LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja e shqetësuar me trajtimin e pakicave në Kosovë, u kërkon liderëve t’i dëgjojnë partnerët

Gjatë vizitës në Kosovë, Chulick u takua me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin Albin Kurti. Ajo tha se u ka shprehur atyre disa shqetësime të partnerëve evropianë në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që e ndalon përdorimin e dinarit serb.

21 Maj 2024, 14:41 Nga N.F
SHBA-ja e shqetësuar me trajtimin e pakicave në Kosovë, u
Hovenier dhe Chulick

KOSOVË- Zëvendësndihmësja e sekretarit amerikan të Shtetit në Byronë për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, tha se është e rëndësishme që Kosova të bashkëpunojë me partnerët e saj për të forcuar kandidaturën për anëtarësim në të gjitha institucionet euroatlantike, ashtu si edhe në Këshillin e Evropës.

Chulick i bëri komentet të martën, në një takim me një grup gazetarësh në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Ajo përsëriti se vizion i SHBA-së për Kosovën është që ajo të jetë pjesë e institucioneve euroatlantike.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t’i dëgjojë këshillat e partnerëve të saj më të afërt, në mënyrë që të garantojë një rezultat pozitiv kur del në një votim”, tha Chulick.

Gjatë vizitës në Kosovë, Chulick u takua me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin Albin Kurti. Ajo tha se u ka shprehur atyre disa shqetësime të partnerëve evropianë në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që e ndalon përdorimin e dinarit serb.

“Kosova duhet të vazhdojë të punojë në këto çështje, t’i adresojë ato dhe të ecë sërish përpara”, tha zyrtarja amerikane.

“Duke i ditur edhe përgjegjësitë që i ka Banka Qendrore e Kosovës, ne vazhdimisht i kemi shprehur shqetësimet tona për mënyrën e zbatimit [të rregullores]. Nuk kemi ndjerë se ajo e ka marrë në konsideratë mënyrën se si do t’i ndikojë komunitetet, sidomos komunitetin serb. Ndaj, jemi duke e vëzhguar situatën dhe jemi të shqetësuar”, shtoi Chulick.

Kosova është nën presion nga partnerët ndëkombëtarë për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të dakorduar me Serbinë qysh në vitin 2013, si dhe për të pezulluar rregulloren e BQK-së që e bën euron valutë të vetme për pagesa me para të gatshme.

Ndërkombëtarët kërkojnë më shumë kohë derisa komuniteti serb të përshtatet me praktikën e re, pasi ai, prej vitesh, ka pranuar pagesa të ndryshme në dinarë nga Serbia.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i pranishëm gjithashtu në takimin me gazetarët, shprehu zhgënjimin e tij me aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, gjatë të cilit u mbyllën disa institucione financiare serbe.

Hovenier tha se ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe, sipas tij, i përshkallëzon tensionet.

Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës angazhim konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke e cilësuar “si kanalin e duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Chulick, në anën tjetër, shtoi se një prej arsyeve përse gjendet në Kosovë, është për të treguar mbështetjen e SHBA-së për një Kosovë demokratike, të begatë dhe multietnike.

Ajo theksoi se është e rëndësishme që Qeveria të angazhohet në mënyrë më aktive me pjesëtarët e komuniteteve pakicë dhe t’i përfshijë ata në procesin e politikëbërjes.

“Kosova është shtëpi e shumë serbëve etnikë dhe ata meritojnë t’i mbajnë familjet dhe bizneset e tyre këtu”, tha Chulick.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës duhet të punojë për të gjithë qytetarët e Kosovës, “pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo dallimet e tyre”.

Chulick tha, po ashtu, se SHBA-së i vjen keq që Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - nuk mori pjesë në votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri, më 21 prill.

“Ne do të donim që ata të përfitonin nga mjetet demokratike që i kanë në dispozicion”, tha ajo.

Chulick theksoi se SHBA-ja mbetet e shqetësuar nga trajtimi i pakicave në Kosovë dhe tha se do të vazhdojë të punojë në këtë çështje.

Sipas saj, një nga përfitimet e të qenët pjesë e Këshillit të Evropës do të ishte “respekti më i madh për qytetarët e pakicave dhe gjithashtu qasja në procese ndërkombëtare, përmes të cilave Kosova mund të adresojë çështje të tilla si: përfshirja e pakicave dhe pjesëmarrja e plotë në qeverinë dhe demokracinë e vendit të tyre - për shembull përmes Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

Javën e kaluar, Kosova mbeti jashtë agjendës së Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës - ku do të duhej të merrej vendimi përfundimtar për pranimin e saj - për faktin se nuk ndërmori hapa për ta çuar përpara çështjen e Asociacionit.

E pyetur nëse druan se udhëheqësit nacionalistë në Ballkan do ta shfrytëzojnë vakumin politik ndërkombëtar, që rezulton nga zgjedhjet në BE-së dhe në SHBA, për ta komplikuar më tej situatën në terren, zyrtarja e Departamentit amerikan të Shtetit tha se “oportunistët politikë mund të përpiqen t’i shfrytëzojnë rrethanat ndërkombëtare në dobi të tyre në çdo kohë, por ne jemi vigjilentë ndaj atyre përpjekjeve, jo vetëm këtu në Kosovë, por në mbarë botën”.

“Është e rëndësishme për ne që të theksojmë se - janë interesa të sigurisë së SHBA-së dhe Evropës - ne mund të varemi nga partnerët tanë dhe ata mund të varen nga ne, pa marrë parasysh partinë politike apo lëvizjen. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për një Ballkan Perëndimor më të qëndrueshëm, më të sigurt dhe më të begatë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në mbështetje të këtij qëllimi”, përfundoi Chulick.

Marrë nga REL

kosova shba hovenier

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet