupi: BE-ja me kthesë serioze drejt zgjerimit

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, tha se për herë të parë pas zgjerimit të fundit, shtetet kandidate kanë marrë një afat kohor të mundshëm për anëtarësim nga një zyrtar i lartë i BE-së.

29 Gusht 2023, 20:41 Nga I.A

Shkupi: BE-ja me kthesë serioze drejt zgjerimit

SHKUP- Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, fjalimin e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, më 28 gusht, e vlerësojnë si një “kthesë serioze” në politikën e Bashkimit Evropian drejt zgjerimit.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiç, tha se për herë të parë pas zgjerimit të fundit, shtetet kandidate kanë marrë një afat kohor të mundshëm për anëtarësim nga një zyrtar i lartë i BE-së.

“Bëhet fjalë për zgjerimin e radhës me anëtarë të rinj në vitin 2030. Është një sinjal shumë i rëndësishëm nga Bashkimi Evropian, të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Ne duam të kapim trenin dhe ta shfrytëzojmë këtë mundësi që po na jepet”, ka deklaruar Mariçiq në një intervistë për agjencinë MIA.

Ai nuk e komentoi deklaratën e Charles Michel se “BE-ja duhet të sigurohet që konfliktet e kaluara, të mos importohen në Union”, apo “shtimin e një të ashtuquajture ‘klauzolë besimi’ në traktatet e anëtarësimit, për të siguruar se vendet që anëtarësohen, nuk do të mund t’i bllokojnë shtetet e ardhshme anëtare”.

Partia opozitare maqedonase, VMRO DPMNE në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë lidhur me deklaratën e presidentit të Këshillit Evropian ka thënë se “është skeptike nëse zgjerimi i BE-së do të mund të bëhet deri në vitin 2030” dhe se “BE-ja duhet të kujdeset që anëtaret e saj, si Bullgaria, të mos importojnë konflikte nga e kaluara në Union”.

Lidhur me deklaratën e presidentit të KE-së, Charles Michel, qëndrime të ndryshme ka edhe mes njohësve të çështjeve ndërkombëtare. Bllagojçe Atanasovski nuk beson se zgjerimi i radhës i BE-së do të ndodhë deri në vitin 2030 dhe deklaratën e zyrtarit të BE-së më shumë e sheh për të “nxitur shtetet anëtare që të vazhdojnë me kursin e reformave”.

“Jam skeptik i madh dhe pesimist real, sepse nuk pres që deri në vitin 2030 të ketë anëtare të reje të Bashkimit Evropian pasi vetë BE-ja e ka humbur kompasin drejt zgjerimit me shtete të reja nga Ballkani Perëndimor. Kemi shtete, të cilat tani dhjetë vjet kanë nisur bisedimet e anëtarësimit dhe nuk janë as në gjysmën e rrugës të anëtarësimit. Mendoj se presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, këtë e ka thënë vetëm të përçojë tone optimiste që të mbahet ritmi i reformave”, thotë Atanasovski.

Sipas tij, deklarata e Michelit se “ne duhet të sigurohemi që konfliktet e kaluara, të mos importohen në BE”, më shumë duhet t’u adresohet disa shteteve anëtare të BE-së sesa shteteve kandidate për anëtarësim, pasi analisti Atanasovski mendon se “shtetet anëtare të BE-së nga Ballkani më së shumti e kanë keqpërdorur mekanizmin e vetos duke i nxjerrë në sipërfaqe problemet nga e kaluara”.

“Në këtë mënyrë, BE-ja po e humb besimin te vendet e Ballkanit. Përkatësisht askush nuk mund të thotë se cila është ajo zgjidhja e problemeve mes shteteve anëtare të BE-së dhe shteteve aspiruese. Rast konkret kemi Maqedoninë e Veriut ku kemi keqpërdorim të çështjeve që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin e çështje të kulturës dhe historisë - gjë që flet se BE-ja e ka humbur besimin sa i përket zgjerimit”, thotë Atanasovski.

Mersel Bilalli, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin FON në Shkup, thotë se duke marrë parasysh zhvillimet konfliktuoze në rajon dhe “talentin” e shteteve për të shpikur probleme nga e kaluara dhe duke shkelur mbi të ardhmen, “BE-ja me të drejtë kërkon mekanizma për të mos i importuar problemet në union”.

“Bashkimi Evropian me të drejtë frikësohet pasi në të ardhmen e afërt mund të ndodhin kushtëzime të tilla mes shteteve tjera të rajonit siç janë Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnja... Maqedonia [e Veriut] ishte një shembull tipik, që nuk arriti me kohë ta zgjidhë problemin [me Greqinë] për emrin në kushte shumë më të volitshme dhe vazhdoi me inatin politik, dhe vazhdon me të njëjtin inat [me Bullgarinë]. Pra, është një mesazh serioz se kodi mental i ballkanasve perëndimor gjithsesi duhet të ndryshojë në qoftë se dëshiron të ndryshojë gjendja e tyre”, vlerëson Bilalli.

Sa i përket zgjerimit deri më 2030, ai thotë se është me rëndësi se për herë të parë nga një zyrtar i lartë i BE-së përmenden afate konkrete për anëtarësimin e vendeve të rajonit në BE. Por, Bilalli thotë se zgjerimi më shumë varet nga rrethanat gjeopolitike, por edhe ndryshimi i “mentalitetit” të shteteve kandidate për anëtarësim.

“Jam relativisht optimist sepse duhet të shohim se si do të zhvillohet gjeopolitika në të ardhmen, e cila është e ndryshueshme. Por, nuk jam shumë optimist duke marrë parasysh kodin mental të Ballkanit Perëndimor, përveçse nëse nuk bëhet një përditësim i shpejtë i integrimeve brenda Ballkanit Perëndimor siç ishte Ballkani i Hapur, që tani integrohet në Procesin e Berlinit. Pra, nëse krijojmë një treg të përbashkët dukshëm do ta relaksojmë ambientin e kontradiktave të brendshme”, thotë Bilalli.

Maqedonia e Veriut statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në BE e ka marrë në vitin 2006, por procesi i anëtarësimit është penguar nga kontestet e pazgjidhura me Greqinë dhe Bullgarinë.

Marrë nga REL

bojan mariçiq charles michel bllagojçe atanasovski

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet