LIVE UPDATES
Bota

Seanca dëgjimore/ A do t'i hiqet prokurores Fani Willis çështja hetimore ndaj Trump?

Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis, pritej të dëshmonte, pasi dje kritikoi me forcë avokatët mbrojtës të enjten se kishin ndërhyrë në jetën e saj personale në atë që ajo e quajti një përpjekje për të prishur hetimet.

16 Shkurt 2024, 21:32 Nga M.B
Seanca dëgjimore/ A do t'i hiqet prokurores Fani Willis
Prikurorja Fani Willis

SHBA- Prokurorja e shtetit të Xhorxhias që heton çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje kundër ish- Presidentit Donald Trump nuk do të dëshmojë në seancën dëgjimore, që ka qëllim të shqyrtojë nëse marrëdhënia e saj romantike me një prokuror tjetër përbën një konflikt interesi, tha zyra e saj. Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis, pritej të dëshmonte, pasi dje kritikoi me forcë avokatët mbrojtës të enjten se kishin ndërhyrë në jetën e saj personale në atë që ajo e quajti një përpjekje për të prishur hetimet. Këtë të premte, në Gjykatën e Fultonit, për të dytën ditë po dëgjohen dëshmi nëse prokurores Fani Willis, e cila ka ngritur akuzat ndaj ish presidentit Donald Trump, për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias, duhet t’i hiqet çështja hetimore në ngarkim të tij. Kërkesa për largimin e saj nga çështja pason akuzat se zonja Willis ka patur një marrëdhënie intime me prokurorin e posaçëm që ajo ngarkoi për hetimet ndaj ish presidentit Donald Trump.

Ish-Presidenti Trump dhe disa të pandehur të tjerë në këtë çështje pretendojnë se prokurorja e qarkut Fulton, Fani Willis është në konflikt interesi dhe për këtë shkak asaj duhet t’i hiqet çështja dhe akuzat që ajo ka ngritur ndaj tyre duhet të pushohen. Si zonja Willis edhe prokurori i posaçëm Nathan Wade kanë pranuar se janë në një lidhje romantike, por kanë thënë se çështjet personale, nuk kanë ndikim mbi çështjen hetimore. Seanca e parë dëgjimore në Gjykatën e qarkut Fulton në kuadër të përpjekjeve për t’ia hequr zonjës Willin çështjen u zhvillua dje, ku dëshmoi vetë prokurorja. Ajo u shfaq e zemëruar dhe kritikoi ashpër avokatët e palës mbrojtëse se kishin ndëhyrë në jetën e saj private në përpjekje për të prishur hetimet. Sipas avokatëve të të pandehurve zyra e zonjës Willis i ka bërë pagesa të mëdha prokurorit Nathan Wade dhe se më pas, edhe ajo ka përfituar në mënyrë të papërshtatme, kur prokurori pagoi që ata të shkonin bashkë me pushime.

"Unë nuk kam nevojë për askënd për të paguar faturat e mia," tha dje në dëshminë e saj zonja Willis.

Zyra e saj njoftoi se prokurorja nuk do të dëshmojë në seancën e sotme. Nëse gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton, Scott McAfee, që po shqyrton këtë çështje, vendos t’ia heqë hetimin e zotit Trump prokurores Willis, atëherë, çështja do duhej t’i kalojë një prokurori tjetër dhe një gjë e tillë do të shkaktonte vonesa. Prokurorja Willis, ka përfshirë në akt-padinë e saj ndaj ish-presidentit Donald Trump, 13 akuza për vepra penale, përfshirë ato për shantazh dhe trysni ndaj zyrtarëve të shtetit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në favor të tij. Ish-presidenti Trump ka deklaruar se është i pafajshëm për këto akuza dhe se ngritja e tyre është bërë në kuadër të përpjekjeve për të dëmtuar fushatën e tij presidenciale. Deri më tani ai udhëheq garën për të fituar emërimin e republikanëve për të qenë kandidat për president. Çështja në ngarkim të zotit Trump në shtetin e Xhorxhias, është një nga 4 paditë penale me të cilat përballet ish-Presidenti. Në 25 mars zotit Trump pritet të përballet me gjyqin e parë penal, në shtetin e Nju Jorkut, lidhur me akuzat se ka paguar për të siguruar heshtjen e dy grave. Kjo është hera e parë në histori që një President do të gjykohet penalisht. Trump kishte kërkuar shtyrje të gjyqit, por vendimi i gjykatës të Nju Jorkut nënkupton nisjen e gjykimit mbi akuzat shumëvjeçare se zoti Trump ka provuar të fshehë marrëdhëniet jashtëmartesore që dolën në pah gjatë fushatës së tij presidenciale në vitin 2016./ VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës