29 Prill 2026, 21:51
Nga E.d
Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright
Sekretari amerikan Energjisë, Chris Wright, tha në Dubrovnik më 29 prill se do të tronditej nëse Bashkimi Evropian nuk e mbështet projektin e gazit, Ndërlidhja Jugore, e cila do ta lidhë Bosnjë e Hercegovinën me terminalin e e gazit të lëngshëm në ishullin kroat Kërk dhe do ta çlirojë atë nga varësia ndaj gazit rus.
Wright tha se është krenar për vendimet e qeverive të Bosnje e Hercegovinës dhe Kroacisë për të qenë pjesë e projektit, duke shtuar se shpreson që ai do të realizohet sa më shpejt.
Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia të martën në Dubrovnik – ku po mbahet forumi i Nismës së Tre Deteve që mbledh vendet midis Baltikut, Adriatikut dhe Detit të Zi – nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e gazsjellësit Ndërlidhja Jugore, i cili duhet t’i mundësojë Bosnjë e Hercegovinës qasje në burime të reja të furnizimit me gaz të lëngshëm natyror (LNG) përmes terminalit në Kërk, me qëllim ndërprerjen e varësisë së Sarajevës nga gazi rus.
Bashkimi Evropian, megjithatë, më herët ka paralajmëruar se korniza ligjore, me të cilën një kompani private amerikane vendoset si investitori kryesor, mund të ndikojë në rrugën evropiane të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe në qasjen në rreth 1 miliard euro të dedikuara për projekte infrastrukturore në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Edhe pse fillimisht ishte planifikuar që projekti në Bosnjë e Hercegovinë të udhëhiqej nga kompania publike BH-Gas, e cila është në pronësi të Qeverisë së entitetit të Federatës së Bosnje e Hercegovinës, në zbatimin e tij është përfshirë, përmes një ligji të veçantë, kompania amerikane AAFS Infrastructure and Energy, e themeluar në fund të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave publike, drejtori i AAFS Infrastructure and Energy është Jesse Binnall, ish-anëtar i ekipit juridik të presidentit amerikan, Donald Trump, ndërsa zëvendëspresident është Joseph Flynn, vëllai i ish-këshilltarit për siguri kombëtare të SHBA-së, Michael Flynn.
Wright nuk deshi të komentojë për kompaninë private amerikane AAFS, e cila do të ndërtojë gazsjellësin në territorin e Bosnjë e Hercegovinës dhe që është e lidhur me bashkëpunëtorë të Trumpit.
Ai shtoi se do të ishte “i tronditur” nëse Bashkimi Evropian, i cili më herët ka pasur rezerva ndaj mënyrës së zbatimit të projektit të gazsjellësit Ndërlidhja Jugore, në fund “nuk do ta mbështeste” këtë projekt.
Sipas legjislacionit të Komunitetit Evropian të Energjisë, nuk paraqet problem që një operator i një gazsjellësi të jetë kompani private, por problematik mund të jetë modeli sipas të cilit, përmes një ligji të veçantë, kompania AAFS ndahet nga korniza e përgjithshme ligjore dhe përcaktohet si investitor, operator dhe menaxhues i infrastrukturës strategjike, pa një proces paraprak të tenderimit publik.
Sipas ligjeve acquis communautaire të BE-së, kërkohen rregullatorë të pavarur, operatorë të certifikuar, qasje në rrjetin e transportit për të gjithë të interesuarit dhe konkurrencë në treg.
Bosnjë e Hercegovina është nënshkruese e Traktatit të acquis communautaire që nga viti 2006 dhe është kandidate për anëtarësim në bllokun evropian, dhe përmes nënshkrimit të disa marrëveshjeve është zotuar të zbatojë legjislacionin evropian të energjisë.
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë mund të nisë një procedurë për konstatimin e shkeljes së obligimeve, e cila mund të përfundojë me një vendim formal për mospërputhshmëri dhe me kërkesë për ndryshimin e legjislacionit. Kjo do të mund ta ngadalësonte realizimin e projektit ose ta shtynte atë, ndërsa afrohet janari i vitit 2028, kur pritet që vendet e BE-së të ndalin importet e gazit rus./REL
chris wright be dubrovnik
Bota
29 Prill 2026, 21:43
E.d
Foto ilustruse
LIBAN- Lufta mes Libanit dhe Izraelit vijon të jetë aktive, ndërsa sulmet mes tyre sa vijnë dhe rriten. Raporti i m...
Bota
29 Prill 2026, 21:38
E.d
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump
IZREAL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë zh...
Bota
29 Prill 2026, 20:24
E.d
Një burrë kalon pranë një flamuri iranian ku janë vendosur portrete të fëmijëve të vrarë në ditën ...
Bota
29 Prill 2026, 19:57
E.d
James Comey
SHBA- Ish-drejtori i FBI-së, James Comey iu dorëzua autoriteteve amerikane pasi u ndoq penalisht për postin e tij. Kjo rrje...
Bota
29 Prill 2026, 19:36
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump zhvilloi ketë të mërkurë një bisedë telefonike miqësore dhe profes...
Bota
29 Prill 2026, 19:22
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Teknologjia gjithmonë e ka riformuar punën, 60 për qind e vendeve të punës në 2018 ishin n&eum...
Bota
29 Prill 2026, 19:05
E.d
Foto ilustruse
UGANDA- 30 njerëz janë zhdukur pasi një varkë u mbyt në lumin Nguse, në perëndim të Ugandës. Po...
Bota
29 Prill 2026, 18:52
E.d
Pilotët nga krahu i 4-t i avionëve luftarakë amerikanë dhe krahu i 48-të luftarakë britanikë, mbërrijnë në b...
Bota
29 Prill 2026, 18:29
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Irani ka paralajmëruar ditën e sotme se do të ndërmerrte veprime të paprecedenta ushtarake kundër konfis...
Bota
29 Prill 2026, 18:04
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan ka refuzuar propozimin iranian, ndërsa ka deklaruar se SHBA nuk do të heqë bllokadën ...