Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër 22 Korrik, 16:59 A...
"Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj"/ Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq q&...
Stuhia 'mbërtheu' vendin, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Mbi 1000 punonjës në terren, situata drejt normali...
Letra e qëllimit krijon kornizën për bashkëpunimin në të ardhmen në fushën e dronëve dhe paraqet marrëveshjen e parë të këtij lloji mes dy vendeve, thanë burimet që folën në kushte anonimiteti.
Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një letër dypalëshe të qëllimit që shtron rrugën për një partneritet në fushën e mbrojtjes, duke lejuar eksportimin e dronëve luftarakë ukrainas në SHBA për testime.
Kështu thanë për Radion Evropa e Lirë (REL) dy burime që kanë njohuri për këtë çështje.
“Marrëveshja është arritur”, tha një zyrtar për REL-in, teksa burimi i dytë konfirmoi se dokumenti është “nënshkruar nga të dyja palët”.
Letra e qëllimit krijon kornizën për bashkëpunimin në të ardhmen në fushën e dronëve dhe paraqet marrëveshjen e parë të këtij lloji mes dy vendeve, thanë burimet që folën në kushte anonimiteti.
Ky zhvillim shënon një përparim të rëndësishëm pas muajsh negociatash për një bashkëpunim më të thellë në industrinë e mbrojtjes, teksa Pentagoni kërkon qasje të shpejtë në inovacionet ukrainase të fushëbetejës të zhvilluara gjatë më shumë se katër vjetëve të luftës në shkallë të plotë me Rusinë.
Marrëveshja pritet të krijojë një rrugë zyrtare për eksportimin e dronëve tokësorë, ajrorë dhe detarë të Ukrainës në Shtetet e Bashkuara për testime dhe vlerësime ushtarake, duke ndikuar potencialisht në kërkesat e ardhshme të Pentagonit për blerje.
Edhe pse letra e qëllimit nuk është kontratë për prodhim, ajo shihet si hapi i parë konkret drejt një bashkëpunimi më të gjerë, i cili në të ardhmen mund të përfshijë prodhimin e përbashkët të dronëve luftarakë, të projektuar nga Ukraina në territorin amerikan.
Kjo marrëveshje vjen në një kohë kur Pentagoni po intensifikon përpjekjet për të forcuar kapacitetet e tij pa pilot, në kuadër të nismës së re të quajtur Dominimi me Dronë.
Sipas informacioneve të siguruara nga REL-i, korniza e planifikuar do t’i mundësonte ushtrisë amerikane të kërkojë platforma të caktuara ukrainase të dronëve për testime dhe vlerësime, dhe jo për përdorim gjatë operacioneve.
“Një hap gjigant”
Kjo nismë vjen pas më shumë se katër vjetësh novacion të shpejtë gjatë luftës, i cili e ka shndërruar Ukrainën në një nga zhvillueset kryesore në botë të sistemeve pa pilot, me kosto të ulët dhe të testuara në fushëbetejë, përfshirë dronë pengues, pajisje elektronike për pengimin e dronëve dhe dronë detarë sulmues.
Analistët thanë se marrëveshja mund të zgjerojë lidhjet në industrinë ushtarake mes dy vendeve.
“Ky është një hap gjigant përpara për mbrojtjen amerikane”, tha për Radion Evropa e Lirë Dan Rice, president i Universitetit Amerikan të Kievit, i cili njëherësh është ish-këshilltar i posaçëm i komandantit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainase.
“Për pesë vjet kam thënë se SHBA-ja duhet të bëjë një ndryshim kulturor për të mësuar nga Ukraina. Ky është hapi i parë”.
Daniel Balson, drejtor në organizatën jofitimprurëse Razom for Ukraine, tha se teknologjia ukrainase e dronëve është bërë një nga eksportet më të vlefshme ushtarake të shtetit.
“Dronët ukrainas janë ndër më të mirët në botë. Ata janë testuar në fushëbetejë, janë të dëshmuar në luftime dhe janë produkt i disa prej mendjeve më novatore në luftën moderne”, tha ai për REL-in.
Prodhuesi ukrainas i dronëve detarë, edhe në SHBA
Nënshkrimi i letrës së qëllimit vjen në një kohë kur bashkëpunimi në fushën e industrisë së mbrojtjes mes SHBA-së dhe Ukrainës po merr hov.
Më 21 korrik, Ambasada e Ukrainës në Uashington njoftoi për nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi mes zhvilluesit ukrainas të sistemeve autonome, UFORCE, dhe prodhuesit amerikan të anijeve, ReconCraft.
Marrëveshja do të sjellë në SHBA dronët autonomë detarë, MAGURA, që janë të testuar në fushëbetejë, teksa do të zgjerojë bashkëpunimin në sistemet pa pilot, detare dhe tokësore.
Prodhuesi ukrainas i dronëve detarë, edhe në SHBA
Nënshkrimi i letrës së qëllimit vjen në një kohë kur bashkëpunimi në fushën e industrisë së mbrojtjes mes SHBA-së dhe Ukrainës po merr hov.
Më 21 korrik, Ambasada e Ukrainës në Uashington njoftoi për nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi mes zhvilluesit ukrainas të sistemeve autonome, UFORCE, dhe prodhuesit amerikan të anijeve, ReconCraft.
Marrëveshja do të sjellë në SHBA dronët autonomë detarë, MAGURA, që janë të testuar në fushëbetejë, teksa do të zgjerojë bashkëpunimin në sistemet pa pilot, detare dhe tokësore./REL
Pamje BULLGARI- Europa Juglindore pritet të përballet me një valë të re moti ekstrem gjatë 24 orëve të ardhshme, me...
Foto ilustruse IRAN- Ministria iraniane e shëndetësisë ka deklaruar ditën e sotme se sulmet amerikane ndaj Iranit kanë vrarë ...
Muzeu i Luvrit FRANCA- Salla Apollo në Muzeun e Luvrit rihapi dyert për publikun këtë të mërkurë, n&...
Pamje ITALI- Italia u godit dje nga dy ngjarje krejtësisht të ndryshme ekstreme të motit, pasi Veriu u godit nga stuhi të forta dh...
Nicolas Maduro VENEZUELA- Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Celia Flores, pritet të para...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se çdo sulm ndaj anijeve që kalojnë në Ngush...
Donald Trump SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite po përgatiten të shpallin një marrëveshje të rëndësishme ...
Foto ilustruse Hakerët mund të zemërohen shumë kur nuk u plotësohen kërkesat. Pikërisht kjo ndodhi në Rumani, ku nj...
Lufta në Bosnje dhe Hercegovinë (1992–1995) Tridhjetë e tre vjet pasi i mbijetoi burgosjes në kampet e Derventës, Drago Kne...
Leonie Kirschstein e kishte të qartë që më parë se numri i rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe...