LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Serbia negocionte me Orbanin për t’iu bashkuar Druzhbës ruse. Tani, çfarë?

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022 dhe vendosja e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, Druzhba mbeti e rëndësishme vetëm për Hungarinë dhe Sllovakinë, të cilat kërkuan përjashtim nga sanksionet dhe vazhdimin e furnizimit përmes këtij naftësjellësi, për shkak se nuk kanë dalje në det.

27 Prill 2026, 14:59 Nga E.d
Analiza e REL: Serbia negocionte me Orbanin për t’iu bashkuar
Foto ilustruse

Ukraina rifilloi transitin e naftës përmes naftësjellësit Druzhba, pas një ndërprerjeje disamujore, të shkaktuar nga një defekt që ndodhi pas një sulmi rus në janar. Me këtë u hoq edhe bllokada që Hungaria vendosi ndaj miratimit të një kredie prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022 dhe vendosja e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, Druzhba mbeti e rëndësishme vetëm për Hungarinë dhe Sllovakinë, të cilat kërkuan përjashtim nga sanksionet dhe vazhdimin e furnizimit përmes këtij naftësjellësi, për shkak se nuk kanë dalje në det.

Lidhja me sistemin rus Druzhba, përmes të cilit autoritetet në Serbi synojnë të sigurojnë naftë të papërpunuar ruse dhe t’i anashkalojnë sanksionet e Brukselit, ngre pikëpyetje për qëndrueshmërinë e politikës evropiane.

Serbia është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke mos vepruar në përputhje me vendimet e Bashkimit Evropian. 

Nafta e papërpunuar në Serbi aktualisht arrin vetëm nga një drejtim - nga Kroacia, përmes sistemit të Naftësjellësit Adriatik (JANAF).

Pika fillestare e këtij naftësjellësi është në portin e Omishalit, ku nafta mbërrin me cisterna detare, ndërsa sistemi përfundon në Novi Sad.

Përmes kësaj rruge, për shkak të sanksioneve të Brukselit, Serbisë iu ndërpre furnizimi me naftë të papërpunuar ruse në dhjetor të vitit 2022.

Planet për lidhjen e Serbisë me Druzhbën mund të shërbejnë si një test për qëndrueshmërinë e Bashkimit Evropian: nëse Brukseli tashmë ka miratuar përjashtime për Hungarinë dhe Sllovakinë, shtrohet pyetja nëse do të ishte politikisht dhe juridikisht e qëndrueshme të pengohej Serbia që të kërkojë trajtim të ngjashëm, përmes përjashtimeve ekzistuese në sistem?!

Kjo çon drejtpërdrejt edhe te dilema nëse sanksionet humbasin forcën, kur ka devijime të përkohshme apo të përhershme, veçanërisht në sektorin e energjisë.

“Përjashtimet për Hungarinë dhe Sllovakinë e dobësojnë qëndrimin e unifikuar të BE-së dhe krijojnë hapësirë për mospajtime të brendshme, siç është parë edhe me veton e fundit të Hungarisë ndaj kredisë së BE-së për Ukrainën”, thotë për Radion Evropa e Lirë Zuzana Pelakova, drejtoreshë e programit për ekonomi dhe biznes në GLOBSEC - një institut kërkimor me seli në Bratisllavë.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua disa herë Komisionit Evropian për koment lidhur me mundësinë që Serbia t’i bashkohet Druzhbës, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Nafta ruse humb rëndësinë në BE

Rëndësia e eksportit rus të naftës në Bashkimin Evropian ka rënë ndjeshëm.

Sipas të dhënave të Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA) nga dhjetori i vitit 2025, BE-ja përbënte vetëm 6 për qind të eksporteve ruse të naftës, krahasuar me rreth 45 për qind në vitin 2021, para fillimit të luftës në Ukrainë, sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).

Dan Jorgensen, komisionar për Energjinë, konfirmoi se BE-ja nuk planifikon t’i rikthehet furnizimit me energji nga Rusia, pavarësisht krizës që po dominon tregjet globale.

“Rifillimi i importit të energjisë ruse do të ishte një gabim i madh. Jo. Në të ardhmen, nuk do të importojmë më asnjë molekulë energjie ruse. [Presidenti rus, Vladimir] Putin e ka përdorur energjinë kundër shteteve anëtare, i ka shantazhuar ato dhe duke blerë energji, ne, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, e ndihmojmë luftën kundër miqve tanë në Ukrainë”, deklaroi Jorgensen më 22 prill.

BE-ja planifikon të ndalojë plotësisht importin e gazit rus deri në fund të vitit 2027.

Importi i naftës ruse është ndërprerë në masë të madhe gjatë viteve 2022 dhe 2023 - me përjashtime të kufizuara për Hungarinë dhe Sllovakinë.

Furnizimi me naftë ruse në rrethanat aktuale përbën rreth 5 për qind të totalit të importit, pikërisht për shkak të këtyre përjashtimeve.

Prandaj, një lidhje e re me Druzhbën do të kishte kuptim vetëm nëse ekziston një regjim i qëndrueshëm dhe i lejuar furnizimi - gjë që, aktualisht, nuk është rasti.

Hapat e parë drejt lidhjes së Serbisë me Druzhbën janë ndërmarrë.

Në zhvillim e sipër është tenderi i kompanisë shtetërore serbe, Transnafta, për ndërtimin e një naftësjellësi rreth 100 kilometra të gjatë drejt Hungarisë, përmes të cilit do të transportohej nafta e papërpunuar ruse në Serbi.

Punimet, sipas njoftimeve të autoriteteve serbe, pritet të fillojnë në vjeshtë, ndërsa synohet që nafta të fillojë të rrjedhë deri në fund të vitit 2027.

Për shkak të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj importit të naftës ruse, kjo lëndë e parë nuk ka arritur në Serbi për më shumë se tre vjet.

Projekti i përbashkët i ndërtimit të naftësjellësit po realizohet në bazë të marrëveshjes mes Beogradit dhe Budapestit, ndërsa të dyja vendet e kanë intensifikuar bashkëpunimin energjetik që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Megjithatë, kjo marrëveshje është arritur gjatë Qeverisë së Viktor Orbanit, kryeministrit në largim të Hungarisë, i cili ka humbur zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 12 prill.

“Për Serbinë, lidhja me naftësjellësin Druzhba, në kontekstin aktual gjeopolitik, mund të shihet si dobësim i unitetit të BE-së. Për më tepër, BE-ja planifikon ndërprerjen graduale të mbetur të importit të naftës ruse deri në shtator të vitit 2027, pavarësisht kundërshtimit të Hungarisë dhe Sllovakisë. Kjo rrit rrezikun që çdo lidhje e re me Druzhbën të shndërrohet në një aset të bllokuar në të ardhmen e afërt”, vlerëson Pelakova.

Druzhba si plan funksional apo opsion politik për Serbinë?

Në rrethanat ekzistuese, lidhja me Druzhbën nuk mund të konsiderohet si një kanal funksional furnizimi për Serbinë.

E ardhmja e këtij projekti do të varet në masë të madhe nga regjimi i sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe nga qëndrimi ndaj naftës ruse në Hungari dhe Sllovaki.

Megjithatë, gjithçka varet tani edhe nga qasja që do të ketë Qeveria e re e Hungarisë, përkatësisht kryeministri i ardhshëm, Peter Magyar.

Deri më tani, Magyar nuk është shprehur në mënyrë eksplicite se çfarë qasjeje do të ketë ndaj naftës ruse dhe nëse do të vazhdojë politikën e varësisë që ka ndjekur kundërshtari i tij politik, Viktor Orban.

Para zgjedhjeve parlamentare, Magyar u tha gazetarëve lokalë se shteti duhet të forcojë diversifikimin energjetik, por se kjo nuk do të ndodhë brenda natës.

Ai, gjithashtu, pranoi se Hungaria, në një të ardhme të afërt, do të mbetet ende e ekspozuar ndaj energjisë ruse.

“Nëse është e nevojshme, do të negociojmë me Rusinë, por nuk do të bëhemi miq”, deklaroi Magyar para fitores në zgjedhje.

Marrëdhëniet e ardhshme mes Serbisë dhe Hungarisë pritet të luajnë gjithashtu rol të rëndësishëm në këtë projekt.

Gjatë qeverisjes së Orbanit, Beogradi dhe Budapesti gëzonin marrëdhënie të afërta, ndërsa Hungaria shpesh pozicionohej si mbrojtëse e Serbisë në Bruksel.

Pas fitores, Magyar iu referua këtyre raporteve të ngushta mes Orbanit dhe Vuçiqit, duke thënë se e di se kush është “kumbarë” i këtyre marrëdhënieve, duke aluduar në Rusinë.

Pasi në një intervistë për Radio-Televizionin e Serbisë, më 13 prill, e kritikoi Magyarin duke thënë se “nuk ka ide për çfarë flet”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 21 prill, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin në ardhje të Hungarisë dhe e ftoi atë për vizitë në Serbi.

Hungaria dhe Sllovakia kanë kufizime gjeografike dhe nuk kanë dalje në det.

Ky ishte argumenti kryesor kur ato kërkuan dhe siguruan përjashtimin për furnizim me naftë ruse.

Megjithatë, pas një defekti në naftësjellësin Druzhba, u dëshmua se ka edhe alternativa të tjera.

Kroacia, përmes sistemit JANAF, ofroi një rrugë alternative furnizimi me naftë - jo me origjinë ruse. Zagrebi zyrtar pretendon se ka kapacitete të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e të dyja vendeve.

Pelakova vlerëson se defekti në Druzhba tregoi se Sllovakia dhe Hungaria nuk janë më plotësisht të varura nga ky naftësjellës.

“Në të njëjtën kohë, nafta ruse vazhdon të shitet me zbritje - gjë që ka sjellë fitime të konsiderueshme për rafineritë e MOL-it në rajon”, thekson Pelakova.

“Është e rëndësishme të kuptohet se Rusia ka një histori të gjatë të përdorimit të eksportit të energjisë si armë gjeopolitike, për të avancuar interesat e saj. Ka pak shenja se do të vepronte ndryshe me Druzhbën. Përkundrazi, ngjarjet e fundit e mbështesin këtë pritshmëri”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë. 

Megjithatë, Pelakova paralajmëron se vazhdimi i transitit përmes Druzhbës do të jetë vendimtar për përcaktimin e rëndësisë së ardhshme të këtij naftësjellësi.

“Nëse Ukraina do ta ndalte njëanshëm transitin, Druzhba mund të bëhej kryesisht e vjetruar për të gjitha vendet e përfshira, potencialisht edhe për Serbinë”, thekson ajo.

Aktualisht, kompania hungareze e gazit, MOL, ka ndikim kyç në furnizimin e Serbisë me naftë, si një nga furnizuesit kryesorë alternativë të naftës së papërpunuar dhe derivateve, veçanërisht pas sanksioneve amerikane ndaj industrisë serbe të naftës, NIS, dhe problemeve me JANAF-in.

Kompania ka dyfishuar, madje edhe trefishuar furnizimet për të stabilizuar tregun./REL

ukraina serbia hungaria

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet