LIVE UPDATES
Bota

Serbia "zyrtarizoi dështimin e dialogut" me letrën në Bruksel

16 Dhjetor 2023, 14:09 Nga A.B
Serbia "zyrtarizoi dështimin e dialogut" me letrën në
Ana Bërnabiq

Një letër e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, në të cilën ajo konfirmon se ka vija të kuqe kur është fjala për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, paraqet herën e parë që ky shtet me shkrim deklaron se nuk do t’i zbatojë disa nene të kësaj marrëveshjeje.

Edhe më parë zyrtarët nga Serbia, përfshirë edhe presidentin Aleksandar Vuçiq, kanë deklaruar publikisht se nuk do t’i zbatojnë ato pjesë të marrëveshjes, të cilat i konsiderojnë si “shkelje të interesave kombëtare të Serbisë”. Mirëpo, zyrtarët nga Brukseli të përfshirë në dialog, i kanë injoruar ato duke konsideruar si “deklarata për konsum të brendshëm”. Ata shpreheshin se, “nuk ka rëndësi çfarë thonë publikisht, por se presidenti Vuçiq do t’i zbatojë të gjitha pikat” siç ka premtuar në takimet me ta në kuadër të dialogut.

Por, kësaj radhe edhe për ta, një shprehje e qëndrimeve me shkrim nga ana e kryeministres së Serbisë, ka qenë një befasi.

Pas letrës në fjalë, zyrtarët e BE-së kanë pranuar se tash kjo paraqet “një situatë shumë më serioze në procesin e dialogut” dhe kanë pranuar se kjo gjë ka shkaktuar një dozë të madhe të shqetësimit në BE.

“Ndoshta për Serbinë kjo mund të duket si diçka e dobishme për shkak të zgjedhjeve më 17 dhjetor. Por, Serbia duhet ta dijë se vjen edhe 18 dhjetori dhe ditët në vijim, e obligimet mbeten. Kjo nuk do të kalojë aq lehtë te vendet anëtare të BE-së”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një diplomat i lartë evropian.

Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë e kishin arritur më 27 shkurt të këtij viti kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ndërsa, më 18 mars ishin pajtuar në Ohër për aneksin e zbatimit të marrëveshjes. Por, ato marrëveshje nuk u nënshkruan pasi një gjë e tillë u refuzua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mes tjerash marrëveshja kërkon respektimin e integritetit territorial mes palëve ndërsa neni 4 i saj, i cili tash është problematik për Serbinë, parasheh që Serbia të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Pra, përmendet në mënyrë decidive se fjala është për të gjitha organizatat ndërkombëtare. Ndërsa, Serbia në letrën e kryeministres Bërnabiq drejtuar BE-së thotë se nuk do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në OKB apo në organizatat dhe agjencitë që ekzistojnë në kuadër të OKB-së.

Është interesante se si letra nga kryeministrja e Serbisë, e që kishte për qëllim shprehjen e rezervave për deklaratën e samitit BE-Ballkani Perëndimor, nuk ishte adresuar te Charles Michel, president i Këshillit Evropian, i cili ishte organizator i samitit e 13 dhjetorit, por i ishte dërguar drejtorit menaxhues në Shërbimin e veprimit të jashtëm të BE-së.

Diplomatët në Bruksel mendojnë se në këtë mënyrë ndoshta Serbia ka dashur t’i shmangë pasojat e kësaj letre, por këtë nuk e ka arritur, sepse letra u është dhënë edhe vendeve anëtare dhe konsiderohet si qëndrim i Serbisë.

Bashkëbiseduesit e Radios Evropa e Lirë kanë thënë se “asnjëherë deri më tash në komunikim zyrtar mes Serbisë dhe BE-së nuk është përdorur një gjuhë aq e ashpër rreth obligimeve nga dialogu”.

