LIVE UPDATES
Bota

Senati voton për buxhetin e përkohshëm, shmang mbylljen e pjesshme të qeverisë

Projektligji u miratua me 54 vota pro dhe 46 kundër, pasi kapërceu një pengesë më të vështirë procedurale për të ndaluar debatin lidhur me të, për të cilën duheshin të paktën 60 vota.

15 Mars 2025, 14:27 Nga M.B
Senati voton për buxhetin e përkohshëm, shmang mbylljen e
Foto ilustruese

SHBA- Senati amerikan miratoi një buxhet të përkohshëm të premten në mbrëmje, duke shmangur mbylljen e pjesshme të qeverisë dhe duke tejkaluar kundërshtimin e demokratëve ndaj projektligjit. Projektligji u miratua me 54 vota pro dhe 46 kundër, pasi kapërceu një pengesë më të vështirë procedurale për të ndaluar debatin lidhur me të, për të cilën duheshin të paktën 60 vota. Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët e miratoi projektligjin në fillim të kësaj jave duke respektuar një afat kohor për të mbajtur qeverinë të hapur, që skadonte më 14 mars.

Demokratët në Senat ishin të ndarë nëse do ta mbëshesnin apo jo buxhetin e përkohshëm që do të financonte qeverinë për gjashtë muajt e ardhshëm, do të reduktonte shpenzimet totale të qeverisë me rreth 7 miliardë dollarë nga nivelet e vitit të kaluar dhe do të kalonte fonde nga shpenzimet civile tek ato ushtarake. Shumë demokratë u indinjuan ndaj kreut të pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, i cili njoftoi të enjten në mbrëmje se megjithëse nuk i pëlqente projektligji, mbyllja ishte një "opsion shumë më i keq".

Duke folur në Senat të premten në mëngjes, zoti Schumer tha se mosmiratimi i projektligjit republikan do të ndihmonte përpjekjet e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) të udhëhequr nga miliarderi Elon Musk, përfshirë lidhur me agjencitë që do të mbylleshin.

"Mbyllja do t’i jepte mundësi DOGE-s të intensifikonte përpjekjet (për shkurtime)," tha ai.

Dhjetra demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët kundërshtuan projektligjin në Dhomën e Përfaqësuesve, i dërguan një letër Senatorit Schumer të premten, duke shprehur "kundërshtimin e tyre të fortë" ndaj planit të tij për të votuar pro projektligjit. Ish-kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi u kërkoi demokratëve të Senatit të vepronin kundër udhëzimit të udhëheqësit të tyre.

Në një deklaratë të premtes, ajo u shpreh se "Amerika ka kaluar një mbyllje (të qeverisë) nën (Presidentin) Trump më parë - por ky legjislacion i dëmshëm, veçse e keqëson situatën". I pyetur nga gazetarët të premten, udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries refuzoi të thoshte nëse mbështeste rolin udhëheqës të zotit Schumer. Presidenti Trump i kishte bërë thirrje Kongresit të miratonte projektligjin për buxhetin dhe të premten e vlerësoi zotin Schumer për mbështetjen.

"Urime për Chuck Schumer i cili bëri gjënë e duhur – ai tregoi guxim!" shkruante ai në platformën “Truth Social”.

"E respektoj shumë atë që bëri sot Schumer. Ai doli hapur dhe tha se ata (demokratët) duhet të votojnë në krah të republikanëve sepse është gjëja e duhur," tha zoti Trump gjatë një fjalimi në Departamentin e Drejtësisë.

Projektligjet për buxhetin kërkojnë një prag minimal prej 60 votash për t’u miratuar në Senat, që do të thotë se republikanët duhet të sigurojnë të paktën tetë vota demokrate. Projektligji e kaloi këtë pengesë procedurale me votën 62-38. Disa ndryshime të propozuara për projektligjin dështuan, por njëri prej tyre që propozonte eliminimin e fondeve për DOGE-n u mbështet nga një republikane. Senatorja Lisa Murkowski e Alaskës ka qenë e hapur në kritikat e saj ndaj nismës së miliarderit Musk.

Zoti Schumer më herët kishte bërë thirrje që Senati të miratonte një version të mëparshëm të buxhetit të përkohshëm, për të cilin demokratët ishin përfshirë në negociata.

"Financimi i qeverisë duhet të jetë një përpjekje dypartiake. Por republikanët zgjodhën një rrugë partiake, duke hartuar variantin e tyre pa asnjë nga sugjerimet, asnjë nga sugjerimet e demokratëve të Kongresit," tha zoti Schumer në Senat të mërkurën vonë.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të martën masën e shpenzimeve afatshkurtra me një votim 217-213. Një demokrat votoi pro projektligjit dhe një republikan kundër tij. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, i kapërceu kundërshtimet brenda Partisë së tij Republikane, duke siguruar miratimin e paketës së shpenzimeve. Ai u tha gazetarëve të martën se buxheti shtatëmujor ishte një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të agjendës së zotit Trump për të eliminuar shpërdorimet dhe abuzimet qeveritare përmes DOGE-s.

"Kjo na lejon të ecim përpara me reduktimin dhe kufizimet e qeverisë federale. Në Uashington po ndodh një ndryshim sizmik. Është një moment ndryshe nga ç’kemi parë ndonjëherë. Puna e DOGE-s po gjen mashtrime, shpërdorime dhe abuzim masiv", tha zoti Johnson.

"Kemi një Shtëpi të Bardhë që është e përkushtuar për të na kthyer në një rrugë të përgjegjshme fiskale."

Megjithatë vëzhguesit dhe analistët e pavarur thonë se DOGE po përdor pretendime të ekzagjeruara për mashtrime për të gjeneruar mbështetje për shkurtime në shkallë të gjerë në programet dhe zyrat federale. Ligjvënësi Thomas Massie ishte i vetmi republikan që votoi kundër projektligjit, pavarësisht se zoti Trump bëri thirrje të hënën në mbrëmje në Truth Social që ai të humbiste vendin e tij nëse e bënte një gjë të tillë.

Buxheti i përkohshëm u jep ligjvënësve kohë për të arritur një kompromis mbi versionet e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të shpenzimeve të qeverisë për vitin e ardhshëm fiskal, i cili fillon në tetor, një mjet kyç për zbatimin e agjendës së politikës së brendshme të Presidentit Trump. Çështja është se si dhe kur të miratohet një zgjatje e propozuar e afatit të shkurtimeve të taksave për vitin 2017 dhe si të paguhet deficiti i SHBA-së, pa shkurtuar programet kryesore që ndihmojnë votuesit amerikanë./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet