Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Qershorin e vitit të kaluar, Brukseli i dha Kievit statusin e kandidatit, katër muaj pasi nisi pushtimi rus i Ukrainës. Por, procesi për anëtarësim në BE mund të marrë disa vite.
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, gjatë vizitës në Ukrainë më 4 mars bëri thirrje që ky shtet të lejohet të nisë gjatë këtij viti negociatat për anëtarësim në bllokun evropian.
“Kam shpresë se negociatat për pranim mund të nisin gjatë këtij viti”, tha Metsola gjatë vizitës në Lviv, qytet në perëndim të Ukrainës.
“E ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin Evropian”, theksoi ajo.
Qershorin e vitit të kaluar, Brukseli i dha Kievit statusin e kandidatit, katër muaj pasi nisi pushtimi rus i Ukrainës. Por, procesi për anëtarësim në BE mund të marrë disa vite.
Nga e djathta, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, Bruksel 23 qershor 2022. Vendimi final varet nga qeveritë e shteteve anëtare të BE-së, disa prej të cilave janë skeptike se Ukraina mund të rimëkëmbet nga lufta dhe të zbatojë reformat e nevojshme demokratike dhe kundër korrupsionit në mënyrë që të përmbushë kushtet për anëtarësim në një kohë të shpejtë.
Por, Metsola, që u takua me presidentin Volodymyr Zelensky, dhe me kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, është në mesin e zyrtarëve në Bruksel që janë optimistë edhe për anëtarësim të shpejtë dhe që reformat mund të kryhen shpejt.
“Ritmi me të cilin Parlamenti dhe Qeveria [ukrainase] po bëjnë përparim në aplikimin për në BE po më impresionon”,- tha ajo.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky falënderoi Metsolën për rolin e saj në arritjen e mbështetjes së Parlamentit Evropian lidhur me aplikimin për anëtarësim.
“Ukraina synon të kompletojë dhe zbatojë rekomandimet e Komisionit Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të nisë negociatat për anëtarësim në BE gjatë këtij viti”,- tha ai.
Kur të nisin bisedimet zyrtare, Komisioni Evropian do të gjykojë nëse Kievi ka plotësuar kriteret e anëtarësimit në BE sa i përket qeverisjes së mirë, lirive demokratike dhe sundimit të ligjit dhe KE-ja do të lëshojë opinionin e saj. Më pas, liderët e 27 shteteve anëtare të BE-së do të vendosin nëse duan të pranojnë Ukrainën në bllok. Procesi zakonisht merr kohë mbi pesë vjet dhe për disa shtete kandidate, sikurse Turqia, dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, ky proces është ndaluar./REL
Vaya Bleka-Karacosta GREQI- Vaya Bleka-Karacosta 42 vjeç ishte mes viktimave të tragjedisë hekurudhore në Greqi. Ajo ndodhej n&e...
aksidenti ne Greqi GREQI- Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar emrat e 4 shqiptarëve nga tragjedia në Greqi, mes të cil...
20-vjeçari i plagosur nga aksidenti i trenave në Greqi GREQI- Gerasimos-Iason Georgiadis 20-vjeçari, i cili ndodhet ndodhen n&...
Foto ilustruese “Ka grua që i ka fëmijët të një gjinie më shumë dhe e do edhe fëmijën e gjinisë tje...
Arkivole ITALI- Prokurorët italianë po shqyrtojnë mënyrën se si shërbimet e urgjencës iu përgjigjën fatke...
Miroslav Lajçak KOSOVË- Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Planin evropian për normalizimin e rapo...
Avdullah Hoti KOSOVË- Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka ironizuar me Qeverinë Kurti p&e...
Kinë KINË- Rritja e buxhetit të mbrojtjes të Kinës është “e përshtatshme dhe e arsyeshme” dhe ka p&eum...
Policia KUKËS- Një 20-vjeçar, me emrin Flori Lisaj është shpallur në kërkim nga policia e Kukësit pasi do ka...
Kate Middleton dhe Meghan Markle BRITANI- Një punonjës i Pallatit Kensington ka shkruajtur në një libër të ri momentet më...