LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Koreja e Veriut do të “paguajë çmim” për armët që do t’i japë Rusisë

Udhëheqësi koreanverior Kim pret që diskutimet për armët të vazhdojnë, tha zoti Sullivan, përfshirë në nivel drejtuesish dhe “ndoshta edhe në person”.

5 Shtator 2023, 22:50 Nga I.A
SHBA: Koreja e Veriut do të “paguajë çmim” për
Jake Sullivan

SHBA- Negociatat për armët mes Rusisë dhe Koresë së Veriut po përparojnë në mënyrë aktive, tha të martën një zyrtar amerikan dhe paralajmëroi udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un se vendi i tij do të paguajë çmim për furnizimin e Rusisë me armë, që ajo do t’i përdorë në Ukrainë.

Furnizimi me armë për Rusinë “nuk do të reflektojë mirë për Korenë e Veriut dhe ata do të paguajnë një çmim për këtë në komunitetin ndërkombëtar”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.

Kremlini tha më herët të martën se “nuk kishte diçka për të thënë” për deklaratat e zyrtarëve amerikanë se zoti Kim planifikonte të udhëtonte drejt Rusisë këtë muaj për t’u takuar me Presidentin Putin dhe për të diskutuar për furnizimet me armë për Moskën.

Udhëheqësi koreanverior Kim pret që diskutimet për armët të vazhdojnë, tha zoti Sullivan, përfshirë në nivel drejtuesish dhe “ndoshta edhe në person”.

“Kemi vazhduar të tkurrim bazën e industrisë ruse të mbrojtjes”, tha zoti Sullivan, dhe Moska tashmë “po kërkon në të gjitha burimet që mund të gjejë” për eksporte produktesh si municionet.

“Do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Koresë së Veriut t’i përmbahet angazhimeve të saj publike për të mos furnizuar Rusinë me armë që do të përfundojnë duke u përdorur për të vrarë ukrainasit”, tha zoti Sullivan.

Të hënën, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson tha se zoti Kim dhe zoti Putin mund të jenë duke planifikuar takimin, dhe gazeta “The New York Times” citoi zyrtarë amerikanë dhe të vendeve aleate, që patën folur në rrethana anonimiteti, të kenë thënë se zoti Kim planifikon të udhëtojë drejt Rusisë ndoshta që javën e ardhshme, për t’u takuar me zotin Putin.

I pyetur nëse mundet t’i konfirmojë këto bisedime, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se: “Jo, nuk mundem. Nuk ka asgjë për të thënë”.

Ndërsa është zgjeruar izolimi i Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, ajo ka parë një vlerë gjithnjë e në rritje tek Koreja e Veriut, thonë analistët politikë. Për sa i përket Koresë së Veriut, marrëdhëniet me Rusinë nuk ka qenë gjithnjë aq të ngrohta sa gjatë kohërave më të mira të Bashkimit Sovjetik, por tashmë ky vend po përfiton nga nevoja e qartë e Moskës për aleatë.

Marrë nga VOA

jake sullivan lufta ukraine-rusi kim jong un

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet