Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidenti iranian Masud Pezeshkian më 5 prill deklaroi se Teherani është i gatshëm të angazhohet në dialog mbi baza të barabarta. Një ditë më vonë, Araghchi tha në një deklaratë se Irani është i përgatitur për bisedime të tërthorta.
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë “të drejtpërdrejta” me Iranin dhe se një “takim shumë i madh” do të mbahet më 12 prill. Ndërkohë, ministri i jashtëm iranian konfirmoi se një takim do të zhvillohet më 12 prill, por theksoi se bisedimet do të jenë “të tërthorta”.
“Irani dhe Shtetet e Bashkuara do të takohen në Oman të shtunën për bisedime të nivelit të lartë, por të tërthorta,” tha ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi më 7 prill në platformën X, pak pasi Trump foli për bisedimet.
“Kjo është një mundësi, por edhe një provë. Tani topi është në fushën e Amerikës”, tha ai.
Irani ka insistuar në negociata të tërthorta, duke deklaruar se nuk do të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta përderisa është në fuqi fushata e “presionit maksimal” e administratës Trump ndaj Teheranit.
Nga Shtëpia e Bardhë, Trump u thanw gazetarëve se bisedimet po zhvillohen “në një nivel shumë të lartë, pothuajse më të lartin”, dhe theksoi se nuk ka ndërmjetës.
“Do të kemi një takim shumë të madh, dhe do të shohim çfarë mund të ndodhë. Mendoj se të gjithë bien dakord që një marrëveshje do të ishte pwrafruese”, tha Trump në një konferencë të papritur për shtyp së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Nëse bisedimet me Iranin nuk do të jenë të suksesshme, mendoj se Irani do të jetë në rrezik të madh”, shtoi Trump, duke insistuar se Republikës Islamike nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë armë bërthamore.
Netanyahu e përkrahu shkurtimisht idenë e një marrëveshjeje me Iranin të ngjashme me atë të Libisë – një referencë për marrëveshjen e vitit 2003, kur Libia pranoi të çmontonte programet e saj të armëve të shkatërrimit në masë.
Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është për qëllime civile dhe ka refuzuar më herët çdo mundësi për një marrëveshje në stilin e Libisë.
Më herët këtë muaj, Trump bëri thirrje për “bisedime të drejtpërdrejta” me Teheranin, duke thënë se ato janë “më të shpejta” dhe ofrojnë një kuptim më të mirë sesa përdorimi i ndërmjetësve. Ai sugjeroi asokohe se një marrëveshje e re me Iranin mund të jetë “e ndryshme dhe ndoshta shumë më e fuqishme” se ajo e vitit 2015.
Ai kishte dërguar më parë një letër për Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei, duke kërkuar negociata dhe duke paralajmëruar për veprim ushtarak nëse diplomacia dështon.
Presidenti iranian Masud Pezeshkian më 5 prill deklaroi se Teherani është i gatshëm të angazhohet në dialog mbi baza të barabarta. Një ditë më vonë, Araghchi tha në një deklaratë se Irani është i përgatitur për bisedime të tërthorta.
Pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018 gjatë mandatit të tij të parë si president, Trump riktheu sanksionet ndaj Iranit që ishin hequr përmes marrëveshjes. Irani reagoi duke përshpejtuar programin e tij bërthamor dhe aktualisht pasuron uranium në nivelin 60 pwr qind, që konsiderohet afër nivelit të armëve.
Trump ka kërcënuar se do ta bombardojë Iranin nëse nuk arrihet një marrëveshje për programin e tij bërthamor. Irani ka paralajmëruar se do të japë një “përgjigje të fortë” ndaj çdo agresioni dhe ka sugjeruar se do të zhvillojë një bombë nëse sulmohet.
Administrata amerikane ka dhënë sinjale të përziera nëse synon të kufizojë pasurimin e uraniumit nga Irani apo ta çmontojë plotësisht programin bërthamor të Teheranit. Irani nuk ka komentuar për deklaratën e Trump se bisedimet e drejtpërdrejta tashmë kanë filluar./ REL
takimi SHBA- Presidenti i SHBA-së,Donald Trump, ngriti sërisht pretendime ndaj Rripit të Gazës. "Ajo është një cop...
Foto ilustruese SHBA- Gjykata e Lartë e SHBA ka bllokuar përkohësisht një urdhër që kërkon kthimin e një burri q&eu...
Pamje nga vendi i ngjarjes MEKSIKË- Nëntë persona u vranë në një sulm të armatosur në një klinik&eum...
trump SHBA- Rënia në tregjet financiare botërore po vazhdon për shkak të tarifave dognoretë paprecedenta që vendosi...
Foto SERBI- Duke intensifikuar bashkëpunimin me Hungarinë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shpreh dëshirën p...
Meloni ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni u takua dje me ministrat, me të cilët diskutoi për zgjidhjen e krizës së ...
foto ilustruese SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump e ka kërcënuar Kinën me një tarifë shtesë prej 50% për mallrat e ...
Zjarri PARIS- U deshën më shumë se 5 orë, 200 zjarrfikës, 60 automjete dhe dy platforma ajrore për të frenuar zjarrin q&...
Trump SHBA- Gjykata e Lartë e SHBA- së të hënën lejoi Presidentin Donald Trump të thirret për Aktin ...
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me k...