LIVE UPDATES
Bota

Shkollimi i çerdheve- “luks” në Kosovë

Komuna e Fushë Kosovës, me afro 34.000 banorë, ka vetëm një çerdhe publike. Pagesa mujore në çerdhet publike është 40 deri në 50 euro, ndërsa në ato private varion nga 80 deri në 250 euro. Ngjashëm si Fushë Kosova, ose më keq, janë edhe disa komuna të tjera. Ajo e Deçanit, me 40.000 banorë, nuk ka asnjë çerdhe publike për fëmijë.

29 Nëntor 2022, 13:34 Nga k.m.

Shkollimi i çerdheve- “luks” në Kosovë

Vetëm 6.7 për qind e fëmijëve nën 5 vjeç në Kosovë ndjekin edukimin e hershëm në çerdhe, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI). Në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, jetojnë rreth 130.000 fëmijë të kësaj moshe, ndërsa funksionojnë 49 çerdhe publike dhe 177 private. Numri i këtyre institucioneve parashkollore, në raport me nevojat, duket se është i pamjaftueshëm. 

“Sa herë kam shkuar të interesohem për t’i regjistruar fëmijët në çerdhe [publike], më kanë thënë se nuk ka vend”, thotë për Radion Evropa e Lirë Xhavit Hasani, baba i dy fëmijëve, nga Fushë Kosova.

“Njërin fëmijë e kam regjistruar në një kopsht privat, tjetri ka qëndruar në shtëpi, nën përkujdesjen e familjes”, thotë ai, duke shtuar se nuk ka mundur të përballojë çmimin për të dy.

Në familjen 4-anëtarëshe të Hasanit, punon vetëm ai. Komuna e Fushë Kosovës, me afro 34.000 banorë, ka vetëm një çerdhe publike. Pagesa mujore në çerdhet publike është 40 deri në 50 euro, ndërsa në ato private varion nga 80 deri në 250 euro. Ngjashëm si Fushë Kosova, ose më keq, janë edhe disa komuna të tjera. Ajo e Deçanit, me 40.000 banorë, nuk ka asnjë çerdhe publike për fëmijë.

Drejtori i arsimit në këtë komunë, Besnik Hulaj, thotë se atje gjendet një çerdhe publiko-private dhe një private. Sipas tij, edukimin e hershëm e ndjekin rreth 100 fëmijë, por, me gjithë interesimin e REL-it, ai nuk tregon nëse numri i çerdheve është i mjaftueshëm përballë nevojave. Me një çerdhe publike është edhe komuna e Hanit të Elezit, e populluar me mbi 9.000 banorë, konfirmon për Radion Evropa e Lirë drejtori i drejtorisë për arsim, kulturë dhe sport në këtë komunë, Hisni Luri.

Nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF thonë se nga shërbimet e edukimit të hershëm në Kosovë, përfiton vetëm një shtresë e caktuar e popullatës, që ka një situatë më të favorshme financiare. Sipas tyre, kapaciteti i institucioneve parashkollore me kosto të përballueshme është i vogël.

“Në mungesë të institucioneve parashkollore publike, funksionon një numër i institucioneve parashkollore private, me tarifa që konsiderohen si barrë relativisht e rëndë për familjet e Kosovës me të ardhura mesatare mujore”, thotë Bukureza Surdulli, hulumtuese në KOMF.

Paga mesatare bruto në Kosovë, sipas Agjencisë së Statistikave, është rreth 480 euro në muaj. Eksperti i arsimit, Rinor Qehaja, i cili udhëheq Institutin EdGuard në Prishtinë, thotë se mungesa e më shumë çerdheve publike, ia ka pamundësuar një numri të madh të fëmijëve edukimin e hershëm.

Ai thotë se këta fëmijë, në njëfarë mënyre, “janë diskriminuar nga shteti”, pasi familjet e tyre nuk kanë mundur të përballojnë çmimin e çerdheve private.

“Me këtë nivel të ulët të përfshirjes së fëmijëve në edukim të hershëm, ka padrejtësi - në veçanti për fëmijët në zonat rurale. Institucionet shtetërore duhet të garantojnë mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët”, thotë Qehaja për Radion Evropa e Lirë.

Ekspertë të arsimit, më herët, kanë ngritur dilema edhe për cilësinë e edukimit që ofrohet në institucionet ekzistuese parashkollore, për shkak të mbipopullimit të tyre. Për këtë çështje, Kosovës i është tërhequr vërejtja edhe nga Komisioni Evropian, në raportin e progresit për këtë vit. Sipas këtij raporti, pjesëmarrja e fëmijëve në edukimin dhe kujdesin parashkollor -mosha nën 5 vjeç - mbetet e ulët.

Kjo është një vërejtje që është përsëritur disa vite radhazi nga Komisioni Evropian. Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka shprehur po ashtu shqetësim për, siç ka thënë, pjesëmarrjen e ulët të fëmijëve kosovarë në edukimin e hershëm.

Në një studim të publikuar vitin e kaluar, ky fondacion ka theksuar se edukimi i hershëm është një periudhë kruciale për zhvillimin njohës, shoqëror, emocional dhe fizik të fëmijës. Sipas UNICEF-it, fëmijët që ndjekin së paku një vit të edukimit parafillor kanë më shumë gjasa të zhvillojnë shkathtësi kritike, që do t’iu nevojiten për të pasur sukses në shkollë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi të mëhershëm në rrjetet sociale, ka thënë se me buxhetin shtetëror të vitit 2023, që kap vlerën e 3.2 miliardë eurove, është planifikuar ndërtimi i 11 çerdheve. Nuk është e qartë se ku dhe kur do të mund të funksionalizohen ato. Ministria e Arsimit nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse do të mund të krijojë kushte për përfshirjen e më shumë fëmijëve në edukim të hershëm, vitin e ardhshëm. Megjithatë, në strategjinë e saj për arsim - që është publikuar në tetor dhe mbulon periudhën e ardhshme pesëvjeçare - edukimi i hershëm nxirret si shtyllë e parë.

Në këtë dokument pranohet se pjesëmarrja e fëmijëve në edukimin e hershëm në Kosovë është në nivel shumë të ulët, si pasojë e mungesës së infrastrukturës. Aty thuhet se fëmijët në zonat rurale janë të përfshirë në edukimin e hershëm tri herë më pak se bashkëmoshatarët e tyre në zonat urbane. Kjo dukuri, pastaj, ka edhe efekt zinxhiror, duke ndikuar në pjesëmarrje më të vogël të grave në tregun e punës, pasi përgjegjësitë e kujdesit për fëmijë bien kryesisht mbi to.

“Edukimi i hershëm cilësor, përveçse u mundëson fëmijëve të përgatiten më mirë dhe të shënojnë rezultate më të mira më vonë në shkollë, ndikon edhe në uljen e pabarazisë në shoqëri”, ka thënë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, gjatë publikimit të strategjisë për arsim.
Po në tetor, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për edukimin në fëmijëri të hershme.

Me këtë projektligj, shkollimi parafillor i fëmijëve nga mosha 5 vjeçe pritet të bëhet i obligueshëm, nisur nga viti i ri shkollor 2023-2024. Tani për tani, me ligjin në Kosovë, i obligueshëm është vetëm shkollimi fillor, përkatësisht nga klasa e parë deri në të nëntën./REL

cerdhet ne kosove kosove

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale