26 Qershor 2025, 13:19
Nga E. D
foto ilustruese
SUEL- Koreja e Veriut mund të dërgojë trupa shtesë në Rusi për të luftuar në luftën e Moskës kundër Ukrainës në korrik ose gusht, dhe për më tepër është duke vazhduar ta furnizojë Rusinë me armë, thanë të enjten ligjvënësit koreanojugorë, duke cituar agjencinë e inteligjencës.
Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS) beson se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për një sulm në shkallë të gjerë kundër Ukrainës në korrik ose gusht, tha për gazetarët deputeti koreanojugor, Lee Seong-kweun, pas një seance me dyer të mbyllura.
“Koha e dislokimit shtesë mund të jetë qysh në korrik ose gusht”, tha Lee, duke shtuar se agjencia përmendi një rund të ri të rekrutimit të trupave për dislokim nga Koreja e Veriut dhe një vizitë të fundit në Penian nga një zyrtar i lartë i sigurisë i presidencës ruse si bazë për vlerësimin e saj.
Në këmbim të dërgimit të municioneve të artilerisë dhe raketave nga Koreja e Veriut për në Rusi, Peniani ka shumë mundësi të marrë këshilla teknike për lëshimet satelitore dhe sistemet drejtuese të raketave, tha Lee, duke cituar NIS-in.
Pas muajsh heshtjeje, si Koreja e Veriut ashtu edhe Rusia e bënë publike zhvendosjen e trupave koreanoveriore dhe rolin që kanë luajtur ata në ofensivën e Moskës kundër Ukrainës për ta rimarrë rajonin e Kurskut.
Të dyja vendet kanë thënë se bashkëpunimi bazohet në traktatin e nënshkruar nga udhëheqësit e tyre në qershorin e vitit të kaluar, që përfshin një pakt të mbrojtjes së ndërsjellë.
koreja e veriu
Bota
26 Qershor 2025, 13:16
E. D
foto ilustruese
SERBI- Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, &ldqu...
Bota
26 Qershor 2025, 12:43
E. D
Ajatollah Ali Khamenei
IRANË- Në një mesazh, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, përshënd...
Bota
26 Qershor 2025, 12:27
E. D
Donald Trump
SHBA- Shtëpia e Bardhë postoi në rrjetet sociale një video të udhëtimit të Presidentit Donal...
Bota
26 Qershor 2025, 12:18
E. D
Ajatollah Ali Khamenei
IRAN- Ajatollah Ali Khamenei pritet të japë mesazhin e tij të parë televiziv që nga shpallja e arm&e...
Bota
26 Qershor 2025, 11:46
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot në Bruksel për të bisedua...
Bota
26 Qershor 2025, 11:36
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- “Si Izraeli, ashtu edhe Irani janë vendet tona mike”. Kështu i përgjigjen zyrtarët në Be...
Bota
26 Qershor 2025, 10:34
E. D
Donald Trump dhe Mbretëresha Máxima
HOLANDË- Mbretëresha Máxima e Holandës po bën bujë në internet pa...
Bota
26 Qershor 2025, 09:25
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nënshkroi të mërkurën vonë një marrëves...
Bota
26 Qershor 2025, 08:24
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Rregullimi i rrugëve, rindërtimi i urave, meremtimi dhe ndërtimi i shkollave e universiteteve, problemet me hekur...
Bota
26 Qershor 2025, 08:17
E. D
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar të mërkurën anulimin e menjëher...