LIVE UPDATES
Bota

SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia reagojnë pas provës me raketë balistike të Phenianit

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut lëshuan katër raketa në brigjet lindore të Gadishullit Korean të mërkurën në mëngjes, njoftoi Shefi i Shtabit të Koresë së Jugut.

5 Tetor 2022, 16:52 Nga e.k
SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia reagojnë pas provës me raketë
Avionë ushtarak

SHBA- Në përgjigje të një prove me raketë balistike nga Koreja e Veriut që kaloi mbi Japoni, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kryen të mërkuren prova me raketa me precizion të lartë. Megjithatë, administrata e Presidentit Biden thotë se mbetet e hapur për dialog me Phenianin.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut lëshuan katër raketa në brigjet lindore të Gadishullit Korean të mërkurën në mëngjes, njoftoi Shefi i Shtabit të Koresë së Jugut.

Të martën, avionët e Koresë së Jugut dhe ato të Forcave Ajrore amerikane kryen stërvitje ushtarake në përgjigje të provës së fundit me raketa nga Koreja e Veriut, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

“Stërvitja ishte një shfaqje e aftësive dinamike të përbashkëta ushtarake të të dy vendeve tona, që synonte të shërbente si një masë për të shkurajuar një sulm nga një vend tjetër. Ne do të vazhdojmë të koordinojmë reagimin e menjëhershëm dhe afatgjatë në mënyrë dypalëshe e trepalëshe, me Republikën e Koresë dhe me komunitetin ndërkombëtar”, tha ajo.

Pheniani bëri një provë me një raketë balistike me rreze të mesme veprimi të martën, që besohet të jetë versioni më i fundit i atyre që u shfaqën në një paradë të fundit ushtarake.

Ajo ka një rreze veprimi prej 4600 kilometrash, më të gjatë se raketat e mëparshme. Raketa u nis drejt Japonisë në vend që të ndiqte trajektoren vertikale, duke fluturuar mbi këtë vend, në incidentin e parë të këtij lloji në pesë vjet. Autoritetet paralajmëruan banorët në dy rajone në Japoni. Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida foli të martën me Presidentin amerikan Joe Biden.

“Lëshimi i raketës balistike nga Koreja e Veriut ishte një akt i egër dhe absolutisht i palejueshëm. Ne do të përgjigjemi sa më shpejt që të jetë e mundur, duke treguar nivelin më të lartë të vigjilencës”, tha kryeministri japonez.

Ekspertët thonë se prova me raketë balistike ka të ngjarë të jetë një reagim i Phenianit ndaj stërvitjeve të fundit ushtarake të Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Koresë së Jugut, të parat që nga viti 2017. Aeroplanmbajtësja amerikane USS Ronald Reagan mbërriti në Busan të Koresë e Jugut, muajin e kaluar, përpara se të shfaqte forcën e saj.

Administrata e Presidentit Biden tha se është e përkushtuar për të mbrojtur aleatët e saj. Por ajo është gjithashtu e hapur për dialog.

“Qëllimi ynë mbetet krijimi i një Gadishulli Korean pa armë bërthamore. Ne mbetemi të përgatitur për t’u angazhuar në diplomaci serioze dhe të qëndrueshme për të bërë përparim real drejt këtij qëllimi dhe mbetemi të përgatitur për t’u takuar me Phenianin pa kushte paraprake”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara ka bërë thirrje për një takim të Këshillit të Sigurimit, për të punuar në kufizimin e programeve të armëve të shkatërrimit në masë të Phenianit. Por nuk ka gjasa të këtë një përgjigje të fortë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, sepse anëtarët e tij të përhershëm Kina dhe Rusia, kundërshtojnë vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, duke lënë më pak mundësi për të bindur udhëheqësin Kim Jong Un të ndjekë rrugën diplomatike.

Pheniani miratoi së fundmi një ligj, që autorizon sulme parandaluese bërthamore, duke përfshirë edhe në rastet e përballimit të një sulmi me armë konvencionale.

“Duke miratuar në ligj politikën e përdorimit të forcës bërthamore, statusi i vendit tonë si shtet me armë bërthamore është bërë i pakthyeshëm”, tha udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Ekspertët presin që Pheniani të kryejë një tjetër provë bërthamore së shpejti, e cila do të ishte e shtata.

“Koreanoveriorët po përpiqen të përfitojnë nga situata e tanishme, pra, nga fakti që Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në luftën në Ukrainë. Kjo u jep atyre pak hapësirë dhe kohë për të realizuar qëllimet e tyre”, thotë ekspertja e Këshillit Atlantik, Naoko Aoki.

Koreja e Veriut lëshoi gjithashtu disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi javën e kaluar, gjatë vizitës së Nënpresidentes amerikane Kamala Harris në Korenë e Jugut dhe në zonën e çmilitarizuar mes dy Koreve.

Marrë nga VOA

shba japoni koreja e veriut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet