LIVE UPDATES
Bota

SHBA: OPEC-u ul prodhimin e naftës për të rritur çmimet

Kjo masë mund të shkaktojë pasoja të ndjeshme tek ekonomia globale e cila po përjeton vështirësi, dhe të rrisë çmimet për konsumatorët amerikanë, çka mund të ndikojë politikisht në zgjedhjet për Kongresin amerikan në nëntor.

6 Tetor 2022, 15:57 Nga I.A
SHBA: OPEC-u ul prodhimin e naftës për të rritur çmimet
OPEC

SHBA- Organizata e vendeve eksportuese të naftës, OPEC+ vendosi të mërkurën që të ulë ndjeshëm prodhimin si reagim ndaj uljes së çmimit të karburanteve. Kjo masë mund të shkaktojë pasoja të ndjeshme tek ekonomia globale e cila po përjeton vështirësi, dhe të rrisë çmimet për konsumatorët amerikanë, çka mund të ndikojë politikisht në zgjedhjet për Kongresin amerikan në nëntor.

Gjatë takimit në Vjenë, Ministrat e Energjisë të vendeve të OPEC-ut vendosën të ulin prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë, duke filluar në muajin nëntor. Ky është takimi i parë ku ministrat marrin pjesë personalisht që nga fillimi i pandemisë. Ulja e prodhimit në nëntor mund të sjellë përfitime për Rusinë, anëtare e OPEC-ut, ndërsa vendet evropiane janë angazhuar për t’i dhënë fund importit të naftës ruse sa më shpejt të jetë e mundur.

Përveç një uljeje simbolike të prodhimit të naftës muajin e shkuar, shkurtimi drastik është një kthesë e papritur, ndërsa OPEC-u kishte vazhduar të shtonte prodhimin pas shkurtimeve të thella të bëra gjatë pandemisë. OPEC+ tha përmes një deklarate se vendimi bazohej në “pasigurinë për perspektivat e ekonomisë globale dhe tregun e naftës”.

Presidenti Joe Biden shprehu zhgënjimin me vendimin që Shtëpia e Bardhë e konsideroi “dritëshkurtër”. Zoti Biden i bëri thirrje administratës së tij dhe Kongresit që të eksplorojnë mënyra për të rritur prodhimin e energjisë në SHBA dhe për të reduktuar kontrollin e OPEC-ut mbi çmimet e energjisë pas njoftimit të OPEC-ut, tha Shtëpia e Bardhë.

Lëvizja e organizatës nënvizon hendekun në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite në politikën e energjisë.

"Presidenti është i zhgënjyer nga vendimi dritëshkurtër i OPEC+ për të ulur kuotat e prodhimit, ndërkohë që ekonomia globale po përballet me ndikimin e vazhdueshëm negativ të agresionit ndaj Ukrainës nga (presidenti rus Vladimir) Putin," thanë në një deklaratë këshilltari për sigurinë kombëtare Jake Sullivan dhe drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar, Brian Deese.

Vendimi i OPEC-ut vjen ndërsa nafta e papërpunuar tregtohet me një çmim shumë më të ulët se kufiri i vendosur gjatë verës për shkak të frikës se ekonomitë e mëdha botërore si SHBA apo Evropa do të zhyten në recesion për shkak të inflacionit të lartë, rritjes së normave të interesit që synojnë të frenojnë rritjen e çmimeve të konsumit dhe pasigurisë rreth agresionit rus në Ukrainë.

Rënia e çmimit të karburantit ishte e mirëpritur nga amerikanët, që tani po përjetojnë përsëri rritje çmimesh, si edhe për Presidentin Joe Biden ndërsa partia e tij demokrate, përgatitet për zgjedhjet në Kongresin amerikan muajin që vjen. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, u tha gazetarëve të martën se SHBA nuk do të zgjasë shfrytëzimin e karburanteve nga rezerva e saj strategjike.

Në qershor çmimi mesatar i karburantit ishte rreth 1.3 dollarë për litër. Presidenti Biden është përpjekur të fitojë pikë me uljen e çmimit, ndërsa zyrtarët e administratës thanë në fund të marsit se do të viheshin në dispozicion një milion fuçi në ditë nga rezerva strategjike për gjashtë muaj rresht. Pas vendimit të së mërkurës, zoti Biden paralajmëroi se do të vazhdojë të udhëzojë vënien në dispozicion të naftës nga Rezerva Strategjike e Naftës së vendit "sipas nevojave”.

Inflacioni i lartë është faktori kryesor që ka ndikuar tek rënia e mbështetjes për Presidentin Biden dhe ka pakësuar shanset e demokratëve për zgjedhjet e nëntorit. Ndikimi i uljes së prodhimit në çmimet e karburanteve do të jetë disi i kufizuar sepse vendet anëtare në OPEC+ tashmë nuk janë në gjendje të përmbushin kuotat e vendosura nga grupi. Aleanca tha gjithashtu se po përtërinte bashkëpunimin mes anëtarëve të OPEC-ut dhe vendeve jo-anëtare, më e rëndësishmja prej të cilave është Rusia. Marrëveshja do të skadonte në fund të vitit.

Furnizimi me naftë mund të përballet me shkurtime të mëtejshme në muajt e ardhshëm, pasi në dhjetor Evropa ndalon shumicën e importeve ruse. Ndërkohë SHBA dhe vende të tjera anëtare të G-7 kanë plane për vëndosjen e një çmimi tavan për naftën ruse, çfarë mund të pakësojë furnizimet nëse Rusia hakmerret duke refuzuar t’u shesë naftë vendeve dhe kompanive që respektojnë kufirin e çmimit. BE-ja ra dakord të mërkurën për sanksione të reja që pritet të përfshijnë një kufi çmimi për naftën ruse.

Rusia “do të duhet të gjejë blerës të rinj për naftën e saj kur embargoja e BE-së të hyjë në fuqi në fillim të dhjetorit dhe me sa duket do të duhet të bëjë lëshime të mëtejshme çmimi për ta bërë këtë”, thonë analistët e bankës gjermane Commerzbank.

Marrë nga VOA

joe biden opec+

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale