LIVE UPDATES
Bota

“BRICS, as tigër prej letre dhe as gogol”/ Analiza e DW: A po krijohet një bllok antiperëndimor?!

BRICS po zgjerohet dhe bashkë me të edhe ndikimi i tij. A është kjo aleancë prej shtetesh kaq të ndryshme jorelevante, apo po krijohet një bllok antiperëndimor? Ekspertët rekomandojnë bashkëpunim.

16 Dhjetor 2023, 09:41 Nga A.B

“BRICS, as tigër prej letre dhe as gogol”/ Analiza e DW: A po

BRICS po zgjerohet dhe bashkë me të edhe ndikimi i tij. A është kjo aleancë prej shtetesh kaq të ndryshme jorelevante, apo po krijohet një bllok antiperëndimor? Ekspertët rekomandojnë bashkëpunim.

Është një humbje për të, por BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut) do ta kapërcejë: Argjentina ndoshta nuk do t’i bashkohet aleancës në fillim të janarit – qeveria e re e bëri këtë të ditur përmes një postimi në Twitter. BRICS do të vazhdojë të zgjerohet me pesë shtete: aty bëjnë pjesë peshat e rënda të energjisë, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Irani, si dhe Egjipti dhe Etiopia. Përmes zgjerimit BRICS-ikonsolidon rolin e tij si zëri i Jugut global duke sjellë më shumë rëndesë në peshoren e politikës ndërkombëtare. Zgjerimi ndodh nën presidencën e Rusisë. Dhe kur Presidenti Vladimir Putin të hapë tapetin e kuq të samitit në Kazan të Rusisë në tetor, në foton e përbashkët do të jenë dy herë më shumë krerë shtetesh dhe qeverish se më parë.

BRICS ka bërë një karrierë befasuese, që kur bankierët e Goldman-Sachs krijuan akronimin BRIC për një fond investimi në vitin 2001, që kur liderët e Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës u takuan për herë të parë në vitin 2009 dhe që kur atij iu bashkua Afrika e Jugut, si i pari shtet afrikan në vitin 2011. Kjo karrierë është edhe më befasuese, kur demokracitë si Brazili, India dhe Afrika e Jugut bashkëpunojnë këtu në mënyrë pragmatike përtej kufijve ideologjikë me autokracitë, Kinën dhe Rusinë. As luftimet mes trupave indiane dhe kineze për kufirin e diskutueshëm në vitin 2020 nuk e penguan BRICS-in.

Dallimet dhe të përbashkëtat

Hyrjet e reja sjellin me vete edhe potencial të konsiderueshëm konflikti: Egjipti dhe Etiopia luftojnë për ujin e Nilit; Arabia Saudite dhe Irani luftojnë ashpërsisht prej dekadash për dominim në Gjirin Persik. Por sado të ndryshme që janë shtetet e BRICS-itdhe interesat e tyre, Johannes Plagemann, studjues politik në institutin kërkimor të Hamburgut GIGA, identifikon një konsens minimal: “Që ekziston dëshira për një rend botëror ndërkombëtar, që dominohet më pak nga Perëndimi”.

Kjo nuk do të thotë armiqësi ndaj Perëndimit. BRICS mund t`i marrë vendimet vetëm unanimisht. Prandaj as Kina, as Rusia, dhe në të ardhmen as Irani, nuk do të jenë në gjendje të zbatojnë me lehtësi qëndrimet e veta. Dhe për shumicën e vendeve të BRICS-it duhet të vlente dallimi që Ministri i Jashtëm i Indisë Subrahmanyam Jaishankar bëri në shtator për vendin e tij: “India nuk është perëndimore, ajo nuk është as antiperëndimore”.

Një balancim përtej mendësisë së kampit të përbashkët

Nga anëtarësimi në BRICS, shpjegon politologu Günther Maihold, nuk fitohet vetëm status në politikën ndërkombëtare. Ai ofron edhe mundësinë për t`i ikur mendësisë së kampit të përbashkët në konkurrencën gjeostrategjike, që po shtohet mes Kinës dhe Rusisë nga njëra anë dhe Perëndimit nga ana tjetër.

“Me anëtarësimin në BRICS bëhet e qartë, se nuk dëshiron të biesh në këtë logjikë të kampit të përbashkët dhe se dëshiron të mbash një qëndrim të pavarur”, thotë Maihold, i cili jep mësim në Universitetin e Lirë të Berlinit.

Është një sinjal i kësaj pavarësie fakti, që Vladimir Putini pavarësisht nga sulmi rus ndaj Ukrainës u prit në fillim të dhjetorit me madhështi në shtetet anëtare të ardhshme të BRICS-it, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, megjithë urdhërarrestin ndërkombëtar. Në Abu Dhabi mikpritësit nuk u mjaftuan vetëm ta kalonin autokolonën e liderit të Kremlinit përgjatë bulevardeve të zbukuruar me flamuj rusë. Edhe avionët luftarakë pikturuan ngjyrat e flamurit rus në qiellin e shkretëtirës. Me kaq shumë mikpritje ndaj Putinit gati mund të të dalë nga mendja, se Emiratet e Bashkuara Arabe mbahen edhe aleat i SHBA dhe se SHBA kanë tri baza ushtarake në vend.

Rusia përfiton nga kryesimi i BRICS-it

Kryesimi i BRICS-it dhe organizimi i samitit të tij në vitin 2024 i ofrojnë Rusisë disa avantazhe, analizon eksperti i GIGA, Plagemann. Së pari brenda vendit demonstrohet që Rusia nuk është aspak aq e izoluar, sa ç`synon Perëndimi. Dhe pastaj kryesorja për Rusinë është sigurisht edhe që të mund të bëjë biznes duke anashkaluar Perëndimin, të anashkalojë sanksionet dhe të mund të shesë me fitim lëndët e saj të para.”

Madje edhe aleatët e Perëndimit brenda vendeve të BRICS-it nuk i përmbahen ndërkohë sanksioneve perëndimore kundër Rusisë. Në disa raste ato shihen edhe si sinjal alarmi: masat ndëshkuese kundër Rusisë dhe Iranit, ngrirja e rezervave valutore, përjashtimi nga sistemi ndërkombëtar i pagesave Swift, kanë nxitur tendencat për të kërkuar alternativa ndaj sistemit financiar të dominuar nga SHBA – për çdo kazualitet. Krijimi i një alternative të vërtetë është i vështirë dhe kërkon kohë, por Emiratet e Bashkuara Arabe për shembull lejojnë tanimë, që dërgesat e gazit dhe naftës në Indi dhe Kinë të paguhen në monedha vendase në vend të dollarëve amerikanë.

BRICS nuk ka ende as një sekretariat të vetin. Por në sektorin financiar ata kanë një institucion të vetin: Bankën e Re për Zhvillim, New Development Bank. Me hyrjen e monarkive të pasura të naftës, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, banka mund ta zmadhojë kapitalin e saj. Profesori i politikës nga Berlini, Maihold shpjegon se në këtë mënyrë do të ishin në dispozicion burime alternative financiare për projektet kombëtare të zhvillimit, por edhe në situatat e borxhit publik, “që nuk janë të lidhura me kushtet, të cilat zakonisht i atribuohen Bankës Botërore apo Fondit Monetar Ndërkombëtar”.

Nga ngritja e Jugut global dhe humbja relative e pushtetit të Perëndimit Plagemann pret ndryshime të mëtejshme: “Në shumë fusha të politikës ndërkombëtare bota do të bëhet më transaksionale.” Autori i librit të botuar kohët e fundit: “Ne nuk jemi të gjithë – Jugu global dhe injoranca e perëndimit” shpjegon, se çfarë do të thotë kjo në terma konkretë: “I kushtohet më pak vëmendje unisonit ideologjik, promovimit të demokracisë, të drejtave të njeriut etj, por të gjithë pjesëmarrësit përqendrohen më shumë për të realizuar interesat e veta qenësore.”

“Ajo që ministrja e Jashtme gjermane afirmon në mbarë botën, partneritetin e vlerave si bazë për bashkëpunim, nuk shihet si bazike”, pohon Günther Maihold. “Ajo, që ne përpiqemi ta shesim si një rend i bazuar në rregulla, është diçka, për të cilën anëtarët e BRICS-it thonë: “Ne nuk i kemi vendosur këto rregulla. Dhe nuk ka asnjë arsye, pse ne duhet t’i bashkohemi ose t’i nënshtrohemi këtyre rregullave”. Sidomos kur për vendet më pak të fuqishme, “rendi i bazuar në rregulla gjithmonë ka qenë pak më shumë se hipokrizi në shkallë globale”, siç pohuan së fundmi në mënyrë autokritike Julian Barnes-Dacey dhe Jeremy Shapiro në revistën amerikane “Foreign Policy”.

Plagemann sugjeron një qasje të qetë ndaj BRICS-it. Ai këshillon që aleanca e shteteve të shihet si partner bashkëpunimi. “Nëse institucionet e mëdha ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara po bëhen gjithnjë e më pak të afta për të vepruar, grupet, grupimet dhe institucionet e mbetura duhet të jenë në gjendje të paktën potencialisht të bashkëpunojnë. Nuk sjell dobi që të ngresh kundërshti”, konkludon studiuesi nga Hamburgu.

Në një punim për institutin studimor me influencë të Berlinit, Fondacioni për Shkencë dhe Politikë, SWP, Günther Maihold ka bërë së fundi një sugjerim konkret, se si Perëndimi dhe BRICS mund të hyjnë në dialog: përmes forumeve të përbashkëta të dialogut mes kryenegociatorëve të G7 dhe BRICS. Nuk është aspak e nevojshme të jenë publike dhe mund të merren me fusha politikash, që janë më pak të prekura nga konkurrenca gjeopolitike: Maihold merr në konsideratë çështjet mjedisore dhe klimatike apo politikat globale të shëndetit./DW

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës