LIVE UPDATES
Bota

Sfidat e prokurores Willis në përpjekjet për të çuar Trumpin në gjyq para zgjedhjeve

Ekspertët thonë se pranimi i apelimit të vendimit dhe ngritja e një komisioni shtetëror në Xhorxhia, që mund të ketë autoritet të shkarkojë prokurorët, paraqesin sfida për zonjën Willis, e cila ka ngritur 13 akuza penale ndaj zotit Trump.

22 Mars 2024, 16:53 Nga S.N
Sfidat e prokurores Willis në përpjekjet për të çuar
Fani Willis

SHBA- Gjykatësi i çështjes mbi ndërhyrjet në zgjedhjet presidenciale në Xhorxhia në vitin 2020 i hapi udhë të mërkurën ish-Presidentit Trump të apelonte vendimin e tij, se prokurorja Fani Willis mund t’i vazhdonte hetimet, pavarësisht lidhjes romantike me një prej prokurorëve që ajo punësoi për të ndjekur rastin. Ekspertët thonë se pranimi i apelimit të vendimit dhe ngritja e një komisioni shtetëror në Xhorxhia, që mund të ketë autoritet të shkarkojë prokurorët, paraqesin sfida për zonjën Willis, e cila ka ngritur 13 akuza penale ndaj zotit Trump.

Këto muajt e fundit kanë qenë periudhë e trazuar për prokuroren e qarkut Fulton Fani Willis e cila ka ngritur akuza penale ndaj ish Presidentit Donald Trump për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias.

Pasi një i pandehur tjetër në këtë rast, bëri të njohur marrëdhënien intime mes saj dhe prokurorit që ajo punësoi për të drejtuar hetimet, Nathan Wade, gjykatësi i çështjes vendosi se ajo mund t’i vazhdonte hetimet.

Vendimi ishte një goditje për ish presidentin republikan. Deri tani zoti Trump është parë të bëjë lëvizje juridike që të shtyjë deri pas zgjedhjeve nisjen e gjykimit për 4 çështjet penale me të cilat ai përballet. Megjithatë, në 20 mars, gjykatësi Scott McAfee vendosi që zoti Trump mund ta apelonte vendimin e tij për të mos e larguar zonjën Willis nga çështja.

Ndërkohë Guvernatori i shtetit të Xhorxhis, Brian Kemp, së fundmi, firmosi një akt ligjor që lejonte ngritjen e një komisioni shtetëror i cili do të ketë autoritet të marrë vendim për shkarkimin e prokurorëve. Eksperti ligjor Clark D. Cunningham, nga Kolegji i Drejtësisë në shtetin e Xhorxhias, thotë se këto dy zhvillime janë një “minë me sahat” për zonjën Willis.

“Janë si të thuash bomba që mund të shpërthejnë nga çasti në çast për zonjën Willis. Një prej tyre është mundësia që Gjykata e Apelit të vendosë kundër saj. Tjetra është akti ligjor i guvernatorit Kemp që bën të mundur funksionimin e një komisioni të ri në nivel shtetëror që ka autoritet ta hetojë dhe ta shkarkojë atë nga detyra”.

Gjykatësi McAfee duhet të caktojë datën e gjyqit, por nëse avokatët e zotit Trump dështojnë me apelimin e vendimit, gjyqi mund të përfundojë para zgjedhjeve të nëntorit, thotë zoti Cunningham.

“Faza e parë thuajse ka mbaruar. Prandaj do të ishte koha e përkryer për të bërë gjyqin. Nëse gjyqi do bëhej vetëm për zotin Trump përgjedhja e jurisë do të kërkonte pak kohë. Por, më pas, çështja nuk do duhej të kishte ndërlikime. Ndaj, nëse gjyqi do të fillonte në prill apo maj, do të kishte shanse të mira, që vendimi të jepej në vjeshtë”, thotë eksperti. Sipas ekspertit, zhvillimi i gjyqit ndaj zotit Trump do të kishte ndikim në zgjedhje.

“Një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik amerikan mesa duket beson ende se zgjedhjet u vodhën dhe se nuk mendojnë se ai bëri ndonjë gjë të gabuar me kontestimin deri në fund të zgjedhjeve, përfshirë edhe atë që ndodhi në 6 janar. Por qëndrime të tilla mund të ndryshojnë nëse ata do të njiheshin me ndonjë provë që do t’i vihej në dispozicion jurisë. Prandaj, gjyqi, mund të kishte ndikim në rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit”, shprehet ai.

Ish presidenti Trump dhe 8 të pandehur të tjerë në çështje pretendojnë se zonja Willis ka patur përfitime financiare nga lidhja e saj romantike me zotin Wade, çka e ka nxitur atë të zgjasë hetimet për përfitime personale. Zonja Willis ka mohuar se ka patur përfitime të paligjshme dhe ka argumentuar e marrëdhënia e saj nuk ka ndikuar në veprimet lidhur me procesin hetimor.

Ish presidenti Trump dhe 14 persona të tjerë ndaj të cilëve janë ngritur padi kanë deklaruar se janë të pafajshëm për veprat penale, përfshirë ato për shantazh, presion ndaj zyrtarëve të shtetit shtetërorë për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në favor të tij në Xhorxhia. 4 të pandehur të tjerë në të njëjtën çështje kanë pranuar fajësinë.

Marrë nga VOA

 

donald trump shba

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë