LIVE UPDATES
Bota

Shans i ri për azilkërkuesit, qeveria gjermane miraton ligjin e ri për emigrantët

Projektligji i ri për migracionin u jep një shans të ri personave me Duldung, nëse kanë pesë vjet që jetojnë në Gjermani. CDU/CSU akuzon qeverinë për ftesë për migracionin ilagal.

6 Korrik 2022, 19:39 Nga d.a.
Shans i ri për azilkërkuesit, qeveria gjermane miraton ligjin e ri
Foto Ilustruese

GJERMANI- Projektligji i ri për migracionin u miratua të mërkurën, 6.7. nga kabineti gjerman. Ministrja Federale e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser (SPD), tha se synimi i kësaj pakete të pare të migracionit është formësimi i politikave të migracionit. Ai synon t'i japë fund praktikës së deritanishme të zakonshme të "duldung”-eve të njëpasnjëshme (Kettenduldung).

Një shans i ri për ish-azilkërkuesit

Ligji kap ata azilkërkues të refuzuar, pra, me Duldung, që në daten 1 janar 2022 kanë qenë prej së paku pesë vjetësh në Gjermani. Nëse miratohet nga Bundestagu, sipas projektligjit aktual, atyre do t'u jepet një leje qëndrimi njëvjeçare, të rinjve deri trevjeçare. Gjatë këtij viti do të kënë të drejtë të mësojnë gjuhën, të gjejnë një vend pune dhe të sigurojnë dëshminë e identitetit. Në se ia dalin, atëherë fitojnë të drejtën e përhershme të qëndrimit. Kushti është që të pranojnë rendin e vlerave kushtetuese të Gjermanisë, tha ministrja e brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, SPD, në një konferencë shtypi të mërkurën, 6. 7. 2022 në Berlin.

Akses në kurse gjuhe

Por edhe ata që ende nuk përfitojnë lejen njëvjeçare të qendrimit do të kenë mundësi të hyjnë në kurse gjuhe dhe kurse integrimi.

"Për ne është gjithnjë me rëndësi ndërmjetësimi i vlerave dhe gjuhës sonë edhe tek ata që janë përkohësisht në Gjermani”, tha ministrja gjermane Fäser. 

Deri tani në shumë lande aksesi i të huajve në kurset e integrimit varet nga perspektiva e qëndrimit të tyre.

Lehtësime për familjaret

Projektiligji gjithashtu parashikon lehtësime për punëtorët e kualifikuar dhe antarët e familjeve të tyre.

„Ne duhet të fitojmë fuqinë punëtore që na duhet në shumë sektorë. Prandaj edhe personave të kualifikuar do t'i lejojmë t'i sjellin familjet e tyre në Gjermani pa pasur nevojë për dëshmi të kursit të gjuhës", tha Fäser. 

Dëbim konsekuent i të dënuarve

Nga ana tjetër ligji parasheh zbatim më konsekuent të dëbimeve nga Gjermania për të dënuarit për vepra penale dhe personat që kanë deklaruar një identitet të rremë.

"Të dënuarve penalisht do t'u hiqet më lehtë e drejta e lejes së qëndrimit. Proceduarat administrative do të thjeshtohen", tha Fäser.

Sipas saj, do të bëhet më e lehtë që ata të dërgohen në arrest dëbimi për të penguar kështu që të hyjnë në ilegalitet para se të dëbohen.

Miratimi pritet në vjeshtë

Projektligji i ri duhet të miratohet nga Bundestagu, çfarë pritet të ndodhë nga vjeshta.

Grupet paralmentare të koaliconit qeveritar e kanë mirëpritur paketën e re. Zëdhënësi i grupit parlamentar të SPD për çështje të brendshme, Sebastian Hartmann, shpjegoi se kjo do të vendoste rrugën për një "fillim të ri në politikën e migracionit". 

"Është e pakuptueshme të kthejmë në vendin e tyre njerëz të mirëintegruar dhe më pas të rekrutojmë nga jashtë me mundim punëtorët që na nevojiten", tha Hartmann.

Kryetari ekzekutiv i grupit parlamentar të FDP, Stephan Thomea, foli për "fillimin e një paradigme tjetër në politikën e migracionit".

CDU/CSU akuzon për nxitje të migracionit të parregullt

Opozita në të kundërt e refuzoi menjëherë projektligjin. Andrea Lindholz nga grupi më i madh parlamentar CDU/CSU, në një deklaratë për mediat akuzoi koalicionin mes socialdemokratëve, ekologjistëve dhe liberalëve se po e rriste joshjen për imigrim ilegal në Gjermani.

"Projektligji shpërblen sidomos të huajt që duhet të largohen, por që nuk mund të largohen, sepse kanë refuzuar të sqarojnë identitetin e tyre dhe që edhe pas shumë vitesh nuk janë integruar në tregun e punës"

CDU/CSU kritikon edhe faktin që ligji do të lejojë tani këdo të marrë pjesë në kurse integrimi.

"Një kërkesë azili e refuzuar do të vendosë akoma më pak, nëse dikush do të jetojë në mënyrë të përhershme në Gjermani. Koalicioni e po e kthen procedurën e azilit në një farsë", u ankua Lindholz.

Nënkryetarja e grupit parlamentar, CDU/CSU, kritikoi edhe faktin se kështu do të vijnë gjithnjë e më shumë të huaj për të përfituar nga sistemet sociale në Gjermani.

"Ky projetklij është i dëmshëm për vendin tonë dhe nuk zgjidh as problemin e mungesës së punëtorëve të kualifikuar. Për këtë na nevojitet një rekrutim i posaçëm dhe jo një ngatërresë e mërgimit për shkaqe azili dhe mërgimit për punë", u shpreh Lindholz përmes një kumtese për media.

A përfitojnë shqiptarët nga ky ligj?

Më 31 dhjetor 2021, në Gjermani jetonin afro  242 000 të huaj me Duldung, mbi 136 600 prej tyre për më shumë se pesë vjet. Kjo del në pah nga një përgjigje e qeverisë gjermane e marsit të këtij viti dhënë grupit parlamentar "Die Linke" në Bundestag. 

Nga ky domkument del në pah se në Gjermanin ishin regjistruar mbi 5 500 persona me Duldung me prejardhje nga Kosova. Por nuk mund të thuhet ende se sa syresh do të përfitojnë nga ky projektligj.

Marrë nga DW.

andrea lindholz nancy faeser ligji per emigracionin ne gjermani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës