Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas shefit të misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, policët që dhanë dorëheqje i ishin bashkuar së voni Policisë së Kosovës.
KOSOVË- Shtetet e Bashkuara dhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) kanë shprehur shqetësim, pasi thanë se tre pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje. Sipas shefit të misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, policët që dhanë dorëheqje i ishin bashkuar së voni Policisë së Kosovës.
“EULEX po përcjell nga afër këto zhvillime shqetësuese. Përbërja e policisë duhet të reflektojë dhe përfaqësojë shoqërinë për të cilën ata shërbejnë dhe mbrojnë. Pjesëtarët e komuniteteve joshumicë të Policisë së Kosovës mund të kontribuojnë për sigurinë e komuniteteve të tyre përmes patrullimit”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter.
Shqetësime të ngjashme shprehu edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
“Ne ritheksojmë përkushtimin tonë për një forcë policore shumetnike të Kosovës. E kam thënë disa herë, Policia e Kosovës ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe që zyrtarët policorë të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë dhe pa frikësim. Po ndjekim nga afër këto zhvillime”, shkroi ai në X.
Në nëntor të vitit të kaluar, pjesëtarët serbë të policisë në veri të Kosovës kishin dhënë dorëheqje, si pjesë e dorëheqjeve kolektive të zyrtarëve serbë në komunat veriore - Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut – në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.
Për të përmbushur vakumin e krijuar pas dorëheqjeve, autoritetet në Kosovë shpallën konkurs për pranimin e policëve të rinj. Në korrik, Radio Evropa e Lirë raportoi se 74 policë të rinj nga komunitetet joshumicë kishin filluar punën në Policinë e Kosovës.
Marrë nga REL
Pishina GJERMANI- Shtatë persona u plagosën në një aksident të hënën në parkun më të madh të Gjerman...
Aleksei Navalny SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj katër rusëve, që akuzohen se kanë qenë të pë...
Eurostat Numri i kompanive të falimentuara në BE, ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2015 në tremujor...
foto ilustruese KOSOVE- Shtatë pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb kanë dhën&eu...
Ulf Kristersson Autoritetet suedeze kanë parandaluar sulmet e planifikuara terroriste kundër kryeministrit Ulf Kristersson. "Ne k...
Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe Xi Jinping SHBA- Ndërsa shtetet e Gjirit të pasura me naftë kërkojnë të diversifikojn...
kontrolle në një shtëpi në periferi të Sydney Një sasi e materialit radioaktiv është gjetur në një sht&eu...
Foto nga kabina e aeroplanit gjatë fluturimit Pasagjerët e linjës ajrore LATAM, nga SHBA në Kili më 13 gu...
Jens Stoltenberg SHBA- NATO nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim te forcat bërthamore të Rusisë, tha shefi i aleancës ushtarake pe...
Policia e Kosovës KOSOVË- Tre policë serbë të cilët pak kohë më parë morën detyrën, janë dor&eu...