Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Njoftimi është dërguar nga Byroja për Çështje Legjislative e Departamentit amerikan të Shtetit, në përputhje me nenin 36(c) të Ligjit për Kontrollin e Eksportit të Armëve. I njëjti i është përcjellë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit.

Departamenti amerikan i Shtetit e ka njoftuar Kongresin amerikan për një leje të propozuar për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosovës, në vlerë prej 14 milionë dollarësh apo më shumë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë disa burime brenda Kongresit.
Njoftimi është dërguar nga Byroja për Çështje Legjislative e Departamentit amerikan të Shtetit, në përputhje me nenin 36(c) të Ligjit për Kontrollin e Eksportit të Armëve. I njëjti i është përcjellë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit.
Neni 36(c) kërkon që administrata amerikane ta njoftojë Kongresin për disa shitje apo leje të propozuara të artikujve dhe shërbimeve të mbrojtjes për shtete të huaja.
Në dokumentin e Kongresit nuk jepen hollësi publike për llojin e pajisjeve apo shërbimeve që përfshihen në këtë leje.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës për më shumë hollësi, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga zyrtarët e saj.
Njoftimi për furnizimin e Kosovës me armatim të ri amerikan vjen në kohën kur kongresistë amerikanë po bëjnë thirrje që Uashingtoni ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).
Kosova nuk ka bërë ende kërkesë formale për t’u anëtarësuar në NATO, pasi përballet me pengesa të mëdha, siç është mungesa e njohjes së saj nga katër vendet anëtare: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.
Kosova edhe në të kaluarën ka blerë pajisje ushtarake nga Uashingtoni.
Në shkurtin e vitit 2025, Kosova pranoi dronë të blerë nga SHBA-ja. Muaj më vonë, Kosova u furnizua me autoblinda të blera në SHBA.
Në vitin 2024, Kosova bëri kërkesë për blerjen e 200 raketave kundërtanke “Javelin”.
Asokohe, Departamenti amerikan i Shtetit kishte konfirmuar për REL-in se vlera e raketave që Kosova kërkonte t'i blinte ishte rreth 75 milionë dollarë.
Më 2018, nga SHBA-ja, në Kosovë kishin ardhur automjete ushtarake, të tipit Humvee. Për furnizimin me 51 automjete të këtij tipi, Qeveria e Kosovës në vitin 2018 kishte nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane, AM General.
Dy vjet më vonë, Kosova bleu edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja, ndërkaq më 2021, Qeveria amerikane i dhuroi Kosovës 55 automjete të tipit ASV (Armored Security Vehicle).
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) aktualisht është në proces të shndërrimit në ushtri. Procesi i transformimit të FSK-së në forca të armatosura nisi më 2018, pas miratimit të ndryshimeve ligjore. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet.
Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur nga fillimi transformimin e FSK-së në ushtri, por jo edhe Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), e cila insiston që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si: reagimi ndaj krizave apo mbrojtja civile.
Aktualisht, FSK-ja po përgatitet të bashkohet me Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, e cila është pjesë e planit për paqe në këtë rajon, të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Një ekip i FSK-së mbërriti muajin e kaluar në Rripin e Gazës për të bërë një vlerësim të vendit ku pritet të veprojnë trupat kosovare si pjesë e një force ndërkombëtare në territorin palestinez.
Përbërja e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese nuk është përcaktuar ende plotësisht, por, sipas Rezolutës 2803 të OKB-së, ajo pritet të veprojë në koordinim me Izraelin dhe Egjiptin, si dhe me një forcë policore palestineze të trajnuar rishtas.
Nuk është ende e qartë se kur do të dislokohen kontingjentet e para, por, sipas disa raportimeve, kjo mund të ndodhë në muajin maj./REL
Donald Trump dhe Xi Jinping KINA- Xi Jinping i bëri një pritje madhështore Donald Trump në ditën e parë të një vizi...
Foto ilustruse MOSKË- Dmitry Peskov, një zëdhënës i Kremilinit ka deklaruar ditën e sotme se presidenti rus Vladimi...
Foto ilustruese Mbretëria e Bashkuar- Politika e Britanisë është në trazira. Qeveria laburiste është konsumuar nga nj&eu...
Raketa SHBA- Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë zbuluar se kompanitë kineze zhvilluan bisedime me zyrtarë iranianë...
Turqi TURQI- Lufta në Iran po shkakton pasiguri në tregje. Megjithatë, Turqia po e shfrytëzon këtë moment dhe, me ...
Foto ilustruese SHBA- Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u ka thënë vendeve të përgatiten p...
Peter Magyar Stili i jetesës luksoze të autokratëve dhe diktatorëve shpesh ekspozohet vetëm pas rënies së tyre. Rastet ...
Donald Trump SHBA- Një deklaratë e pazakontë nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka tronditur rrjetin. Të hënën, gja...
Marco Rubio SHBA- Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të shkojë në Pekin me presidentin Donald Trump, pavarës...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se problemet financiare të amerikanëve nuk janë një faktor në...