Eksperti Toby Vogel nga Këshilli për Politikë dhe Demokraci (DPC), nuk është i befasuar me këtë qëndrim të Beogradit dhe mendon se tash, me shkrim, Serbia de facto e ka sjellë dialogun para dështimit.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë dëshpëruese duan të besojnë se Marrëveshja nga Ohri është e vërtetë, se Serbia dhe Kosova janë obliguar për t’i normalizuar raportet, edhe pse ekzistojnë shumë fakte për të dëshmuar se nuk është ashtu”, thotë Vogel për Radion Evropa e Lirë.

“Për një kohë të gjatë është e qartë se dialogu de facto ka dështuar dhe se ai po përdoret vetëm për menaxhimin e krizave. Me këtë letër, Serbia de facto e ka zyrtarizuar dështimin e dialogut”, shton Vogel.

Ai rikujton se si diplomatët evropianë shpesh i kanë injoruar deklaratat e ndryshme të zyrtarëve të Serbisë se nuk e kanë ndërmend të respektojnë marrëveshjen, duke thënë se ato janë për qëllime të brendshme në prag të zgjedhjeve.

“Tash, për herë të parë kemi një letër nga niveli më i lartë, ku thuhet se ata e hedhin poshtë vetë bazën mbi të cilën është ndërtuar dialogu – gjetjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve që nënkupton de facto njohjen e Republikës së Kosovës. E kam vështirë të besoj se pas kësaj letre BE-ja dhe SHBA-ja të mund t’i kthehen thjesht punës së përditshme rreth dialogut, edhe pse besoj se do të tentojnë të veprojnë ashtu”, thekson Vogel.

Pavarësisht faktit se Marrëveshja e arritur nuk është nënshkruar, nga BE-ja konsiderohet si ligjërisht obliguese prej momentit kur me shkrim për arritjen e saj ka njoftuar përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Burimet e BE-së kanë sqaruar se vlerësimet për natyrën obliguese të marrëveshjes janë në përputhje me nenin 11 të Konventës së Vjenës për ligjin rreth traktateve, i cili thotë se “pajtimi i një shteti që të obligohet me një marrëveshje mund të shprehet me nënshkrim, shkëmbim të instrumenteve që përbëjnë marrëveshje, ratifikim, pranim, miratim apo me çfarëdo mjeti tjetër, nëse ashtu pajtohen”.

Të njëjtat burime kanë thënë se palëve në Ohër kjo mënyrë e dhënies së pëlqimit u ishte sqaruar hollësisht, dhe të dyja palët u pajtuan dhe nuk kundërshtuan, në praninë e përfaqësuesit të lartë dhe të dërguarit për dialog.

Përfaqësuesit e BE-së kanë thënë se kishin propozuar disa rrugë të tjera për të shprehur pëlqimin e palëve për marrëveshje, por ato ishin refuzuar dhe vazhdojnë të refuzohen nga të dyja palët.

Lidhur me letrën e Serbisë ka reaguar edhe zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, i cili ka përsëritur se të dyja palët kanë marrë obligim që në tërësi ta zbatojnë marrëveshjen.

“Bashkimi Evropian përsërit se marrëveshja është ligjërisht obliguese në tërësi për të dyja palët: Implementimi i saj do të jetë pjesë integrale e rrugëtimit përkatës evropian”, ka thënë Stano.

Sipas tij, Marrëveshja dhe aneksi për zbatim “janë bërë ligjërisht obliguese përmes komunikatës me shkrim të përfaqësuesit të lartë të BE-së më 18 mars 2023. Ky ka qenë qëndrim konsistent i BE-së dhe i komunikuar publikisht në disa raste”, ka thënë ai.


Por, përpos deklaratave verbale Serbia edhe me veprime ka dëshmuar se nuk e respekton në tërësi Marrëveshjen e Ohrit. Ajo edhe pas arritjes së kësaj marrëveshjeje ka votuar në Këshillin e Evropës kundër nisjes së procedurës për anëtarësimin e Kosovës.

Obligimet e Serbisë për të zbatuar marrëveshjen dhe aneksin e saj pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të bëhen pjesë përbërëse edhe e Kornizës negociuese për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian./REL

ana bërnabiq

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës