Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Komentet e saj para gazetarëve në një tren, ndërsa delegacioni i zyrtarëve amerikanë po udhëtonte nga Pekini për në Shangai, janë nga vlerësimet më të zymta të firmave amerikane mbi klimën e investimeve në Kinë dhe mënyrën se si ato e shohin Kinën.
SHBA- Sekretarja amerikane e Tregtisë Gina Raimondo tha se kompanitë amerikane janë ankuar se Kina është bërë një vend ku nuk mund të investohet, duke vënë në dukje gjobat, bastisjet dhe veprime të tjera kundër firmave që e kanë bërë shumë të rrezikshme mundësinë e biznesit në ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Komentet e saj para gazetarëve në një tren, ndërsa delegacioni i zyrtarëve amerikanë po udhëtonte nga Pekini për në Shangai, janë nga vlerësimet më të zymta të firmave amerikane mbi klimën e investimeve në Kinë dhe mënyrën se si ato e shohin Kinën. Këto ishin komentet më të direkte të zonjës Raimondo gjatë vizitës së saj në Kinë.
"Gjithnjë e më shumë dëgjoj nga bizneset amerikane se Kina është një vend ku nuk mund të investohet për shkak të rreziqeve të mëdha", tha ajo. "Pra, bizneset kërkojnë mundësi të tjera, kërkojnë vende të tjera për të investuar."
Sekretarja Raimondo tha se nuk kishte "asnjë arsye" për veprimet kineze kundër prodhuesit të mikroprocesorëve, Micron Technology MU.O, produktet e të cilit u kufizuan nga Pekini në fillim të këtij viti dhe hodhi poshtë çdo krahasim të këtij rasti me kontrollet amerikane të eksportit. "Ka pasur një proces të kufizuar në sistemin e drejtësisë për këtë çështje, prandaj unë e ngrita atë."
Më herët gjatë ditës, në një takim me kryeministrin kinez Li Qiang në Pekin, ajo kishte thënë se Shtetet e Bashkuara duan të punojnë me Kinën për të zgjidhur problemet e lidhura me çështjet si ndryshimi i klimës dhe inteligjenca artificiale.
Sekretarja Raimondo është zyrtarja e fundit e administratës së Presidentit Biden që viziton Kinën në një përpjekje për të forcuar komunikimin mes dy vendeve, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe mbrojtjes, mes shqetësimeve se tensionet midis dy superfuqive mund të dalin jashtë kontrollit.
"Ka fusha të tjera me shqetësim global, si ndryshimi i klimës, inteligjenca artificiale, kriza e fentanilit, ku ne duam të punojmë me ju si dy fuqi globale për të bërë atë që është e drejtë për të gjithë njerëzimin", tha Sekretarja Raimondo në takimin me zotin Li.
Marrë nga VOA
Steve Scalise SHBA- Ligjvënësi Steve Scalise, republikani numër dy në Dhomën e Përfaqësuesve, tha të martën se...
Marie Arena Më shumë se 280 mijë euro janë gjetur në shtëpinë e djalit të eurodeputetes Marie Arena, në kuad&e...
Niger NIGER- Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se kriza politike në Niger dhe sanksionet e vendosura ndaj regjimit puçist rreziko...
Shtëpia e Bardhë SHBA- Shtëpia e Bardhë la të kuptohet sot se Kremlini është përgjegjës për vde...
foto nga vendngjarja Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në New York. Një burrë i ka marrë jetën ...
Dmytro Kuleba UKRAINË- Ukraina nuk ka frikë se do të ketë rënie të ndihmës nga Perëndimi për luftën, tha ...
SHKUP- Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, fjalimin e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, në For...
Ura ne Pakistan Në botën e civilizuar, mund të shijojmë arritjet e inxhinierisë moderne (ndonëse ka edhe dështime tragj...
Giampiero Romano SERBI- Ne ende presim të shohim një shtensionim të plotë të situatës në veri të Kosovës, tha ...
foto ilustruese Në Britani, ka ende kaos me qindra fluturime që nuk funksionojnë në shumë aeroporte të vendit. Me njoft...