LIVE UPDATES
Bota

SHBA, një aplikacion ofron informacion të menjëhershëm për zjarret

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn, aplikacioni “Watch Duty” është një qendër virtuale operacioni për emergjenca që jep informacione të çastit, lagje pas lagje, ndërsa një zonë përjeton një krizë.

13 Shkurt 2025, 20:19 Nga E. D
SHBA, një aplikacion ofron informacion të menjëhershëm
foto ilustruese

SHBA- Kur zjarret dogjën së fundmi një zonë të Los Anxhelosit, banorët shfrytëzuan një aplikacion që ofron informacion të menjëhershëm për zjarrin.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn, aplikacioni “Watch Duty” është një qendër virtuale operacioni për emergjenca që jep informacione të çastit, lagje pas lagje, ndërsa një zonë përjeton një krizë.

Momentalisht ai ofron shërbime në 22 shtete ndërsa planifikohet zgjerimi i shërbimeve edhe për fatkeqësi të tjera natyrore si stuhitë, tërmetet dhe cunamët.

Ndërsa zjarret dogjën Los Anxhelosin, banorët dhe ekipet e emergjencave kishin nevojë për informacion që mund ta shfrytëzonin menjëherë. Informacioni kishte të bënte me zonat e evakuimit, drejtimin e erës dhe tymit, si dhe zonat me ndërprerje të energjisë elektrike e të tjera.

Shumë prej njerëzve përdorën aplikacionin “Watch Duty”, i drejtuar nga një ekip qindra kilometra larg në Kaliforninë Veriore.

Aplikacioni u ofron banorëve informacione thelbësore rreth zjarreve të reja, ndryshimit të erës dhe shqetësime të tjera. Aplikacioni duhet kuptuar si një qendër virtuale operacioni për emergjenca që jep informacione të çastit, lagje pas lagje, ndërsa një zonë përjeton një krizë.

“Emergjencat e mia dhe të fqinjit tim, që jeton mbi 400 metra larg meje, janë të ndryshme. Kështu ndodh me komunitetet kudo dhe për këtë arsye teknologjia ndihmon”, thotë për Zërin e Amerikës Nike Russell nënpresident i operacionve te “Watch Duty”.

Informacionet me detaje lokale të aplikacionit ‘Watch Duty’ janë një nga arsyet pse ai pëlqehet nga 7 milionë përdoruesit e tij, shumica e të cilëve e kanë shkarkuar atë së fundmi.

Suksesi i tij ka lidhje me faktin se teknologjitë që shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale u japin banorëve dhe ekipeve të emergjencave informacione në kohë reale që janë të nevojshme për të luftuar fatkeqësitë natyrore dhe për t’i mbijetuar ato.

Një nga partnerët e aplikacionit “Watch Duty” është “ALERTCalifornia” që drejtohet nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego. Rrjeti i saj me mbi 1 mijë kamera përgjatë gjithë shtetit, që shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale, shpesh zbulojnë tymin e zjarreve para se njerëzit të thërrasin ekipet e emergjencës.

“Së bashku jemi bërë sytë dhe veshët për informacione që më pas i shpërndajmë si njoftime për publikun në platformën tonë”, thotë zoti Russell.

Një tjetër partner i “Watch Duty” është firma në Merilend, “N5 Sensors”. Pajisjet e saj të vendosura në tokë zbulojnë tymin, të nxehtin dhe shenja të tjera për zjarre.

“Këto pajisje që funksionojnë si hunda e njeriut, zbulojnë tymin dhe përmbajtje të ndryshme helmuese në ajër”, thotë zoti Russell nga “Watch Duty”.

Aplikacioni ofron shërbime në 22 shtete, kryesisht në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara ndërsa hartohen planet për të zgjeruar shërbimet. Ndërsa vëmendja kryesisht është përqendruar në zbulimin e zjarreve, “Watch Duty” planifikon të hulumtojë edhe për fatkeqësi të tjera natyrore si stuhitë, termetet dhe cunamit.

“Ne duam të bëhemi aplikacion që i ofron të gjitha shërbimet, ku njerëzit kanë një burim në kohë krize që e bën të qartë dhe me saktësi atë që po ndodhë”, thotë Russell./VOA

shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet